AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

‘Askush nuk interesohet për ne’; përmbytjet rrënojnë fermerët në Zadrimë

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dhjetëra shtëpi dhe mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në bashkinë e Lezhës nga vërshimet e lumenjve të fryrë nga reshjet e dendura të shiut.  

Shtëpi e përmbytur në Gjadër të Lezhës

Mrika Pjetri nga fshati Gjadër i Lezhës prej tre netësh nuk ka bërë asnjë orë gjumë. Uji nga përmbytjet ka depërtuar brenda shtëpisë të së moshuarës dhe ajo është munduar ta largojë me mjete rrethanore. Me lotët në sy, Mrika – e cila jeton e vetme, tregon se situata është mjaft e vështire dhe se po mundohet të shpëtojë ç’të mundet brenda shtëpisë.

“Kur jam zgjuar ne 6:00 të mëngjesit të së premtes, kam dëgjuar zhurmë dhe pashë që uji më kishte hyrë tek dhoma,” tregon e moshuara.

“Situata këtu në Gjadër është mjaft e vështirë dhe jemi shumë të rrezikuar nga lumi Gjadër,’ shtoi ajo, ndërsa theksoi se “kam ngel duke ju lutur zotit që mos të ketë reshje shiu me intensitet të lartë se në të kundërt ne jemi të mbaruar.”

Fusha e Zadrimë është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Lezhë dhe në një situatë të ngjashme me Mrikën janë dhjetëra familje në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit. Disa familje janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa të tjera përpiqen të shpëtojnë nga uji çfarë të munden.

“Më është përmbytur shtëpia dhe prej dy ditësh kam ardhur duke jetuar tek vëllai,” tregon Vera Marku nga Gjadri, e cila thekson se dëmet janë të shumta, edhe pse ende si ka verifikuar me përpikmëri.

“Niveli i ujit brenda është disa centimetra dhe nëse uji qëndron gjatë rrezikon që të shembet plotësisht, sepse është banesë e vjetër,” shtoi Marku.

Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa bashki të vendit, përfshirë Durrësin, Elbasanin, Lezhën dhe Shkodrën.

Fshati Gjadër i Zadrimës në pushtetin e ujit

Sipas të dhënave të fundit në Bashkinë e Lezhës janë nën ujë 4000 hektarë tokë si dhe janë evakuuar 30 familje, ndërsa në Kurbin janë përmbytur 700 hektarë tokë dhe 3 familje janë evakuuar nga banesat e tyre.

Gjithashtu rrugët që lidhin fshatrat Blinisht dhe Piraj në Zadrimë me superstradën Lezhë-Shkodër janë të bllokuar prej dy ditësh nga uji i cili ka arritur disa centimetra.

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku thotë se me ndërprerjen e reshjeve pritet të kemi një përmirësim të situatës, ndërsa theksoi se së bashku me forcat e ushtrisë po shpërndanin ndihma ushqimore nëpër familjet e përmbytura.

“Niveli i lumenjve Drin, Mat dhe Gjadër ka rënë dhe hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë,” tha ai.

“Kemi bërë ndërhyrje emergjente në zonat më problematike dhe na kanë ardhur ndihma nga Rezervat e Shtetit të cilat kemi nisur ti shpërndajmë për familjet e përmbytura, pasi në ndihmë kanë ardhur dhe Forcat e Ushtrisë,” shtoi Jaku

Problem në Qarkun e Lezhës mbetet dhe rrëshqitjet e dherave, shembjet e rrugëve dhe urave. Në njësinë administrative Ungrej janë të izoluar prej tre ditësh 9 fshatra, pasi rruga që i lidh me Lezhën është shembur në një gjatësi prej 100 metrash pranë Kreshtës.

Po ashtu në Mirditë janë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Mashtërkorit, pasi rruga është shembur nga rrjedha e fortë e Lumit Fan. Gjithashtu është shembur një Urë në Kalivaç dhe një tjetër në zonës e Mirditës.

Ndryshe nga deklaratat e prefektit të Lezhës, banorët e Gjadrit ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë edhe pse kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe për ushqime.

“Askush s’ka ardhur me na parë,” tha njeri prej banorëve të fshatit, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai theksoi se i kanë telefonuar autoritetet për të kërkuar ndihmë, por askush nuk është dukur këtu për të ndihmuar.

“Kemi nevojë për ushqime e ujë të pijshëm sepse jemi në një gjendje shumë të vështire e cila nuk dihet sa do zgjasë,” tha fshatari.

“Është e pafalshme që askush nuk interesohet për të na thënë ‘a jeni gjallë apo jo’,” shtoi ai.

Tokat e përmbutyra në Zadrimë të filmuara me dron

Në fshatrat e Zadrimës dëmet janë të mëdha edhe në sektorin e bujqësisë. Qindra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit dhe banorët thonë se po ju mbaron baza ushqimore për gjënë e gjallë.

“E kam të mbjellë me grurë e jonxhë dhe dëmet janë shumë të mëdha, pasi këto kultura po kalben nga uji,” tha një fermer i zonës, i cili theksoi se të gjithë tokën e ka të përmbytur prej tre ditësh.

Fermeri i cili ka 100 krerë dele e disa lopë, prej tre ditësh i mban brenda dhe po i mbaron baza ushqimore.

“Ne me bujqësi dhe blegtori jetojmë dhe i bëj thirrje shtetit që të na vijë në ndihmë sepse situata është shumë e vështire,” shtoi fermeri.

Situata e ndjerë nga përmbytjet paraqitet edhe në zonën e Torovicës. Zetori është mjeti i vetëm që depërton pranë lagjes së Ish-kampit të burgosurve politike në këtë fshat. Rreth 50 familje janë të izoluara prej 5 ditësh, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 50 centimetra dhe lëvizja është e pamundur.

“Rruga është e bllokuar sepse uji ka shkuar në 50 centimetra,” tha Gëzim Dushku, një banor i zonës, i cili shtoi se “askush nuk është interesuar për ne.”

“Nuk kemi ushqime dhe as uji për të pirë,” theksoi Dushku.

Dushku tregon se jetesa e tij dhe e familjes është e lidhur me sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, por 3 hektarë tokë të mbjella me jonxhe dhe grurë i ka nën ujë prej 5 ditësh. Ai tregon faturën e pagesës së taksës së tokës, por nuk e di nëse shteti do t’i përgjigjet për dëmet e shkaktuara.

“Janë 5 milionë lekë shpenzim që kam bërë dhe që do kalben,” tha Dushku, ndërsa theksoi se edhe pse taksën e tokës e paguan në vazhdimësi, toka përmbytet dhe asnjëherë nuk është kompensuar për dëmet që janë shkaktuar.

“Jemi bërë ta braktisim vendin se nuk ka zgjidhje tjetër,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiblegtoriFamiljeFanFushaKulturaKurbinLezhëLumiMatMirditëMjaftpërmbytjePiSPjetriSHSHIUShkodërTokaZadrimë
Tjetri
Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së

Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.