AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aksident në galeritë e Albchrome, plagoset një minator

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Miniera e Bulqizës | Foto : Sami Curri

Një minator, 51 vjeç, pësoi fraktura në këmbë gjatë punës në galeritë e kromit në Bulqizë dhe u përcoll për ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë. Kompania Albchrome tha se aksidenti ishte për “pakujdesinë e punonjësit”.

Miniera e Bulqizës | Foto : Sami Curri

Një minator u plagos të hënën në galeritë e menaxhuara nga Albchrome në minierën e Bulqizës. Policia e Dibrës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 12.40 dhe se “A.GJ, ishte plagosur gjatë punës”.

Një burim nga spitali i Bulqizës i tha BIRN se i plagosuri kishte dëmtime në këmbë, thyerje të kockave dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e identifikoi minatorin si Agron Gjeta dhe tha se ai ishte aksidentuar gjatë punës në sektorin e transportit të brendshëm. “Kërkojmë hetim serioz të aksidentit dhe kushteve të sigurisë teknike. Ky aksident i ndodhur në minierën e Albchrome, nuk është rast i rrallë, as i veçuar”, thuhet në reagimin e SMBB.

Kompania AlbChrome –pjesë e grupit Balfin, që është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës, fajësoi për pakujdesi minatorin e aksidentuar. “Në turnin e parë të punës në nivelin e 17-të të minierës të administruar nga AlbChrome në Bulqizë, gjatë procesit të lëvizjes së vagonëve, për shkak të pakujdesisë së punonjësit A. Gj, 51 vjeç, me profesion manovrues vagonësh (ndihmës elektrovozist), ky i fundit pësoi një lëndim të lehtë”, thuhet në reagimin e Albchrome.  Kompania Albchrome the se minatori i lënduar ka “frakturë të lehtë të pjesës së sipërme të këmbës së djathtë”.

Ky është aksidenti i pestë në dy muajt e parë të këtij viti në galeritë e Albchrome, ndërkohë që vetëm tre aksidente ishin raportuar gjatë gjithë vitit 2020.

SMBB akuzon kompaninë se ndërsa ka investuar për rritje të prodhimit, ka përkeqësuar kushtet e sigurisë. “Përkundrazi, rritja e prodhimit është rrezik i shtuar për punëtorët dhe koha po e tregon”, thuhet në deklaratën e SMBB.

Kushtet e sigurisë në galeritë e nxjerrjes së kromit në Bulqizë, janë problematike prej vitesh, ndërsa zona ka numrin e dytë në vend pas Tiranës për numrin e të vrarëve në aksidente në punë.

Pesë të vdekur dhe 28 të plagosur u raportuan gjatë vitit 2020 vetëm në minierat e kësaj zonë. Ndërkohë në fillim të vitit 2021 një person humbi jetën në galeritë e kontrolluara nga kompania “KACI – IF – 2012” shpk.

Etiketa: aksidentaksidenteAlbchromeBalfinBIRNBulqizëHetimMinatorMinieraMiniera e BulqizësPoliciaPunëPunëtorPunëtorërrezikSHsindikataTiranë
Tjetri
Spitali i Lezhës ‘hap dyert’ për pacientët me COVID-19

Spitali i Lezhës ‘hap dyert’ për pacientët me COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.