AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Trashëgimia e kushtueshme e Donald Trump

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Donald Trump. Foto: Flickr.

Presidenca e Donald Trump ka qenë e rëndësishme, por më shumë për efektet e saj shkatërruese sesa për arritjet e saj. Dëmi i shkaktuar nga sulmet e përsëritura ndaj demokracisë amerikane, një përgjigje e keqe ndaj pandemisë së COVID-19 dhe vendimet përçarëse në fushën e politikës së jashtme do të jetë i vështirë – për të mos thënë i pamundur – të riparohet së shpejti.

Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Flickr.

Më në fund mund të deklarojmë me besim se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, sado me ngurrim, më 20 janar. Ndërsa katër vitet e tij në detyrë po mbarojnë, nuk është shumë herët pr të ngritur pyetjen se si do të shihet ai.

Historia do të gjykojë se Trump ka qenë një president i rëndësishëm amerikan, pasi ai e la Amerikën dhe botën shumë të ndryshuar. Ai gjithashtu do të shihet si një nga më të këqijtë, në mos si më i keqi që ka pasur ndonjëherë Amerika.

E vërtetë, Trump arriti disa gjëra të dobishme. Brenda vendit, ai ndërmori politika – një ulje e shkallës shumë të lartë të taksave të korporatave; lehtësimi i disa rregulloreve tepër të rënda – që duket se kanë kontribuar në rritjen e fortë ekonomike. Në politikën e jashtme, ai meriton merita se e çoi politikën amerikane përballë një Kine gjithnjë e më shtypëse, të fuqishme dhe pohuese, në një drejtim më të matur dhe kritik. Ai me të drejtë i siguroi gjithashtu armë mbrojtëse Ukrainës, duke qenë se një pjesë e këtij vendi është nën pushtimin rus.

Negocimi i një pakti të ri tregtar me Meksikën dhe Kanadanë dhe më pas bindja e Kongresit për ta miratuar atë, ishte një arritje e rëndësishme, edhe nëse përmirësimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) ishte modest dhe pjesët e rëndësishme të marrëveshjes së re u morën nga teksti i Partneritetit shumë më të madh Trans-Paqësor që Trump e refuzoi pa mend. Shtetet e Bashkuara gjithashtu luajtën një rol të çmuar në lehtësimin e normalizimit të lidhjeve midis Izraelit dhe disa fqinjëve të tij arabë, pavarësisht dështimit të tyre për të bërë ndonjë progres në çështjen palestineze.

Por këto dhe çdo arritje tjetër janë të pakta në krahasim me ato në të cilat gaboi Trump. Veçanërisht dallohen tre dështime. I pari është dëmi që ai i ka bërë demokracisë amerikane. Ngjarjet e 6 janarit 2021, kur një turmë mbështetësish të Donald Trump rrethuan dhe pushtuan Kapitolin e SHBA-së, ishin kulmi i përpjekjeve të presidentit për të demonizuar median, për të shkelur normat e vendosura, për të promovuar gënjeshtra, për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjykatave dhe për të refuzuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që kaluan çdo provë serioze të legjitimitetit të tyre.

Nxitja e Trump për veprimtari të paligjshme dhe dhunë ishte kulmi.  Sigurisht, këtu jo të gjithë fajin e ka Trump, sepse askush nuk i detyroi kaq shumë mbajtës të funksioneve republikane të ndiqnin shembullin e tij në përpjekjen për të minuar legjitimitetin e fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden. Ata që sollën në pushtet Trimp-in, nëpërmjet mbështetjes së tyre politike dhe financiare, ndajnë të njëjtën përgjegjësi për sulmin e tij të vazhdueshëm ndaj kufizimeve që janë kritike për funksionimin e çdo sistemi demokratik. Megjithatë, ajo që e dallon këtë incident të populizmit amerikan nga episodet e mëparshme është se ai u krijua nga Zyra Ovale dhe jo nga jashtë saj.

Problemi i dytë është çështja e COVID-19. Shpërthimi i koronavirusit dhe përhapja më pas e tij ishin për shkak të dështimit nga ana e Kinës, por përgjigjja e pahijshme dhe joadekuate e Trump është ajo që shpjegon pse 400,000 amerikanë do të kenë vdekur nga kjo sëmundje kur ai të jetë larguar nga posti. Përgjigja e gabuar e SHBA-së gjithashtu bëri që miliona vende pune dhe biznese të mbylleshin (disa përgjithmonë), miliona studentë të mbeteshin pas me mësimet dhe qeveritë dhe njerëzit në të gjithë botën të humbnin respektin për Amerikën.

