AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

29 mijë të infektuar dhe 416 të vdekur nga pandemia në shkurt

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shqipëria mbylli muajin me numrin më të lartë të infektimeve dhe numrin më të lartë të viktimave që kur filloi pandemia e koronavirusit të ri,ndërsa qeveria duket e pavendosur të ndërmarrë masa të shtuara kufizuese.

Muaji shkurt shënoi një rekord të zymtë sa i përket numrit të infektimeve dhe të viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri, ndërkohë që masat shtesë të qeverisë të ndërmarra më 10 shkurt duket se nuk ndihmuan shumë. Sipas statistikave zyrtare, 29,040 shqiptarë ose 1 për qind e të gjithë popullsisë rezidente u sëmur me COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale u rrit me shpejtësi dhe po kështu edhe numri i viktimave.

Gjatë muajit janar, të sëmurët me COVID-19 ishin afro 20 mijë vetë dhe po kaq edhe në dhjetor. Mesatarja lëvizëse dyjavore e infektimeve të reja ka qëndruar në mbi një mijë që nga data 10 shkurt. Në atë ditë, qeveria shqiptare ndërmori masa shtesë, përfshirë vendosjen e ndalimqarkullimit nga ora 8 e mbrëmjes.

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë vetëm dy javë dhe nga gjithsecili kërkohet një sakrificë. Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh,” deklaroi në atë ditë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përgjatë dy javëve që pasuan, deri më 23 shkurt, afro 15 mijë shqiptarë të tjerë u sëmurën nga COVID-19 ndërsa pas përfundimit të periudhës dyjavore, numri i infektimeve ditore pësoi vetëm një rënie të lehtë.

Ndërkohë, java e fundit e shkurtit ishte edhe java më e trishtë për sa i përket të sëmurëve që nuk i mbijetuan dot sëmundjes. Sipas statistikave zyrtare, 130 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19, numri më i lartë i viktimave brenda një jave i regjistruar deri më sot.

Që nga fillimi i pandemisë, 107 mijë shqiptarë janë sëmurë nga COVID-19 nga të cilët, afro 70 mijë janë shëruar ndërsa 1796 pacientë kanë humbur jetën. Këto të dhëna përfshijnë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve sipas statistikave zyrtare.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020, pati 3,976 më shumë vdekje se sa në të njëjtin tremujor të një viti më parë. Shkaqet e rritjes së numrit të vdekjeve nuk dihen.

Etiketa: COVIDCOVID-19MasaNumri i vdekjeveOgerta ManastirliupandemiaQeveriaQeveria shqiptareRastet e infektimeveSHshqipShqipëriashqiptarevdekje
Tjetri
Pyetje-përgjigje për parajsat fiskale

Parajsat fiskale po sabotojnë zhvillimin e qëndrueshëm

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.