AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Kumbaro – Ish ministre e Kulturës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Mirela Kumbaro duke hyre ne nje seance parlamentare ne kuvend, ku u prezantua raporti i progresit te Shqiperise per vitin 2020, i hartuar nga Komisioni Evropian dhe u miratuan tre projektligje dhe dy projektvendime. /r/n/r/nMP Mirela Kumbaro enters in a parliamentary session in the assembly, where the progress report of Albania for 2020, drafted by the European Commission, was presented and three draft laws and two draft decisions were approved.

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherazi deputete në Kuvendin e Shqipërisë zotëron pasuri familjare në vlerën e 72.7 milionë lekëve në fund të vitit 2018.Mirela Kumbaro u zgjodh ministre e Kulturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtroi detyrën deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018, kur u zëvendësua nga Elva Margariti.

Mirela Kumbaro u përfshi në politikë pas një karriere të gjatë akademike si përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projektet ndërkulturore dhe programet kërkimore universitare.

Kumbaro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin “Profesore e Asociuar”, e fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009, ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T – Paris III, Universiteti i Sorbonne – Nouvelle, në Paris, Francë.

Znj. Kumbaro është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Mirela Kumbaro nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro për vitet 2013-2018

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Mirela Kumbaro zotëronte pasuri familjare me vlerë 61.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 72.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Znj. Kumbaro përbëhet nga likujditete bankare prej 43.9 milionë lekësh, pasuri e paluajtshme prej 23. 6 milionë lekësh dhe asete të tjera në vlerën e 5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.1 milionë lekë, ku gati 57% burojnë nga paga dhe honoraret e bashkëshortit, ndërsa 22% kanë si burim pagën e Znj. Kumbaro. Rreth 10% e të ardhurave totale kanë si burim qiratë nga apartamentet dhe 10% të tjera kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar se Znj. Kumbaro ka investuar prej vitit 1991 në një fond pensioni, i cili kap vlerën e rreth 36 mijë eurove në fund të vitit 2018.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: akademikeAnalizëBIRNdeputeteEdi RamaElva MargaritiILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKumbaromasterMirela KumbaroParapasuriaRamaraportreporterreporter.alSHshqipSkedaSkeda e pasurisëTiranë
Tjetri
Ujërat e zeza shkaktojnë rrëshqitje dheu mbi Rrugën e Kombit

Ujërat e zeza shkaktojnë rrëshqitje dheu mbi Rrugën e Kombit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.