Administrata Trump mund të kishte bërë dhe duhej të bënte shumë për të trajtuar çështjen e koronavirusit. Edhe pse meriton meritë për rolin e saj në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave kundër COVID-19, kjo arritje u dëmtua pjesërisht nga dështimi për të rregulluar shpërndarjen efikase të tyre. Administrata gjithashtu nuk arriti të ofronte mesazhe të qëndrueshme për nevojën për të përdorur maska mbrojtëse dhe as nuk u sigurua që personeli mjekësor të kishte pajisje mbrojtëse të përshtatshme ose të siguronte mbështetje thelbësore federale për zhvillimin e testeve efikase.

Kontrasti me përgjigjet relativisht të suksesshme të Tajvanit, Australisë, Zelandës së Re, Gjermanisë, Vietnamit dhe Kinës nënvizon se një shpërthim viral nuk është e nevojshme të çonte në një pandemi, dhe sigurisht jo në një në shkallën e përjetuar në SHBA. Si për ironi, Trump me sa duket druhej se përparësia e luftës kundër COVID-19 do të dobësonte ekonominë dhe do të shkatërronte shanset e tij për t’u rizgjedhur, kur në fakt ishte dështimi i tij për të qenë në lartësinë e kësaj sfide ai që bëri që ai të humbte.

Dështimi i tretë i Trimp ishte një politikë e jashtme që minoi pozicionin e Amerikës në botë. Pjesërisht, ky rezultat u detyrohet deri diku edhe arsyeve të lartpërmendura: sulmi i tij ndaj demokracisë dhe dështimi për të adresuar në mënyrë efikase pandeminë e COVID-19.

Por politika e jashtme e Trump gjithashtu dështoi edhe në terrenin e vet. Koreja e Veriut shtoi rezervat e saj bërthamore dhe ndërtoi raketa gjithnjë e më të mira pavarësisht diplomacisë personale të Trump me Kim Jong-un. Irani reduktoi kohën që do t’i duhej për të prodhuar armë bërthamore pas daljes së njëanshme të administratës Trump nga pakti bërthamor 2015 (Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit). Diktatura e Venezuelës është më e ngulitur dhe Rusia, Siria dhe Irani rritën ndikimin e tyre në të gjithë Lindjen e Mesme pasi Amerika tërhoqi trupat dhe mbështetjen e saj për partnerët lokalë.

Më gjerësisht, tërheqja e SHBA-së nga marrëveshjet dhe institucionet ndërkombëtare u bë tipari dallues i politikës së jashtme të Trump, njësoj si  dhe kritikat e tij ndaj aleatëve europianë dhe aziatikë të Amerikës, komoditeti me liderët autoritarë dhe shpërfillja e tij ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Rezultati neto ka qenë një ulje e ndikimit të SHBA-së në skenën botërore.

Trump trashëgoi një sërë marrëdhëniesh, aleancash dhe institucionesh që, sado të papërsosura, kishin krijuar për 75 vjet një kontekst në të cilin konflikti i fuqisë së madhe ishte shmangur, demokracia u zgjerua dhe pasuria dhe standardet e jetesës u rritën. Duke përqafuar një përzierje të nacionalizmit, “unilateralizmit” dhe izolimit të “Amerikës e para”, Trump bëri atë që mundi për të prishur shumë nga këto marrëdhënie dhe rregullime pa sjellë asgjë më të mirë në vend të tyre.

Do të jetë e vështirë – në mos e pamundur – që ky dëm të riparohet së shpejti. Trump nuk do të jetë më president, por ai do të mbetet një njeri me ndikim në partinë Republikane dhe në vend. Ndërsa bota tashmë ishte në një rrëmujë të madhe dhe ndërkohë që ndikimi i SHBA-së ishte në rënie, Trump i përshpejtoi në mënyrë dramatike të dyja këto tendenca. Përfundimi është se ai po dorëzon një vend dhe një botë që është në një gjendje shumë më të keqe sesa ishte kur ai e trashëgoi atë. Kjo është trashëgimia e tij shqetësuese.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Donald Trump’s Costly Legacy

Etiketa: Administrataadministrata TrumpAmerikabesimBidenCOVIDCOVID-19demokraciaDonald TrumpIraniJoe BidenKineKorejaKoreja e VeriutMaskambështetjeMjekmjekënaftandikimpandemiParapasuriaPRPresidencapresidentprogresProject SyndicaterepublikaneRusiaSHBAshpërthimShtetet e BashkuaraSiriastudentTrumpUkrainëuljeVendimet
Tjetri
Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.