AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Apelit kthen për rigjykim tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Gjykata e Apelit në Shkodër riktheu për gjykim në Shkallën e Parë për shkak të problemeve procedurale çështjen e tjetërsimit të pronave në zonës e Ranës së Hedhun në Shëngjin, për të cilën mes 17 personave të dënuar është dhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Rana e Hedhun , zona bregdetare në veri të Shëngjinit | Foto nga : Wikimedia

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rikthyer për gjykim në Shkallën e Parë çështjen e tjetërsimit të pronave në zonës e Ranës së Hedhun në Shëngjin, për të cilën mes 17 personave të dënuar nga Gjykata e Lezhës është dhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe pritet që në ditët në vijim trupa gjykuese e kryesuar nga Vojsava Osmanaj të japë edhe vendimin e zbardhur.

Gjatë shpalljes së vendimit gjykata arsyetoi se gjykimi në shkallën e parë nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim. Po ashtu thuhet se gjatë gjykimit në shkallen e parë nuk është pranuar një kërkesë për kryerjen e aktit te ekspertimit.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ne muajin shtator të vitit 2020 shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te Rana e Hedhun në bregdetin e Shëngjinit.

Gjithashtu për shpërdorim detyre u dënua ish-nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi me 1 vit burg, ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka me 4 vite burg dhe ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala me 3 vite burg. Në total gjyqtari Ilir Perdeda dha 37.6 vite burg për 17 persona, nga 43.6 vite që kishte kërkuar prokurori Erjon Shehaj. Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm. Ndërkohë Lekë Frroku (pa lidhje familjare me ish-kryebashkiakun), një prej të dënuarve në shkallen e parë si organizatorë i tjetërsimit të pronave në një reagim në rrjetin social Facebook e ka konsideruar dënimin e shkallës së parë si vendim politik.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, tregoj qartë se çështja në Gjykatën e Lezhës ishte e paragjykuar. Ishte thjesht gjyq politik ndaj zyrtareve të PD dhe LSI. Një akuzë e kamufluar dhe një vendim i pa arsyetuar dhe pa mbështetur në prova ligjore”, shkroi Frroku.

Etiketa: BurgDosjaErjon ShehajFacebookFran FrrokajGjok NdokaGjykataGjykata e ApelitGjykata e LezhësGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimetLezhëLSIPDProkuroriRana e HedhunSHShëngjinShkodërShpërdorim detyreshtatorVendimVendimiVojsava Osmanaj
Tjetri
Gjyqtari Olsi Xhavella përballet në KPK me pyetje për pasurinë dhe profesionalizmin

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Olsi Xhavella

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.