AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet një nga autorët e vrasjes në Shkodër, dy shpallen në kërkim

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin e ngjarjes në Shkodër. Foto:Anila Dushi.

Një person është arrestuar nga policia e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Hysenit, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Policia thotë se ngjarja kishte ardhur pas një sherri të rastit mes djalit të viktimës dhe autorëve të dyshuar.

Policia në vendin e ngjarjes në Shkodër. Foto:Anila Dushi.

Policia e Shkodrës njoftoi të dielën se kishte arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së ndodhur të shtunën në Dajç të Shkodrës, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të dyshuar të tjerë. Po ashtu policia njoftoi arrestimin e dy punonjësve të karburantit që akuzohen për moskallëzim krimi.

Policia njoftoi se kishte zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari Ridvan Hyseni (Ramadani). Fillimish u dyshua se vrasja mund të ishte e lidhur me krime të vjetra dhe hakmarrje. Një xhaxha i Hysenit ishte vrarë në vitin 2008 dhe familja e tij kishte hasmëri. Por policia njoftoi se krimi i të shtunës lidhej me  një sherr të rastit mes djalit të viktimës dhe tre autorëve të dyshuar.

“Gjatë kontrolleve të bëra nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.

Po ashtu policia tha se ishin shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç. “Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin Ridvan Hyseni, 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes”, njoftoi policia.

Policia tha se në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjeti i viktimës dhe prova të tjera.

Policia po ashtu ka arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, dy punonjësit e karburantit afër vendit të ngjarjes, B.Mlloja 49 vjeç dhe M.Gramshi, 49 vjeçe, të cilët kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë për krimin e ndodhur.

Hyseni u gjet i vrarë në makinën e tij të shtunën paradite. Pranë tij policia sekuestroi 20 gëzhoja arme automatike.

Etiketa: Anila DushiArmëarrestimiGjokaKrimekrimiParaPoliciaRENEASHShkodërVrasja
Tjetri
Pikëpyetje mbi dëmet e tërmetit në shkollat që do të rindërtohen nga BE

FMN e pakënaqur me menaxhimin e fondeve të tërmetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.