AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Besa Shahini – Ish ministre e Arsimit

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SHAHINI THIRRJE STUDENTEVE PROTESTUES -Ministrja e dekretuar e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Besa Shahini duke folur gjate nje konference shtypi, ku i beri thirrje studenteve protestues qe te mos bllokojne punen e sekretarive mesimore. /r/n/r/nSHAHINI IN PRESS CONFERENCE – Decreed Minister of Education, Sport and Youth Besa Shahini, speaks during a press conference, calling on protesting students not to block the work of secretariats.

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaron pasuri me vlerë 15.5 milionë lekë, mes së cilës edhe një apartament me vlerë 75 mijë euro të blerë në Tiranë gjatë vitit 2018.Besa Shahini u emërua ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në dhjetor 2018, pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar që pasuan protestat studentore të të njëjtit muaj. Shahini zëvendësoi në këtë post Lindita Nikollën, e cila e drejtoi Ministrinë e Arsimit nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin. Studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike i ka kryer pranë Universitetit të Jorkut. Ajo ka studiuar gjithashtu me bursë të plotë “Jean Chrétier” në Kolegjin Lester B. Pearson, në Toronto.

Besa Shahini u emërua zv. ministre e Arsimit në vitin 2017, pas një karriere të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani, Kanada. Në shtator 2020, Shahini dha dorëheqjen nga posti i ministres së Arsimit me motivimin se do të largohej nga Shqipëria.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nga fillimi i detyrës publike në vitin 2017 deri në fund të vitit 2018.  [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini për vitet 2017-2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2017, Znj. Shahini deklaronte pasuri me vlerë 10.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 15.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, Znj.Shahini zotëronte pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 719 mijë lekë.

Të ardhurat e Znj. Shahini për periudhën deklaruese janë 2.4 milionë lekë, nga të cilat 62% burojnë nga paga dhe 8% nga angazhime të tjera profesionale të saj. Ndërsa dhurata në cash nga babai është në masën 29%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Në deklaratën e vitit 2017, ish-ministrja Shahini deklaron shtesë likujditetet bankare prej rreth 151 mijë lekësh, por nuk deklaron asnjë të ardhur nga funksioni apo të ardhur tjetër për vitin. Për shkak të mosdeklarimit të pagës, ajo rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e likujditeteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Znj. Shahini ka marrë dhuratë një automjet në vlerën e rreth 719 mijë lekëve nga babai si dhe ka blerë një apartament në Tiranë.

Në vitin 2018, Znj. Shahini deklaron blerjen e apartamentit me vlerë 75 mijë euro, për të cilën ka paguar vetëm 30 mijë euro me burim pakësimin e një depozite bankare, ndërsa pjesa tjetër prej 45 mijë eurosh do të sigurohej nga një kredi bankare në proces.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018  

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBachelorBesa ShahiniBIRNEuroGjermaniILDKPKIKanadaKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekrediMASmasterParaPasuri të paluajtshmepasuriaProtestatraportreporterreporter.alSHShkencashkollashqipShqipëriashtatorSkedaSkeda e pasurisë
Tjetri
Gjyqtarja Elona Mihali përballet pa probleme me vetingun

Gjyqtarja Elona Mihali përballet pa probleme me vetingun

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.