AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama akuzohet për tendenca autoritariste në PE

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Foto kortezi: Parlamenti Europian

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian debatoi raportin mbi Shqipërinë, ku disa deputetë mbështetën hapjen e bisedimeve ndërsa kritikuan qeverinë për median, mjedisin dhe të drejtat e njeriut.

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Foto kortezi: Parlamenti Europian

Shumë prej grupeve të Parlamentit Europian mbështetën hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë gjatë një debati të zhvilluar të enjten ndërsa së paku një prej tyre, Mick Wallace i të Majtës së Bashkuar, akuzoi kryeministrin shqiptar për tendenca autoritariste dhe shprehu keqardhje se si shqiptarët detyrohen të vijojnë të emigrojnë për shkak të varfërisë në vend.

Projektraporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë është përgatitur nga raporterja Isabel Santos, politikane socialiste nga Portugalia.

Projektraporti përgëzon Shqipërinë për disa arritje, por vlerëson se lufta ndaj krimit të organizuar është në nivel të pamjaftueshëm ndërsa kërkoi që ekstradimi i turkut Harun Çelik nga policia shqiptare në rrethana të paqarta të hetohet si një shkelje e mundshme e të drejtës për azil. Raporti dënon gjithashtu klimën e frikës, fushatat denigruese ndaj gazetarëve dhe shpreh “shqetësime të rënda” mbi nismat ligjore të qeverisë për ligjin e medias.

Draftraporti i kërkon qeverisë të vendosë si prioritare përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve si rruga e vetme për ndalimin e hemoragjisë së emigrimit ndërsa në tërësi, mbështet mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet për anëtarësim.

ThomasW, një eurodeputet nga grupi i të gjelbërve kritikoi qeverinë për programet për incineratorë duke rikujtuar se vendi ka nevojë për riciklim të mbetjeve dhe jo për djegie apo groposje ndërsa lavdëroi deklaratën e Ramës për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Ëaitz theksoi gjithashtu se Shqipëria do të duhet të rivendosë kushtet ligjore të kufizimit të pronësisë së medias kombëtare, siç është standardi europian. Shqipëria kishte një kufizim të tillë deri në vitin 2015, ku asnjë individ nuk lejohej të kishte nën pronësi më shumë se 40% të një televizioni kombëtar, por Gjykata Kushtetuese e shpalli kufizimin “disproporcional për synimin”. Sipas Waitz, kjo sjell një “përqendrim shumë të rrezikshëm në pronësinë e medias”.

“Kushdo që ka qenë në Shqipëri dhe ka parë atë vend të mrekullueshëm ka gjasa ka parë edhe shkatërrimin e bërë nga mbeturinat e hedhura gjithkund,” tha Waitz ndërsa rekomandoi që BE të japë ndihmesë për zhvillimin e një sistemi riciklimi në Shqipëri.

Waitz shprehu mbështetje për hapjen e bisedimeve në emër të grupit europarlamentar të të gjelbërve.

“Një gjë duhet të jetë i qartë për ne anëtarët, që fillimi i bisedimeve nuk do të thotë se ky vend po mbërrin në Bashkimin Europian, por përmes bisedimeve, ne mund të shtyjmë vendin drejt zhvillimit të një demokracie moderne dhe Europiane,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që të vendosim më shumë kushte, le të shkojmë atje, të flasim me njerëzit dhe t’i ndihmojmë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian,” shtoi Waitz, i cili është gjithashtu edhe raporteri hije për Shqipërinë.

Mick Wallace, eurodeputet i të majtës së bashkuar ishte më kritiku ndaj qeverisë dhe gjithashtu më mbështetësi për hapjen e bisedimeve.

“Mungesa e progresit [për integrimin] përgjatë gjithë këtyre viteve ndoshta ka dëmtuar shpresat dhe ndjesitë në rajon ndaj BE-së,” tha ai.

“Në Shqipëri, Rama, jopopullor dhe gjithnjë e më shumë autoritarist, duket se nuk ka opozitë të organizuar,” komentoi Wallace duke përmendur ligjin kontrovers për mediat si argument.

“Ka nevojë për të krijuar kushtet që shqiptarët të kthehen në shtëpi dhe ata që janë në shtëpi, të qëndrojnë në shtëpi,” shtoi Wallace, ndërsa nënvijëzoi se njeh shumë shqiptarë në Irlandë të cilët, sipas tij, janë punëtorë shumë të mirë.

“Është e tmerrshme që kushtet janë ende kaq të varfra për ta sa duhet të lënë vendin për të siguruar jetesën gjetkë,” shtoi ai.

Të gjitha grupet e Parlamentit Europian kanë kohë deri më datë 16 dhjetor për të dorëzuar propozime për amendime në raportin e Santos.

Link: Regjistrimi i mbledhjes së komitetit

Etiketa: azilBEdeputetgazetarGjykataGjykata KushtetueseHarun ÇelikIncineratorkushtetueseLuftambështetjeParlamenti EuropianPoliciaPunëPunëtorrajonRamaRaportiriciklimshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Gjyqtari Agim Bendo largohet me dorëheqje në mes të vetingut

KLGJ shkarkon gjyqtarin Markelian Kuqo

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.