Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

A munden vendet e varfra të shmangin një luftë ofertash për vaksinën?

Anne O. KruegerNgaAnne O. Krueger
15:23 | 23/12/2020
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
A munden vendet e varfra të shmangin një luftë ofertash për vaksinën?

Foto ilustruese: Pixabay.

Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht lajmeve të mira për zhvillimin e vaksinave të sigurta dhe efikase për COVID-19, e vërteta e rëndë për vitin e ardhshëm është se kërkesa globale do të tejkalojë ofertën. Pa një marrëveshje shumëpalëshe për të alokuar doza globale, rruga e rimëkëmbjes do të jetë shumë më e gjatë dhe e vështirë.

Foto ilustruese: Pixabay.

Bota ka marrë dhuratën më të mirë të mundshme për vitin e ardhshëm. Zhvillimi i vaksinave të sigurta dhe efikase për COVID-19 në një kohë kaq të shkurtër është thuajse një mrekulli mjekësore dhe paralajmëron fundin e krizës që dominoi vitin 2020.

Por ritmi me të cilin do t’i japim fund pandemisë varet nga tre faktorë. E para është masa e pajtueshmërisë së vazhdueshme me masat e rekomanduara të sigurisë si mbajtja e maskës, distancimi social, shmangia e grumbullimeve dhe larja e duarve. Faktori i dytë është aftësia jonë për të kapërcyer sfidat e shumta logjistike dhe shpërndarëse për administrimin e vaksinave në nivel global. Dhe e treta është qasja në vaksina për vendet e varfra. Pandemia nuk do të ketë marrë fund, derisa koronavirusi të mposhtet kudo.

Tashmë po bëhen disa përpjekje për ta arritur këtë gjë. Për shembull, COVAX, një koalicion i 172 vendeve (pa përfshirë Shtetet e Bashkuara), po kërkon “të garantojë qasje të shpejtë, të drejtë dhe të barabartë” në vaksina “për popujt në të gjitha vendet”. I bashkë-udhëhequr nga Gavi, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ai tashmë ka bërë marrëveshje me nëntë zhvillues farmaceutikë për të blerë vaksinat pasi ato të jenë miratuar. Deri më tani, Bashkimi Europian dhe vende individuale anëtare të BE-së kanë kontribuar më së shumti në këtë përpjekje – 850 milion euro (1 miliard dollarë) deri më tani – pasuar nga Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe donatorë të tjerë të mëdhenj.

COVAX po kërkon të mbledhë 5 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2021 që të mund të sigurojë dy miliardë doza. Por edhe me një vaksinë që kërkon vetëm një dozë (vaksinat aktuale të aprovuara kërkojnë dy të tilla), dy miliardë dollarë nuk do të ishin të mjaftueshme për të mbuluar popullsinë e botës në zhvillim. Dhe ndërsa ka shpresë që prodhuesit në vende të tilla si India mund të prodhojnë vaksina me më pak kosto, furnizimi global do të mbetet ende shumë larg kërkesës.

Përveç COVAX, ka edhe përpjekje për të siguruar drejtpërdrejt financim për vendet e varfra. Banka Botërore, për shembull, është zotuar të japë 160 miliardë dollarë për vendet e saj klientë dhe shumë donatorë të tjerë dhe fondacione filantropike kanë kontribuar në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, nën Nismën e Përbashkët të Pezullimit të Shërbimit të Borxhit (DSSI) të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, 73 vendeve të varfra u është ofruar mundësia të shtyjnë pagesat e shërbimit të borxhit deri në qershor 2021. Që nga fillimi i dhjetorit, 45 vende ishin regjistruar në program, me shumicën e tyre që kanë liruar fonde të barasvlefshme me 0.1-2% të PBB-së.

Ndërsa qasja universale në vaksinë është thelbësore për të kapërcyer pandeminë, nuk është e qartë nëse caktimi i më shumë parave në vendet e varfra për blerjet e vaksinave do t’u mundësojë atyre marrjen e më shumë dozave, duke pasur parasysh problemet e parashikuara për furnizimin me vaksina. Prodhuesit e aprovuar tashmë po i tejkalojnë kapacitetet e tyre dhe, ndërsa mund të ketë edhe surpriza të favorshme, kërkesa e rritur (dhe për pasojë çmimi me të cilin mund të blihet vaksina) nuk ka ka gjasa të stimulojë një prodhim më të lartë.

