AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ujërat e zeza shkaktojnë rrëshqitje dheu mbi Rrugën e Kombit

Bashkim ShalangaBashkim Shala
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shembjet që ndodhen në autostradë poshtë qytetit të Kukesit në shirat e janarit, për shkak edhe të derdhjes së ujrave të zeza e të bardha në siperfaqe e më pas në autostradë | Foto : B. Shala

Derdhja e ujërave të zeza në autostradën “Milot-Kukës” në një gjatësi prej 2 kilometër, veç ndotjes ka shkaktuar shembje të skarpateve duke rrezikuar karrexhatën dhe shtëpitë e ndërtuara pa leje.

Shembjet që ndodhen në autostradë poshtë qytetit të Kukesit në shirat e janarit, për shkak edhe të derdhjes së ujrave të zeza e të bardha në siperfaqe e më pas në autostradë | Foto : B. Shala

Mungesa e kanalizimeve për një lagje të ndërtuar në mënyrë informale mbi një segment të “Rrugës së Kombit”, poshtë qytetit të Kukësit, rrezikon të dëmtojë rrugën, ndërsa pas shirave të fundit u regjistruan disa rrëshqitje të skarpateve mbi rrugë.

Ndërtimet informale sipër autostradës derdhin ujërat e zeza dhe të bardha në autostradë në një gjatësi prej 1.3 kilometra. Ujërat veç ndotjes kanë shkaktuar shembje të skarpateve dhe sipas specialistëve nëse nuk ndërhyhet ato do të rrezikojnë trupin e rrugës, por edhe vetë shtëpitë mbi të.

“Kur bëhet fjalë për derdhje ujërash në këtë tokë, problemi ndryshon dhe toka nuk gjen stabilitet,”  thotë Rustam Hasalami, shef i Shërbimit Gjeologjik në Kukës.

“Shpresojmë që muret mbajtëse të autostradës të jenë të forta dhe të mos dëmtohen, por rreziku i shtëpive është i dukshëm nëse nuk disiplinohet derdhja e ujërave të zeza e të bardha,” shtoi ai.

Autostrada e pagëzuar si “Rruga e Kombit” filloi të ndërtohej në vitin 2007 dhe ka kushtuar mbi 1 miliardë euro, ndonëse ende nuk ka përfunduar në mjaft pjesë të saj në të cilat ende po investohet.

Ndërtimi i rrugës është shoqëruar me akuza për abuzime me fondet, korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Në dhjetor të vitit 2016 rruga u dha me koncesion për mirëmbajtje te kompania Albanian Highway Concession, AHC, e cila kontrollohet sot 50 për qind nga  “Kastrati Group” dhe 50 për qind nga kompania “Salillari”.

Dhënia me koncesion po ashtu u shoqërua me protesta. Banorë të Kukësit shkatërruan stacionin e pagesës, pasi kundërshtonin tarifat. Pas rikonstruksionin të stacionit dhe ndryshimeve të tarifave për Kukësin, koncesioni filloi të zbatohet në 17 shtator të vitit 2018.

Por megjithëse përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës administratori i AHC, Spartak Tumani, i tha BIRN se kompania nuk ishte përgjegjëse për ujërat që derdheshin në të dhe se ndërhyrja për to i takonte Bashkisë së Kukësit.

“Ka dy vjet që i jemi drejtuar Bashkisë së Kukësit lidhur me problemin e derdhjes së ujërave të zeza dhe të bardha në autostradë në një gjatësi prej rreth 2 kilometër poshtë qytetit të Kukësit”, tha Tumani, duke shtuar se ende nuk kishin marrë zgjidhje nga bashkia. “Është detyrë e bashkisë të investojë,” theksoi ai.

