AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Policia dyshon se konfliktet e pronës qëndrojnë pas sulmit me eksploziv te Rana e Hedhun

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në kantierin e kompanisë Amfora pas sulmit me eksploziv | Foto : Elvis Hila

Të hënën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dha masën e sigurisë arrest me burg për një 21-vjeçar nga Kruja, i cili dyshohet si një nga autorët e dyshuar pas shpërthimit me tritol në një hotel në ndërtim në Shëngjin.

Policia në kantierin e kompanisë Amfora pas sulmit me eksploziv | Foto : Elvis Hila

Pak minuta pas mesnatës së 19 nëntorit, një sasi lënde plasëse shpërtheu në një objekt turistik në ndërtimin nga kompania Amfora – në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë hyre nga pjesa e bregut të detit duke e vendosur lëndën shpërthyese brenda objektit. Shpërthimi i fortë me lëndë plasëse tritol ka sjellë dëme materiale në disa kullona dhe mure të objektit në ndërtim. Në momentin e ngjarjes brenda kantierit të ndërtimit ka qenë vetëm roja, i cili nuk është lënduar dhe sapo ka dëgjuar shpërthimin ka njoftuar policinë.

Me datë 11 dhjetor kantieri i kompanisë Amfora është sulmuar për një herë të dytë me eksploziv.

Për këto ngjarje kriminale për të cilat polica dyshon se vijnë si rrjedhojë i konflikteve të mbivendosura të pronësisë në zonën e turistike të Shëngjinit, Prokuroria e Lezhës ka urdhëruar arrestimin e 21-vjeçarit Erald Pajtani, banues në fshatin Larushk të Krujës. Arrestimi i Pajtanit është realizuar me 31 dhjetor si pjesë e operacionit policor të koduar “Eksplozivi’.

Ky operacion është koordinuar Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Pajtani akuzohet për veprat penale “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “prishja e qetësisë publike”, “mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “kanosje”.

Të hënën, pasi ka vlerësuar provat e paraqitura nga organi i akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka cilësuar arrestimin e Pajtani si të ligjshëm dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Biznesmeni Liman Gjoka po ndërton në Shëngjin një hotel dhe apartamente për shitje në bregun e detit të Ranës së Hedhun. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi gjatë dy viteve të fundit, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të saj.

Zona e Ranës së Hedhun ka qenë gjithashtu shpesh në qendër të hetimeve të Prokurorisë për tjetërsim të paligjshëm të pronave.

Në shtator 2020, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka, u dënuan me 4 vjet burg, ndërsa gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë m2 tokë në bregdetin e kësaj zone turistike. Të pandehurit e kanë apeluar vendimine gjykatës.

Në dëshminë e tij të dhënë në polici, biznesmeni Liman Gjoka ka deklaruar se pronën ku po ndërton e ka blerë shumë vite më parë dhe se nuk ka asnjë konflikt që mund të motivojë sulmin ndaj tij ose kompanisë.

Por pavarësisht deklarimeve të sipërmarrësit, pistat kryesore e hetimit të policisë kanë qenë ajo e konflikteve të pronësisë, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarjet mund të kenë ardhur edhe për shkak të konkurrencës në sektorin e ndërtimit.

BIRN mësoi se identifikimi i Pajtanit u bë i mundur falë identifikimit të makinës së përdorur nga autorët e ngjarjes pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së një biznesi. Makina e autorëve të dyshuar të sulmit rezulton se e ishte marrë me qira tek një servis nga Pajtani.

Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari nuk ka ndonjë konflikt me biznesmenin Liman Gjoka, por ka dyshime se ai mund jetë paguar për të kryer sulmin me tritol.  Pajtani dyshohet të ketë bashkëpunuar dhe me persona të tjerë për vendosjen e lëndës plasëse dhe vijon puna hetimore për identifikimin e tyre.

Etiketa: ArrestArrest me burgarrestimiBIRNBurgElvis HilaFran FrrokajGjok NdokaGjokaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimetkanosjekonfliktKrujëLezhëMakinaMASMjaftoperacionpolicapoliciPoliciaProkuroriaPunaRana e HedhunSHShëngjinshtatortritol
Tjetri
Emigrantët dhe refugjatët refuzojnë kthimin në kampin e djegur në Bosnjë

Emigrantët dhe refugjatët refuzojnë kthimin në kampin e djegur në Bosnjë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.