Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

E drejta e tubimit; standardet e dyfishta që fshihen pas luftës ndaj COVID-19

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
19:08 | 05/11/2020
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

Aktivistë dhe naftetëtarë të Ballshit u përleshën të enjten me forcat policore gjatë protestës së tyre në Tiranë ku kërkuan përgjigje për 20 pagat e vonuara prej 1 viti | Foto : Nensi Bogdani

Share on FacebookShare on Twitter

Aktorët e shoqërisë civile kërkojnë që t’u rikthehet e drejta e tubimit dhe protestës – e cila është kufizuar si pjesë masave të distancimit social për parandalimin e pandemisë së COVID-19; duke e akuzuar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë për standarde të dyfishta.

Migen Qiraxhi,.Plejada Gugashi, ambasadorja Elsa Hastad, dhe zv.ministrja, Mira Rakacolli gjate forumit mbi te drejtën e protestës në kohë pandemie. | Foto : Nensi Bogdani

Aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve të pavarura dhe aktivistë ngritën shqetësimin të enjten se qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë për masat kundër COVID-19, po përdor standarde të dyfishta – pasi ka ndaluar protestat e qytetarëve ndërsa lejon tubimet e partive politike.

“Na mungon si ajri e drejta për t’u bashkuar e për të biseduar në mënyrë kolektive,” tha Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë një forumi të organizuar nga organizata Qëndresa Qytetare.

“Kufizimi absolut është heshtje e zërit “kundra” apo “ndryshe”,” theksoi Ballanca.

Që prej përhapjes së pandemisë dhe masave kufizuese të marra në muajin mars, ministria e Shëndetësisë – me vendimin e Komisionit Teknik të Ekspertëve, miratoi urdhrin nr. 351, për “parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, sipas të cilit u ndaluan grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, ceremonitë martesore apo mortore.

Që prej këtij urdhëri, policia shqiptare ka ndërhyrë duke shpërndarë me dhjetëra protesta të qytetarëve gjatë muajve të fundit dhe jo në pak raste duke arrestuar pjesëmarrësit e këtyre grupimeve.

E pyetur se përse bëhej diferencim ndërmjet ndalimit të protestave të qytetarëve dhe lejimit të marshimeve apo aktiviteteve politike të figurave publike, zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se nëpër protesta qytetarët bërtasin dhe përhapen më shumë aerosolë në ajër, ndërsa në mbledhje apo tubime politike një gjë e tillë nuk ndodh.

“Nëse nuk kemi shëndet nuk mund të ushtrojmë asnjë të drejtë tjetër kushtetuese,” tha Rakacolli, duke shpjeguar botëkuptimin e saj mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Në protestë nuk mund të ruhet distanca apo qetësia, pra është e pamundur që të ruhemi totalisht në çdo moment, pasi protestuesit bërtasin apo afrohen me njëri-tjetrin,” shtoi ajo.

Në protokollet e sigurisë të shpallura nga Komiteti i Ekspertëve nuk përcaktohet se çfarë quhet grumbullim masiv, prej sa vetash përbëhet ai  dhe i shtrirë në çfarë sipërfaqe. Sipas Avokates së Popullit, paqartësia e udhëzimit ka sjellë subjektivizëm në zbatimin e tij nga Policia e Shtetit.

“Ne akoma nuk kemi të përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve se çfarë quhet një grumbullim masiv, ndërkohë që policia zbaton në mënyrë nihiliste urdhrin për kufizimin e grumbullimeve”, u shpreh avokatja Ballanca.

Ajo vuri në pah shqetësimin se Policia e Shtetit ndërhynte në çdo grumbullim, qoftë ai edhe paqësor apo me fare pak pjesëmarrës në kushte të mbajtjes së distancës dhe maskave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda theksoi se pas shpërthimit të pandemisë ka pasur një deficit arsyeshmërie si edhe çalim në zbatueshmërinë e urdhrit të ndalimit të tubimeve, i cili nuk zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme.

“Në këtë mënyrë ulet besimi i qytetarëve tek vendimet e Komitetit Teknik, pasi ata krijojnë bindjen se protestat po ndalen sepse nuk pranohen kritikat,” tha Gajda.

Migen Qirjaxhi, përfaqësues i organizatës Qëndresa Qytetare theksoi se në Shqipëri ka dy realitete për sa i përket të drejtës për t’u shprehur dhe për t’u organizuar, gjë e cila krijon mosbesim tek qytetarët.

“Protokollet e qejfit aprovohen, ndërsa protokollet e nevojës për t’u shprehur jo,” ironizoi Qirjaxhi, në lidhje me standardet e dyfishta që po përdor qeveria për të lejuar aktivitete të ndryshme të organizohen ndërsa disa të tjera jo.

Tjetri
Shqiptarët lavdërojnë “luftën e drejtë” të UÇK-së pas dorëheqjes së Thaçit

Prokurorët e Hagës publikojnë aktakuzën për krime lufte kundër Thaçit

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Të gënjyer e të lodhur, naftëtarët e Ballshit protestojnë për pagat e munguara

E drejta e tubimit; standardet e dyfishta që fshihen pas luftës ndaj COVID-19

19:08 | 05/11/2020
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

Konkluzionet e KPK për profesionalizmin e Elona Alvorës ankimohen në Kolegj

14:51 | 10/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.