AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Eneida Civici akuzon KPK-në, por Kolegji i rrëzon ankimin

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtarja e Tiranës, Eneida Civici në seancën dëgjimore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Ish-gjyqtarja Eneida Civici akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte cenuar të drejtat e saj dhe të bashkëshortit gjatë procesit të rivlerësimit. Kolegji vendos largimin për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Ish-gjyqtarja e Tiranës, Eneida Civici në seancën dëgjimore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën të rrëzojë ankimin e ish-gjyqtares së Tiranës, Eneida Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që ndërpeu procesin e vetingut ndaj saj dhe i ndaloi emërimin në një pozicion në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Gjyqtarja Eneida Civici dha dorëheqjen nga funksioni dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e statusit të magjistratit si dhe ndërprerjen e procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator gjyqtarin Sokol Çomo dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz njoftoi se në dhomë këshillimi u vendos shqyrtimi i ankimit të ish-gjyqtares Eneida Civici në seancë publike, për ti dhënë asaj të drejtën për t’u dëgjuar dhe mbrojtur.

Në ankimin e saj, Civici kërkonte shfuqizimin e pikës së dytë të vendim të Komisionit që i heq të drejtën të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15-viteve të ardhshme.

Gjatë seancës së të mërkurës, duke kërkuar ndjesë për tonin dhe emocionet, gjyqtarja Civici e konsideroi procesin e rivlerësimit të kryer nga KPK në cënim të të drejtave të saj dhe të familjes.

“Më është dukur fyese që nuk më është respektuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Më janë cënuar në mënyrë të rëndë të drejtat që mbrohen nga konventat. KPK me veprimet dhe qëndrimin më ka detyruar të jap dorëheqjen,” deklaroi Civici dhe u shpreh se ishte paraqitur në seancë publike për të respektuar veten dhe anëtarët e Kolegjit.

Civici tha se pavarësisht se nuk bënte pjesë në listën prioritare, ajo u shortua nga KPK menjëherë pas deklaratës publike të Ministres së Drejtësisë, që sipas saj kërkoi shkarkimin e anëtarëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për marrjen e vendimit për dhënie leje prindërore gjyqtarit Gjin Gjoni.

“Zgjedhja e posaçme në short është bazuar në kërkesën e Ministres së Drejtësisë. Ministrja tha se do të kërkonte revokim të vendimit, por nuk e bëri,” tha Civici.

Ajo shpjegoi se për shkak se se vetingu i saj kishte nisur pothuajse në të njëjtën kohë me bashkëshortin, gjyqtarin e Apelit Tiranë, Andi Civici, kishin bërë kërkesë që çështja të bashkohej.

“U shortua bashkëshorti dhe pas dy muajsh u shortova edhe unë. E mirëpritëm pasi pasuritë janë të njëjtat. E mirëpritëm, por nuk e dija se do të ndikonte fjala e ministres,” tha Civici dhe shpjegoi se ishte lidhur me bashkëshortin që kur ishin studentë dhe se gjithçka e kishin krijuar së bashku. “Bëmë kërkesë për bashkimin e çështjes se nuk kishim pasuri të ndarë,” pohoi ajo.

Civici vijoi se bashkimi i çështjeve në një të vetme ishte kërkuar edhe për faktin se kishin ngarkesë të lartë në punë, si dhe detyrimet familjare për shkak edhe të kujdesit që kërkonin dy fëmijët e mitur. “Kërkesën për bashkim drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e bazuam në ligjin procedural. Çuditërisht i kthyen përgjigje vetëm bashkëshortit se do të gjykoheshim veçmas, por pa dhënë arsyetim dhe pa përmendur një bazë ligjore se ku e kishin bazuar këtë vendim. Na kthyen përgjigje që, për të na gjykuar me paanësi, do të na gjykonin të ndarë me trupa tërësisht të ndryshme,” pohoi Civici.

Ish-anëtarja e KLD shtoi se kishte mësuar më pas se vendimi për rrëzimin e kërkesës për bashkimin e gjykimeve ishte marrë nga e gjithë trupa e KPK. “Vendimet merren nga një trupë gjykuese”, tha ajo dhe e konsideroi si fyese dhe arrogante këtë vendimarrje të KPK.

Civici ngriti pretendim se nuk e dinte se cili ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të KPK që ishte caktuar për kryerjen e procesit të rivlerësimit. “Në vendimin që Komisioni ka dhënë për mua ka të pavërteta të tmerrshme. Ka kundërthënie,” tha Civici.

Ajo deklaroi në seancë se në vendim shënohet se kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj kishte zëvendësuar në vitin 2018 anëtaren Xhensila Pine, ndërkohë që dorëheqja e kësaj të fundit ishte njoftuar në janar të 2019-ës.

Ajo u ankua për mënyrën se si kishte proceduar KPK në kryerjen e pytetjeve gjatë hetimit adminsitrativ të kryer ndaj saj dhe bashkëshortit.

“Sapo bashkëshorti niste përgjigjet, në orën 6 të mbërmjes mbërrinin pyetjet e tjera. Ne nuk po gjykoheshim për vepra penale, duhej të ishte respektuar orari zyrtar. Dërgoheshin pyetjet dhe nuk lihej kohë për të gjetur provat. Filluan të shkelnin të drejtat tona çdo ditë dhe për këtë arsye dhashë dorëheqjen. Fillova një punë që nuk më cenonte të drejtat e familjes,” tha ajo, duke këmbëngulur se ajo nuk i ishte shmangur vetingut.

“Kemi vetëm një pasuri dhe bashkëshorti u shkarkua se nuk u provua dot pagesa e tatimeve nga të afërmit para martesës, edhe pse ato detyrime janë paguar,” vijoi ajo.

Civici deklaroi se nuk mund ti pranonte shkeljet procedurale dhe të të drejtave dhe për këtë arsye kishte ushtruar ankimin në KPA. Ajo e cilësoi sanksionin për ndalimin e riemërimit për një periudhë 15-vjeçare të pazbatueshëm. “Nuk mund të zbatohet apriori kur Kodi Penal e ka sanksionin 5 vjet,” pretendoi Civici.

Në fund, ish-gjyqtarja Eneida Civici kërkoi shfuqizimin e pikës së dytë të vendimit të KPK që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesja Albana Shtylla tha se trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se masa ndaluese për emërimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme është parashikuar nga Kushtetuta për shkak të dorëheqjes së kryer nga vetë subjekti i rivlerësimit.

“Trupi gjykues çmoi se kur subjekti i rivlerësimit, me vullnetin e saj të lirë vendosi të ndërpresë detyrën e saj funksionale, duhej të merrte parasysh pasojat që sillte dorëhqja nga detyra, jo vetëm për largimin nga detyra, por edhe për vazhdimësinë e karrierës së saj,” tha Shtylla.

Kryesuesja shtoi në seancë se pretendimi tjetër i Civicit për mospropocionalitetin e sanksionit, nuk ishte objekt i këtij gjykimi. Në përfundim, Kolegji vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për ish-gjyqtaren Eneida Civici.

Etiketa: Albana ShtyllaAndi CiviciArdian HajdariBashkëshortiEneida CiviciGjin GjoniGjykata e Rrethit TiranëGjyqGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKodi PenalKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKlulzim hamitajMASMasaNatasha MulajParaSHSokol ÇomostudentTiranëVendimVendimetVendimiVetinguXhensila Pine
Tjetri
Gjykata Kushtetuese pezullon supergjobat tatimore për bizneset

Përparim Kalo emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.