AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ligji i Medias, Soreca bën thirrje për transparencë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Z.Luigi Soreca, në fjalën e tij të mirëseardhjes në aktivitetin e Europe House mbi Barazinë Gjinore dhe të drejtat e grave dhe vajzave | Foto : Nensi Bogdani

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të publikojë draftin e rishikuar të projektligjit kontrovers të medias ndërsa deputetja Mirela Kumbaro duket se i hodhi poshtë kritikat duke sugjeruar se ajo vetë kishte dalë disa herë në media për të folur për këtë çështje.

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca. Foto arkivë/ Nensi Bogdani/BIRN

Ambasadori Soreca i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të publikojë variantin e rishikuar të një projektligji kontrovers që synon të vendosë median online nën tutelën e një institucioni administrativ si dhe të hapë konsultimet me shoqërinë civile mbi këtë çështje në një fjalim që Soreca e mbajti gjatë Forumit të Gjashtë Vjetor për Zhvillimin e Medias, një aktivitet organizuar nga OSBE.

“Është koha tani që të nisë procesi i konsultimit me komunitetin e medias mbi draftamendimet e ligjit të medias dhe të merret parasysh ekspertiza e aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë që të sigurohemi që paketa të ketë një impakt pozitiv në lirinë e shprehjes,” tha Soreca.

“Koha është shumë e përshtatshme që raporterët të prezantojnë draftin, ne po presim që ta shohim atë,” shtoi Soreca.

Projektligji që synon të vendosë një regjim kontrolli mbi median online u prezantua fillimisht nga qeveria dy vjet më parë, u ndryshua disa herë pas kritikave të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe u miratua në parlament mes protestave popullore në dhjetor 2019. Projektligji u bllokua kur Presidenti Ilir Meta e ktheu atë për rishqyrtim parlamentar ndërsa Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias nëse ky ligj i qeverisë “Rama” ishte apo jo në përputhje me standardet ndërkombëtare. Komisioni i Venecias e cilësoi ligjin si një mjet që mund të përdoret nga oligarkët për t’i mbyllur gojën kritikëve nga media apo nga shoqëria civile.

Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh faktin që synimi i ligjit është të mbrojë të pasurit nga media online, e cila, sipas Ramës, shantazhon biznesmenët e ndershëm.

Aktualisht projektligji ka ngecur në Komisionin Parlamentar të Medias, ku deputetja socialiste Mirela Kumbaro ka marrë përsipër të drejtojë një grup pune për rishikimin e tij. Rishikimi, gjithsesi po bëhet nën suazën e nenit 86 të rregullores së Kuvendit, e cila trajton rastet e rikthimit të ligjeve për rishqyrtim parlamentar nga ana e presidentit. Sipas këtij neni, parlamenti mund të rishikojë vetëm ato aspekte të ligjit që janë kritikuar nga presidenti.

Shoqëria civile thotë se dekreti i Presidentit Meta mbulon vetëm një pjesë të shqetësimeve të ngritura nga Opinioni i Komisionit të Venecias. Në një deklaratë për shtyp të publikuar në shtator, organizatat i bënë thirrje parlamentit që të reflektojë në tërësi opinionin e komisionit të Venecias dhe të nisë procesin nga e para. Që nga ajo kohë, deputetët socialistë të parlamentit dhe kryeministri Edi Rama kanë këmbëngulur, pavarësisht protestave vendëse dhe ndërkombëtare se do të vijojnë planin e tyre për të miratuar ligjin.

Deputetja Kumbaro nuk dha një datë se kur draftamendimet për ligjin e medias do të publikohen por tha se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”.

Deputetja Kumbaro deklaroi se ajo e konsideron si të nevojshme “rregullimin ligjor të medias si në çdo vend demokratik” gjë që solli reagimin e Koloreto Cukallit nga Këshilli Shqiptar i medias, i cili tha se në fakt në anjë vend demokratik nuk ka rregullim të medias online ndërsa rregullimi i vetëm i pranuar është ai i medias audivizuale.

Etiketa: Bashkimit EuropianBIRNBiznesmenDekretideputetEdi RamaIlir MetaKomisioni i VeneciasKontrolliKryeministri Edi RamaKumbaroLigjLuigi SorecaMediamedia onlineMetaMirela KumbaroNensi BogdaniOligarkëOSBEParaparlamentProjektligjiQeveriaRamashqipshtator
Tjetri
Dita e tetë rradhazi me rritje, 786 të sëmurë të rinj me COVID-19

Dita e tetë rradhazi me rritje, 786 të sëmurë të rinj me COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.