AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Bypass-i i Shkodrës, projekti i zvarritur një dekadë shqetëson aktivistët mjedisorë

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pulebardha duke kerkuar per ushqim ne piken ku bashkohen lumenjte Buna e Drin, ne hyrje te qytetit te Shkodres. Buna dhe Drini dy nga lumenjte me te rendesishem te Shqiperise jane kthyer edhe ne pika argetimi ku turiste organizojne shetitje me kajak apo varka gome.

/r/n/r/nSeagulls looking for food at the joint point of the rivers Buna and Drin, at the entrance of the city of Shkodra. Buna and Drini, two of the most important rivers in Albania, have also become entertainment points where tourists organise kayak or inflatable boat trips.

Qeveria njoftoi në mes të shtatorit se do të shpronësonte një grup familjesh që prekeshin nga bypass-i i Shkodrës dhe po ashtu rifillimin e punimeve, por aktivistët mjedisorë ankohen se projekti  i mbetur përgjysmë po shkatërron ekosistemin e lumit Buna dhe të liqenit të Shkodrës.

Bypass-i në Shkodër | Foto A Dushi

Bypass-i i Shkodrës, i cili mendohet se do ta ndihmojë qytetin verior të mbrohet nga përmbytjet e lumit Buna, u projektua në vitin 2010 dhe punimet u përuruan në vitin 2011, ndërsa vendi drejtohej ende nga Partia Demokratike.

Por pas një dekade dhe dy mandateve të socialistëve, ndërhyrja në infrastrukturë – ashtu si shumë simotra në të gjithë vendin, ende nuk ka përfunduar, kryesisht për shkak të ndryshimeve në projekt dhe problemeve me shpronësimet.

Kryeministri Edi Rama vizitoi atë në 10 shtator dhe akuzoi sërish paraardhësit për zvarritjen dhe  projekteve- edhe pse ka tashmë gati 8 vite në pushtet. Ai njoftoi gjithashtu edhe rifillimin e punimeve. Me 16 shtator qeveria njoftoi një fond prej 304 milion lekë për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës.

Por rivënia në lëvizje e qeverisë për të përfunduar projektin, ka ngjallur shqetësim mes aktivistëve mjedisorë në Shkodër.

Specialistja e mjedisit Aurora Piroviq, thotë se  projekti ka krijuar tashmë probleme dhe kjo nuk pritej të përmirësohej me përfundimin e tij.

“Bypass-i ndikon negativisht në mjedis pasi shkakton dëme në rrjedhjen e ujit, pengon rrjedhën normale të lumit Buna,” theksoi ajo.

Bashkia e Shkodrës po ashtu është bërë bashkë me aktivistët, ndërsa pretendon se një pjesë e rrugës e mbetur pezull ka kënetëzuar tokën përreth dhe se ai nuk do ta kryente funksionin e planifikuar për të mbrojtur qytetin nga përmbytjet.

Bypass-i ishte parashikuar të kushtonte 1 miliard e 870 milion lekë në vitin 2011 dhe është financuar deri në vitin 2017 me rreth 734 milion lekë. Pjesa tjetër e investimit do të bëhej në vijim. Kostos iu shtuan edhe 304 milion lekë që qeveria caktoi sëfundmi për shpronësime.

Zvarritje dhe probleme të mjedisit

Tre vjet më parë, në një vizitë të ngjashme për të parë punimet e “bypass-it” në Shkodër, kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin “një masakër të bërë nga shteti”. Ai tha atëherë se kishte ngritur një grup ekspertësh dhe arsyetoi se ndërtimi i bypass-it, “verbonte komplet Liqenin e Shkodrës”.

Njësoj si Rama mendonte atëherë edhe Bashkia Shkodër. Në një prezantim për Planin e Përgjithshëm Vendor ekspertët e bashkisë vënë në dukje se bypass-i nuk do ta kryente funksionin e ndalimit të përmbytjeve dhe mund të krijonte probleme për largimin e ujit nga qyteti. Ata shtojnë se pirgjet e zhavorrit të mbetura pezull prej vitesh, degradimin e projektit të papërfunduar, si dhe faktin se pranë shëtitores kishte “filluar kënetëzimi”.

Por tre vjet më pas, kur u rikthye në 10 shtator kryeministri Rama duket se kishte ndryshuar mendje. Ai ironizoi kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të mbetur në detyrë pas dështimit të zgjedhjeve të vitit 2019 në atë bashki pasi kandidati i vetëm në garë nga ana e Partisë Socialiste u tërhoq kur u gjet se nuk kishte deklaruar një dënim në Itali.

“Syri i shqetësuar i Voltanës duhet të japë prova që meriton përgjigje, sepse kur sheh atë “Zimbabven” atje të rrëqethet mishi”, tha Rama, duke iu referuar kritikave nga bashkia për bllokimin e pamjes së liqenit.

Përndryshe nga sa deklaroi në vitin 2017 Rama e mbrojti projektin, duke theksuar se ai nuk krijonte asnjë problem peizazhit dhe se ishte sugjerimi i ekspertëve.

Por specialistë mjedisorë lokalë i thanë BIRN se projekti kishte krijuar tashmë shqetësime për mjedisin dhe se ai duhej të ndryshonte. Ekologjisti Mirsad Basha tha se “bypass-i në hyrje të qytetit e ka ulur me 3 gradë temperaturën e ujit në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës duke ndikuar negativisht në ekosistem”.

Ai tha se kjo kishte ndodhur për shkak të pengesës në qarkullimin e ujit, ndërsa cilësoi ndërhyrjen në ekosistem edhe hedhjen masive të zhavorrit e gurëve që ishin marrë në lumin Kir.

Po ashtu Aurora Dibra, pedagoge e botanikës në Universitetin e Shkodrës thotë se bypass-i  rrezikon të dëmtojë më shumë atë pjesë të qytetit të Shkodrës që preket prej tij, pasi “nuk lejon kalimin normal të ujit”. Ajo tha se ndërtimi nuk i shërbente as edhe qëllimit për të cilin ishte nisur dhe se nuk mund t’i evitonte përmbytjet.

Ndërkohë zvarritja e projektit ka krijuar probleme shtesë, pasi një pjesë e punës sipas zyrtarëve të Bashkisë Shkodër ka degraduar tashmë. Gjatë vizitës në Shkodër bashkë me Ramën ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pranoi se prej vitit 2011 nuk ishte përfunduar as gjysma e punimeve.

“Në lotin e parë punimet kanë arritur në 66% të volumeve të përfunduara, në lotin e dytë, edhe pse është më i shkurtër, për shkak të komplikacioneve që kemi patur me projektin kemi arritur në 44% të volumeve të punës”, u shpreh Balluku.

Etiketa: ademiaktivistAktivistëBashabashkiBashkiaBashkia ShkodërBelinda BallukuBIRNDibraEdi RamaItaliKryeministri Edi RamaMjedisMjedisitPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePunëQeveriaRamaSHShkodërshtatorVoltana Ademi
Tjetri
Genti Shala

Provat e gjyqtarit Genti Shala rrëzuan dyshimet për pronësinë e një apartamenti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.