AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia përballet me kritika në rritje për shoqërimin e gazetarëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët dhe operatorët e televizioneve raportojnë mbi situatën e episdemisë së koronavirusit në Shqipëri. Foto: LSA

Zyra e BE-së në Tiranë dhe ambasadorja e Suedisë i rikujtuan Policisë së Shtetit se ndalimet dhe kërcënimet e gazetarëve nuk tolerohen, pas katër rasteve të dhunës dhe ndalimeve të regjistruara ndaj punonjësve të medias gjatë ditëve të protestave të të rinjve kundër dhunës policore.

Gazetarët dhe operatorët e televizioneve raportojnë mbi situatën e episdemisë së koronavirusit në Shqipëri. Foto ilustruese: LSA

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë dhe Ambasada e Suedisë iu bashkuan të hënën shqetësimeve të organizatave të gazetarëve mbi ndalimet e pajustifikuara të dy gazetarëve dhe dhunës ndaj punonjësve të medias në dy raste të tjera ndërkohë që drejtori i policisë Ardi Veliu dhe kryeministri Edi Rama nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të shoqatave të gazetarëve për të folur kundër dhunës.

“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për frikësimin dhe kërcënimet kundër medias,” shkroi zyra e Bashkimit Europian në Tiranë në Tëitter. “Është me rëndësi kyçe që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre të lirë nga çdo kërcënim, ngacmim apo frikësim, në mënyrë që qytetarët të kenë akses në informacion,” vijon më tej deklarata.

Më herët të hënën ishte ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad që shprehu shqetësim për ndalimin e dy gazetarëve gjatë raportimit.

“Suedia mbështet të drejtën e çdo gazetari të bëjë punën e vet i lirë nga dhuna dhe ngacmimet, çdo dit të vitit!” shkroi Hastad në Tëitter. “Ne jemi të shqetësuar kur mësuam se Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani u ndaluan gjatë raportimit të protestës,” shtoi ajo.

Suedia mban aktualisht kryesinë e rradhës të OSBE-së.

Të dielën, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreut të policisë Ardi Veliu të dënojnë dhunën ndaj gazetarëve.

“Është e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise ; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë,” thuhet në deklaratë.

“Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen çdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë,” vërejnë organizatat.

Organizatat “i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën”.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, as Policia e Shtetit dhe as kryeministri Edi Rama nuk iu janë përgjigjur kësaj thirrjeje.

Etiketa: Ardi VeliuBashkimit EuropianBEdhunaDhunëDurrësEdi RamaElsa HastadgazetarKryeministri Edi RamaOSBEPoliciaPolicia e ShtetitPunëRamashqipShqipëriSuediaSyri TV
Tjetri
Gjykata Kushtetuese pezullon supergjobat tatimore për bizneset

KED i dërgon Kuvendit emrin e Altin Binaj për vendin vakant në Kushtetuese

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.