AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Ëndrra me aeroport’, Bashkia e Kukësit rrit taksën në kohë pandemie

Bashkim ShalangaBashkim Shala
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, duke hyrë në një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Bashkia e Kukësit rriti taksën e ndikimit në infrastrukturë, me shpresën se hapja e aeroportit do të sjellë ndërtime të reja në zonë, por përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se kjo do të rëndojë edhe më tej klimën ekonomike në një vit të vështirë pandemie.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, duke hyrë në një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Më 23 dhjetor, Këshilli Bashkiak i Kukësit miratoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë, Safet Gjici për rritjen e taksës së infrastrukturës nga 4 në 6 për qind. Kryebashkiaku Gjici e motivoi këtë vendim me shpresën e hapjes së aeroportit të Kukësit në pranverë, që sipas tij mund të rrisë kërkesën për ndëtime në zonën e aeroportit.

“Kjo rritje nga 4% në 6% është bërë  në vartësi të realiteteve të reja të krijuara që kanë të bëjnë me aeroportin e Kukësit, i cili do vihet në shfytëzim në pranverën që vjen, ku shoqëri të ndryshme do kërkojnë të investojnë në zonën e aeroportit për arsye komerciale,” tha Gjici për BIRN, optimist për investime të pritshme.

Por rritja e taksës u kundërshtua nga organizatat lokale të biznesit, të cilët paralajmëruan rëndimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, që edhe pa këtë rritje taksash, ishte e vështirë.

“Çdo gjë që taksohet tentohet që të frenohet. Pyetja e thjeshtë është: A kemi nevojë ne që t’i frenojmë ndërtimet në Kukës? Ne kemi një qytet që po shpopullohet, po i ulet vlera gjithçkaje, aseteve, pasurive të paluajtshme,” tha Sokol Kolgjini, përfaqësues i Shoqatës Biznesi për Biznesin.

Edhe Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, AREA, reagoi kundër rritjes së taksës, ndërsa pretendoi se bashkia nuk ishte konsultuar me ta. Sipas AREA, rritja e taskës do të prekte sektorin e HEC-eve në periudhën e vështirë të pandemisë.

“Jemi befasuar nga shpërfillja që u është bërë nga Bashkia e Kukësit shqetësimeve të prodhuesve të energjisë së rinovueshme që operojnë në territorin e kësaj bashkie, të cilët janë gjithashtu taksapaguesit më të mëdhenj të Bashkisë së Kukësit për vite me radhë,” tha AREA në një njoftim për shtyp.

Kryebashkiaku Gjici dhe zyrtarë të Bashkisë së Kukësit e minimizuan efektin që rritja e taksës do të ketë mbi komunitetin e biznesit dhe mbi qytetarët.

Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Kukës, Shpëtim Dogjani i tha BIRN se taksa e ndikimit në infrastrukturë i kishte siguruar bashkisë rreth 4.1 milionë lekë në vitin 2020,  një zë minimal sipas tij në buxhet.

Dogjani nuk kishte një parashikim se sa do të ndikonte rritja e kësaj takse, ndërsa i kundërshtoi akuzat e shoqatave të bizneseve në Kukës. Sipas Dogjanit, ankesa e tyre kishte të bënte me taksa të miratuara më herët, që preknin ndikimin në mjedis të hidrocentraleve të vogla të ndërtuara në zonë.

Drejtuesit e bashkisë akuzuan AREA se kishte shmangur për vite me radhë detyrimet ndaj zonës dhe mjedisit.

“Problemi midis AREA-s dhe Bashkisë së Kukësit është në proces gjyqësor,” tha Dogjani.

Edhe Drejtori i Urbanistikës, Ardrin Shehu tha se taksa ndaj HEC-eve të ndërtuara në territorin e kësaj bashkie ishte miratuar një vit më parë dhe se ishte një detyrim i këtyre kompanive për shkak të dëmeve që kishin shkaktuar.

“Ndikimi në mjedis i HEC-eve është i konsiderueshëm. Në këtë kuadër, Bashkia ka vendosur një taksë progresive në varësi të megavatëve të prodhuar nga këto HEC-e. Më parë, këto HEC-e paguanin një taksë të papërfillshme”, tha Shehu.

Ai akuzoi bizneset e HEC-eve se nuk kishin respektuar lejet mjedisore duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën. “Pronarët e këtyre HEC-eve në bazë të ligjit nuk kanë rikuperuar asnjë nga dëmet mjedisore që kanë shkaktuar,  që nuk janë të pakëta,” tha Shehu në përgjigje të akuzave të AREA-s.

Sipas organizatave të biznesit, paketa fiskale krijon “shqetësimin e thellë” dhe rrit në mënyrë arbitrare dhe të pajustifikueshme taksat dhe tarifat vendore në Kukës.  Kolgjini i tha BIRN se në fund, taksa do të përcillej te konsumatori dhe se ajo bazohej mbi vlerësime të gabuara të vlerës së pronës në zonë.

“Kur themi që kemi taksu biznesin, në fakt kemi taksu konsumatorin për të gjitha rastet, për të gjitha taksat,”tha Kolgjini.

Ai shtoi se edhe 4 për qind, kjo taksë ka qenë e lartë për Kukësin dhe se çmimi për metër katror është mjaft më i lartë se sa çmimi real në zonë.

“Vendosja e saj ka qenë një lapsus i disa viteve më parë, ku Kukësi u klasifikua si bashki e kategorisë së parë dhe  çmimi për metër katror i banesave në Kukës është 54 mijë lekë. Ky çmim nuk është real,” tha Kolgjini.

Aeroporti i Kukësit është premtuar se do të vendoset në punë verën e ardhshme, pas një sërë premtimesh dhe dështimesh që prej vitit 2009. Katër vjet më parë, qeveria rinegocioi kontratën koncesionare me kompaninë që menaxhon aeroportin e Rinasit, duke i dhënë asaj 2 vjet shtesë koncesion, që të lejohej vënia në punë e aeroporteve të tjera në vend. Por kjo shtesë kontrate, përtej premtimeve, nuk solli ndonjë ndryshim sa i përket aeroportit të Kukësit.

Ky i fundit iu dha me koncesion dy kompanive të ndërtimit, që kanë ndërhyrë në zmadhimin e pistës dhe në përmirësimin e infrastrukturës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh disa ditë më parë gjatë një vizite në kantier se puna në aeroport do të përfundonte në katër muaj.

 

Etiketa: AeroportAeroporti i KukesitbashkiBashkiaBashkia e KukësitBashkia KukesBelinda BallukuBIRNdetyrimGjyqHECinvestimeKoncesionKrijonLokaleMjaftMjedisMjedisitNdikimi në mjedisPaketa fiskalePartisë SocialistePunaQeveriaSafet GjicishqiptaretaksaTaksatVendim
Tjetri
Viktimat e dhunës në familje vuajnë për vite në heshtje

Kallëzimi ndaj kryebashkiakes së Dimalit përfundon në SPAK për kompetencë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.