AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Strategjia e re e BE-së kundrejt Rusisë

Mark LeonardngaMark Leonard
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i BE-së dhe ai i Rusisë. Foto ilustruese: Getty Images.

Bashkimi Evropian nuk duhet të ngutet as për t’u angazhuar me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe as të shkaktojë një krizë diplomatike. Në vend që të lëkundet, BE-ja duhet të ndjekë një strategji “indiference parimore”.

Flamuri i BE-së dhe ai i Rusisë. Foto ilustruese: Getty Images.

Dekada pas Luftës së Ftohtë, Rusia mbetet armiku i përsosur, me një aftësi të pashoqe për të trazuar klasën politike të Evropës. Por intensiteti i debateve dhe emocioneve evropiane në lidhje me Rusinë maskon një unitet në rritje që duhet të mbështesë një qasje të re ndaj regjimit të presidentit Vladimir Putin.

Në mesin e viteve 2000, evropianët ishin thellësisht të ndarë në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë. Gjermania, e udhëhequr nga kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder, donte të kishte të bënte me të, ndërsa evropianët qendrorë dhe ata lindorë kërkonin frenim. Në sipërfaqe, debatet e sotme në lidhje me Nord Stream 2, një tubacion i diskutueshëm që do të dërgojë gazin rus direkt në Gjermani dhe persekutimi i Kremlinit ndaj udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny duket se po e forcon këtë ndarje të vjetër. Por realiteti është krejt ndryshe.

Evropa nuk ka më iluzione se Rusia është në një trajektore drejt demokracisë liberale që mund të përshpejtohet përmes angazhimit. Gjithashtu është edhe ideja që shtetet në vijën e zjarrit të Kremlinit janë në telashe vetëm për shkak të sjelljes së tyre provokuese.

Evropianët tani janë kryesisht të bashkuar në lidhje me nevojën për të frenuar Rusinë nga aventurizmi i mëtejshëm i huaj. Ata kanë mbajtur tre programe të ashpra sanksionesh pa ndërprerje pas pushtimit të Rusisë në vitin 2014 të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Për më tepër, shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake dhe kanë rënë dakord për masat e NATO-s për t’i bërë presion agresionit rus.

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet mbi Nord Stream 2, Evropa është gjithashtu më e bashkuar në politikën e energjisë. Në mesin e viteve 2000, vendet anëtare të BE-së ishin ishuj të izoluar energjie që duhej të përballeshin vetë me Rusinë. Sot ata janë pjesë e një tregu të integruar evropian energjie që mund të sigurojë furnizime me gaz për vende – përfshirë Ukrainën – që Kremlini i anashkalon. Kjo zvogëlon ndjeshëm ndikimin e Rusisë mbi vendet e Evropës Lindore.

Për më shumë se një dekadë, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë alternuar midis fazave të angazhimit dhe konfrontimit me Rusinë. Vizita e fundit në Moskë nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, ishte vetëm i fundit në një listë të gjatë përpjekjesh të dështuara për rivendosje të marrëdhënieve dhe kërkim të një bashkëpunimi më të thellë me Rusinë dhe nuk lë asnjë dyshim për mungesën e oreksit nga ana e Kremlinit për përpjekje të tilla. Por një përshkallëzim i mundshëm i sanksioneve të BE-së në përgjigje të trajtimit që Kremlini po i bën Navalny-t, rrezikon t’i japë Putinit armikun e jashtëm që atij i duhet për të shmangur vëmendjen nga problemet e tij të brendshme.

Putini ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë dhe po humbet kontrollin e tij mbi shoqërinë ruse. Si rezultat, Rusia po hyn në një periudhë rënie dhe kalbje politike. Popullsia e vendit po plaket, ndërsa të ardhurat reale të klasës së saj të mesme po bien. Putini nuk ka arritur të diversifikojë ekonominë dhe kërkesa globale për hidrokarbure do të vazhdojë të bjerë gjatë dekadës së ardhshme.

Për më tepër, Navalny është kundërshtari i parë politik kërcënues i Putinit. Navalny është më i ri, më i pashëm dhe më trim se Putini. Ai nuk është një liberal apo një internacionalist dhe ka ndërtuar një infrastrukturë komunikimi që Kremlini po lufton për ta kontrolluar.

Por është më shumë dobësia e sistemit të Putinit ajo që e bën Navalny të rrezikshëm. Navalny nuk është ende konkurrues me Putinin përsa i përket mbështetjes popullore, dhe ndoshta kurrë nuk do të jetë – megjithëse ai është sigurisht disidenti më i dukshëm për momentin.

