AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mijëra të vdekur shtesë gjatë periudhës së pandemisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqipëria shënoi afro pesëmijë e shtatëqind vdekje më shumë gjatë vitit 2020, duke ngritur pikëpyetje nëse raportimet zyrtare të vdekjeve nga pandemia e COVID-19 reflektojnë apo jo realitetin.


Numri i vdekjeve gjatë vitit 2020 dhe në veçanti, gjatë periudhës tetor-dhjetor, shënoi një rritje dramatike në Shqipëri, duke hedhur në këtë mënyrë dyshime nëse raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë rreth pasojave të pandemisë së koronavirusit të ri reflektojnë apo jo realitetin.

Instituti i Statistikave publikoi të premten të dhënat demografike të vitit të kaluar, ku vërehet se numri i shqiptarëve të ndarë nga jeta është 27,605, shifër kjo 30% më e lartë se sa mesatarja shumëvjeçare e periudhës 2011-2019. Nga shifrat e publikuara rezulton se afro 6300 shqiptarë kanë ndërruar jetë më shumë se sa zakonisht, ndërsa shifra zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë është që deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, të vdekurit nga COVID-19 ishin 1,181 vetë. Diferenca prej rreth 5 mijë të vdekurish më shumë ngre pyetjen se për çfarë arsyeje kemi një rritje kaq dramatike të vdekshmërisë ndërsa pandemia duket se është shkaku më i dukshëm.

Për më tepër, shtimi i vdekjeve vitin e kaluar nuk ka ndodhur përgjatë të gjithë vitit por në veçanti në tremujorin e katërt. Sipas të dhënave, numri i vdekjeve në tetor-dhjetor 2020 ishte 3,976 më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Kjo është edhe periudha gjatë së cilës pandemia shpërtheu në të gjithë vendin. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, afro 45 mijë shqiptarë u sëmurën nga COVID-19 gjatë këtyre tre mujave, nga të cilët, 749 pacientë humbën jetën.

Numri i vdekjeve në tremujorin e katërt është më i larti në së paku një dekadë.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për mungesën e gadishmërisë për të marrë masa për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 si dhe për mungesën e kapaciteteve të nevojshme testuese që nevojiten për të identifikuar në kohë të prekurit.

Ndryshe nga shumica e vendeve Europiane, Shqipëria nuk hyri në mbyllje gjatë valës së dimrit të koronavirusit, i cili vijon edhe sot.

Aktualisht në Shqipëri ka afro 35 mijë vetë të sëmurë me COVID-19, sipas statistikave zyrtare. Në rang kombëtar, 1 në 84 shqiptarë është i sëmurë ndërsa në Tiranë ku është edhe përhapja më e madhe, i sëmurë me COVID-19 është 1 në 46 persona.

Etiketa: COVIDCOVID-19Instituti i StatistikaveMasaNumri i vdekjevepandemiaPandemia e COVID-19QeveriaQeveria shqiptareSHshifra zyrtareshqipShqipëriShqipëriashqiptarevdekje
Tjetri
Lejet për HEC-e, banorët e Zall Gjoçaj padisin në SPAK Blendi Klosin

Lejet për HEC-e, banorët e Zall Gjoçaj padisin në SPAK Blendi Klosin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.