Për më tepër, shumë nga kontratat aktuale i detyrojnë prodhuesit t’i shesin vaksinat me çmim kostoje, me sasitë tashmë të specifikuara. Pasi të kenë mbaruar këto stoqe, financimi shtesë për vendet që kërkojnë blerje të njëanshme ka të ngjarë të shkaktojë një luftë ofertash, duke rritur kështu çmimin dhe duke kompensuar fitimet për mirëqenien e përgjithshme.

Kompanitë që ndërmorën rrezikun e sigurimit të një vaksine të sigurt dhe efektive meritojnë të kompensohen për përpjekjet e tyre. Ndërsa kapaciteti prodhues rritet, forcat e tregut duhet të lejohen të sigurojnë stimuj për inovacion, zhvillim dhe krijimin e pajisjeve shtesë të prodhimit. Por duke pasur parasysh se shkalla e kërkesës për vaksina në vitin 2021 ka të ngjarë të tejkalojë ofertën, nxitjet e mëtejshme për prodhim shtesë nuk mund të pritet të përmirësojnë bilancin e furnizimit dhe kërkesës brenda vitit.

Dhe ky nuk është shqetësimi i vetëm. Nëse disa vende të varfra janë mjaftueshëm të besueshme, ata mund të marrin më shumë hua për të financuar blerjet e vaksinave në të njëjtën kohë kur çmimi për vaksinat rritet. Kjo do të bëjë që ata të kenë më shumë borxhe, por jo një sasi më të madhe vaksinash sesa përndryshe mund të kishin blerë.

Ndërkohë, vendet e tjera të varfra që tashmë kishin shumë borxhe po përballen me vështirësi përsa i përket çështjes së borxhit, në krahasim me ato që do të kishin hasur edhe në rrethana normale ekonomike. Dhe disa nga ata që kanë mbështetjen e DSSI mund të përdorin thjesht fondet e çliruara për të financuar angazhimet për shërbimin e borxhit sesa për të blerë vaksinat. Në masën që kreditorët e tjerë – të tillë si bankat private dhe huadhënësit kryesorë dypalësh zyrtarë si Kina – paguhen sot, më vonë do të ketë më pak fonde në dispozicion për ristrukturimin e borxhit të ndërmarra së bashku me reformat makroekonomike.

Këto rrethana mund të bëjnë që të ketë më pak vaksina të shpërndara në vendet e varfra dhe shpërblime më të mëdha për kreditorët që morën pagesa borxhesh. Dhe në raste të tjera, fondet e reja në dispozicion mund të përdoren në fusha të tjera shpenzimesh për deficitin qeveritar në vend që të përdoren për blerjen e vaksinave.

Duke pasur parasysh të gjitha këto ndërlikime, mënyra më e mirë për të ndihmuar vendet e varfra të marrin më shumë doza, është arritja e një marrëveshje ndërkombëtare, me sa duket përmes COVAX dhe OBSH, për të koordinuar shpërndarjen e vaksinave të disponueshme. SHBA-ja pritet t’i ribashkohet OBSH-së pas inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar. Sapo të ndodhë kjo, një shtysë shumëpalëshe për të alokuar vaksinat në mënyrë efikase në vendet e varfra do të ketë një shans të lartë suksesi dhe duhet të ndiqet seriozisht.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Can Poor Countries Avoid a Vaccine Bidding War?

Etiketa: COVAXCOVID-19Modernapandemivaksinë
Tjetri
Gjykata Kushtetuese pezullon supergjobat tatimore për bizneset

KED i dërgon presidentit listën me dy kandidatë për në Kushtetuese

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
A munden vendet e varfra të shmangin një luftë ofertash për vaksinën?

A munden vendet e varfra të shmangin një luftë ofertash për vaksinën?

15:23 | 23/12/2020
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.