AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lejet për HEC-e, banorët e Zall Gjoçaj padisin në SPAK Blendi Klosin

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e Zall Gjoçaj gjatë dorëzimit të padisë në SPAK. Foto:Sami Curri

Banorët e Zall Gjoçaj dorëzuan një padi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion ndaj Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe zyrtarëve të ministrisë të cilët i akuzojnë për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve për HEC-e në zonë të mbrojtur.

Banorët e Zall Gjoçaj gjatë dorëzimit të padisë në SPAK. Foto kortezi nga Erisa Kryeziu

Banorët e Zall Gjoçaj paditën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ministrin e Mjedisit Blendi Klosi dhe zyrtarë të lartë të kësaj ministria për lejimin e ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në zonën Lurë – Dea.

Banorët kanë paditur, Ministrin Blendi Klosi, kryetarin e Bashkisë Mat Agron malaj, Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit Edison Konomi, Drejtorin e Agjensisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, kompaninë  Seka Hydropower dhe Halit Kamberin, me detyrë specialist për hartimin e raporteve të ndikimit në mjedis.

Banorët ngrenë 7 akuza ndaj zyrtarëve dhe kompanisë; shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve, ndotje të ujit dhe tokës në zona të mbrojtura, shkatërrim të rrjetit të vaditjes, shkatërrim të ujësjellësit, shkatërrim prone dhe dhunim të varreve.

Dorëzimi i padisë në SPAK nga banorët e Zall – Gjoçaj në Mat, u bë përmes një proteste të organizuar virtualisht në Zoom të premten përpara zyrave të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Protesta virtuale, për shkak të pandemisë, u organizua përpara godinës së SPAK.  Aty ishte vendosur një monitor dhe çdo kush mund të futej në platformën Zoom, për të diskutuar ndërsa fjalimet transmetoheshin direkt.

Tauland Asllanaj, avokat i banorëve, tha se ata kanë të provuar të gjitha shkeljet që janë bërë me lejet e dhëna për ndërtimin e HEC-eve dhe dëmet e shkaktuara deri më sot përfshi ndërhyrje në mbi 2 kilometra me beton në zonë të mbrojtur. “Kanë arritur deri në atë pikë sa nga përdorimi i lëndëve plasëse kanë dhunuar varret, një vepër që jo vetëm ligjërisht, por edhe moralisht është shumë e dënueshme.” tha ai.

Avokati tha se veprat penale ishin kryer në bashkëpunim. Të kontaktuar nga BIRN për një koment mbi padinë Ministria e Mjedisit dhe zyrtarë të paditur nuk u përgjigjën.

Leja për HEC-et në Zall Gjoçaj u miratua në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por banorët e zonës dhe aktivist të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtyre HEC-eve me protesta dhe me një disa padi.

Në janar të këtij viti, Gjykata Administrative në Tiranë rrëzoi padinë e banorëve të Zall – Gjoçaj në Mat, që kërkonin anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në zonën Lurë – Dea.  Por Gjyqtari Bezart Kaçkini, në vendimin e marrë deklaroi se institucionet shtetërore kishin kryer shkelje, por proceduralisht nuk mund ta pranonte padinë. Banorët e kanë apeluar vendimin.

Ndërkohë një padi tjetër kundër një vendimi të ERE për të lejuar prodhimin e energjisë u pranua nga gjykata.

Sipas Raporti i vitit 2020 për numrin e hidrocentraleve në Ballkan, përgatitur nga organizatat ndërkombëtare mjedisore “RiverWatch” dhe “EuroNatur”, në total në Shqipëri janë planifikuar 724 hidrocentrale, ku 290 janë vënë tashmë në punë, ndërsa 24 HEC-e të tjera po ndërtohen dhe 410 të tjerë janë planifikuar për t’u ndërtuar. Në shumë projekte, ndërtimi i këtyre HEC-eve ka sjellë protesta nga komunitetet që prekeshin nga marrja e ujit.

Etiketa: AdministrativeAgron MalajaktivistAkuzaBallkanBanorëBIRNBlendi KlosiDEAErisa KryeziuEuroNaturGjykataGjykata AdministrativeHECKëshilli Kombëtar i TerritoritKorrupsionLigjMatMinistria e MjedisitMjedisMjedisitMonitorndotjepadiProtestaprotesteRaportiRiverwatchShpërdorim detyreshqipShqipëriSPAKVendimiZall Gjoçaj
Tjetri
Qindra protestues marshojnë në Tiranë për t’i thënë STOP dhunës seksuale

Beteja e pamundur e nënave të vetme për të siguruar një strehë në Tiranë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.