Ndërtimet informale sipër Rrugës së Kombit në qytetin e Kukësit që derdhin ujrat e zeza dhe të bardha në autostradë | Foto : Bashkim Shala

Tumani shtoi se kompania koncesionare kishte bërë ndërhyrje provizore dhe se kishin stabilizuar derdhjen e ujërave të bardha, por se problemi mbetej dhe se ujërat në rrugë ndikonin në shembjen e skarpateve.

Ndërkohë që në bashkinë e Kukësit janë të njohur me shqetësimin e paraqitur nga AHC, por përfaqësuesit e saj shprehen se e kanë të pamundur të japin zgjidhje të shpejtë.

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Kukësit, Andrit Shehu tha se bashkia ka si synim disiplinimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë qytetin në një impiant dhe për këtë janë në fazën e hartimit të projektit që do zgjidhë problemin edhe për lagjen në fjalë.

“Kemi kërkuar suport financiar nga AKUM (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve) për një projekt zbatimi për ujërat e zeza për të gjithë qytetin, pasi bashkia e Kukësit nuk ka kapacitete njerëzore, as financiare për hartimin e një projekti të tillë,” tha Shehu.

Ai shtoi se një fond  për projektin është parashikuar nga AKUM për vitin 2021 dhe se ata ishin në pritje të fondit për hartimin e projektit.

Zona informale e cila derdh ujërat e zeza dhe të bardha në autostradë përbëhet prej 38 ndërtimesh, kryesisht shtëpi banimi. Këto janë ndërtime informale të banorëve të fshatit Gostil që i kanë ndërtuar pa leje duke pretenduar se janë në tokat e tyre.

Vladimir Spahiu, drejtor rajonal i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) i  tha “BIRN” se procesi i legalizimit nuk kushtëzohet nëse ndërtimi informal ka ose jo kanale të ujërave të zeza, pasi mund të përdoren  edhe gropat  septike.

“Është detyrë e Inspektoriatit të Ndërtimit apo atij Shëndetësorë që t’i  kontrollojë.” tha Spahiu.

Ai tha se 15 nga 38 ndërtimet në Gostil  ishin legalizuar në vitin 2008 me një procedurë të përshpejtuar, edhe pse aty parashikohej që aty ku ishin këto ndërtime do të kalonte autostrada.

“Por projekti i autostradës ndryshoi dhe këto shtëpi nuk u shembën, përveç njërës prej tyre, kështu që ato mbeten të legalizuara”, tha Spahiu.

Ai tha se shtëpitë e tjera rrezikonin të mos legalizoheshin edhe pse kishin aplikuar, pasi ishin më afër se 60 metra nga rruga, distancë më e vogël se kufiri përcaktuar në ligjin për legalizmet.

Rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit | Foto nga : Bashkim Shala

Rustam Hasalami i tha BIRN se studimet gjeologjike në autostradë janë bërë nga studio private, pasi Shërbimi Gjeologjik në Kukës nuk ka kapacitetet e nevojshme për studime të tilla.

Ai shpjegoi se studimet e kryera nuk u kanë dhënë zgjidhje problemeve dhe rruga ka pasur një sërë rrëshqitjesh serioze.

“Ka pasë rrëshqitje të mëdha në Gëziq, Reps, në afërsi të Klosit në Fanë dhe ajo e Fushë-Dukagjinit,” tha ai. “Për këto duhet të dalë përgjegjësia pasi po bëhen miliona euro investime pas dorëzimit të autostradës,” përfundoi Haslami.

Etiketa: AKUMAkuzaAlbanian Highway ConcessionAndrit ShehuASHKautostradAutostradaBanorëBashkiaBashkia e KukësitBIRNEuroFaninvestimeKastratiKastrati GroupKoncesionKoncesioniKorrupsionMilotMjaftProtestaRruga e KombitSalillariSHshembjeShpërdorim detyreshtatorSpartak TumanistabilitetTokaUjërat e zezaUjësjellësVladimir Spahiu
Tjetri
Greqia dhe Shqipëria hapin qendër të përbashkët policore

Greqia dhe Shqipëria hapin qendër të përbashkët policore

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.