AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tregti eksplozivi nga Kukësi në Durrës, policia kap 29 kallëpe tritoli

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tritoli i sekuestruar. Foto:Policia e Shtetit

Dy persona u arrestuan nga policia në Durrës pasi u kapën me 18 kilogramë eksploziv që dyshohet se do e shisnin për 12 mijë euro.

Tritoli i sekuestruar. Foto:Policia e Shtetit

Policia e Durrësit ndaloi të martën 2 persona që sipas saj po transportonin nga Kukësi në drejtim të Durrësit 29 kallëpe me lëndë eksplozive tritol që peshonin 18 kilogramë dhe 15 kapsolla detonatorë.

Gjatë operacionit të koduar “Trajektorja” policia tha se ndaloi, një 42 vjeçar me iniciale B. B. dhe një 31 vjeçar me iniciale Sh. T., të dy banues në Kukës.

“Shërbimet e Policisë, pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, menjëherë kanë organizuar punën dhe në Sukth kanë ndaluar mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T.”, njoftoi Policia e Durrësit.

Sipas deklaratës për shtyp ata “do ta shisnin lëndën shpërthyese dhe materialet plasëse kundrejt vlerës 12 mijë euro”.

Po në Sukth policia një muaj më parë zhvilloi operacionin e koduar “Mbikalimi” dhe  sekuestroi gjatë kontrollit fizik të shtetasit me iniciale N. K., 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatorë, të cilat sipas policisë ai do i shiste kundrejt fitimit. 47 vjeçari ishte gjithashtu nga Kukësi, por banues në Tiranë. Pas ndalimit të tij Policia e Kukësit zhvilloi kontroll në banesë i gjeti 1 armë zjarri, 3.5 kg kallëp tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Ndërkohë më 23 dhjetor Policia e Durrësit ndaloi një 29 vjeçar i cili kishte në posedim 2 mina të lidhura me aparate celularë për shpërthim në distancë, ndërsa Policia e Lezhës më herët arrestoi 2 persona nga Durrësi për posedim të dy minave me telekomandë që dyshohet se po i trafikonin për në Malin e Zi.

Sulmet me eksploziv në Shqipëri janë përdorur dendur vitet e fundit për shantazhe apo eliminime fizike. Pak minuta pas mesnatës së 19 nëntorit, një sasi lënde plasëse shpërtheu në një objekt turistik në ndërtimi në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Etiketa: DurrësEuroLezhëminaPoliciaPolicia e DurrësitPolicia e KukësitPolicia e ShtetitPunëSHShëngjinshpërthimshqipShqipëritregtitritol
Tjetri
Optimizëm për Vitin e Ri

Optimizëm për Vitin e Ri

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.