Ndërkohë, disa liderë evropianë po bëjnë thirrje për aktivizëm më të madh të BE-së ndaj Rusisë. “Angazhues” si presidenti francez Emmanuel Macron janë përpjekur të rinisin dialogun me Kremlinin, ndërsa ata si presidenti lituanez Gitanas Nausėda favorizojnë sanksione më të ashpra. Por, përsëri, ky debat fsheh shkallën e konvergjencës brenda BE-së ndaj Rusisë.

Ndërsa Kina po bëhet më e fuqishme dhe e angazhuar globalisht, për Rusinë vlen e kundërta. BE-ja nuk duhet të ngutet as të angazhohet me regjimin e Putinit, as të detyrojë një krizë diplomatike. Në vend të kësaj, ajo duhet ta privojë Putinin nga e vetmja gjë që dëshiron: vëmendja politike. Pra, BE-ja duhet të ndjekë një qasje alternative. Quajeni “indiferencë parimore” ose “angazhim të ashpër”.

Si fillim, Evropa duhet të jetë e qartë për interesat e saj ndërsa forcon sigurinë e BE-së. Duke rritur aftësitë e tyre ushtarake, atë të kundërzbulimit, kibernetikës dhe energjisë, vendet anëtare të BE-së mund të përmirësojnë qëndrimin e Bashkimit në Rusi. Për më tepër, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bien dakord mbi një qasje të përbashkët ndaj Rusisë – duke e lënë Nord Stream 2 në pritje ndërkohë – në mënyrë që Putini të jetë më pak i tunduar të vërë njërin kundër tjetrit.

Një dimension i dytë i një qasjeje të tillë duhet të jetë kufizimi i politikës së jashtme të Rusisë. E vërtetë, sanksionet perëndimore dhe problemet e brendshme nënkuptojnë që Rusia aktualisht ka më pak para dhe vëmendje të tepërt për Bjellorusinë, Moldavinë, Ukrainën ose Armeninë. Por BE-ja sidoqoftë duhet t’i përgjigjet me forcë çdo provokimi dhe agresioni të Kremlinit. Përveç kësaj, vendet anëtare duhet të fillojnë të investojnë në partneritete ushtarake dhe sigurie me vende si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia dhe të shkëputin nisma të tilla nga çështja e zgjerimit të NATO-s. BE-ja mund të përfshijë gjithashtu Turqinë në një dialog mbi çështjet e sigurisë përsa i takon Rusisë dhe Detit të Zi.

Përmirësimi i koordinimit transatlantik mbi Rusinë do të jetë thelbësor. Gjestet e njëanshme e BE-së ndaj Kremlinit minojnë pozitën e saj si në Moskë ashtu edhe në Uashington dhe nuk kanë sjellë rezultate të mira.

Asnjë nga sa më sipër nuk do të thotë që BE-ja duhet të shmangë dialogun me Rusinë. Por kjo është më mirë të rezervohet për forume shumëpalëshe siç janë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ose Këshilli i Arktikut. Diskutimet me Rusinë – qoftë në lidhje me ndryshimet klimatike, vaksinat, apo vizat – duhet të jenë teknokratike, pa zhurmë diplomatike ose emocione që kanë karakterizuar përpjekjet e fundit.

Putini nuk ka më kohë. Nëse BE-ja përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe jo emocionale ndaj agresionit të presidentit rus, ajo duhet të jetë në gjendje të frenojë ndikimin e tij dashakeq pa ndihmuar përpjekjet e tij, për shembull, për të etiketuar Navalny-n si një agjent të huaj. Në mënyrë paradoksale, mënyra më e mirë sesi liderët evropianë mund të ushqejnë një oreks për një angazhim konstruktiv në Kremlin është të duken sa më pak të dëshpëruar për këtë. Le të vijë vetë Putini tek ata.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Russia Strategy Europe Needs

Etiketa: Alexei NavalnyBashkimi EvropianBEBIRNBorrelldialogEmmanuel MacronEvropagazGjeorgjiaGjermaniGjermaniaJosep BorrellKinaKremlinKremliniMacronMoldaviaNATOndarjeNdryshimet klimatikenismaParaProject SyndicatePutinRusiRusiasanksioneSHBAShtetet e BashkuaraTreguUkrainaUkrainëvizitaVladimir Putin
Tjetri
Ndërhyrjet e paligjshme rrezikojnë trashëgiminë e qytetit që mbrohet nga UNESCO

Ndërhyrjet e paligjshme rrezikojnë trashëgiminë e qytetit që mbrohet nga UNESCO

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.