AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidentit Biden i kërkohet ta zhvendosë Gjykatën Speciale në Kosovë

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Joe Biden. Foto: Wikimedia.

Ish-luftëtarë shqiptaro-amerikanë nga lufta në Kosovë në vitet 1998-1999 i bënë thirrje presidentit Joe Biden që të ndërhyjë për ta zhvendosur gjykatën e krimeve të luftës, që do të gjykojë ish-guerilët shqiptarë etnikë, nga Haga në Kosovë.

Presidenti amerikan Joe Biden. Foto: Wikimedia.

Shoqata Atlantike, një organizatë që përfaqëson shqiptaro-amerikanët që e përshkruajnë veten si “ish-ushtarë krenarë të UÇK-së, i dërgoi të mërkurën një letër presidentit të SHBA-së Joe Biden duke i kërkuar që të ndërhynte për ta zhvendosur në Kosovë gjykatën e krimeve të luftës Dhomat e Specializuara të Kosovës me qendër në Hagë”.

“Kosova është një vend sovran dhe duhet ta administrojë vetë drejtësinë dhe sistemin e saj gjyqësor”, thuhej në letër.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat do të gjykojnë ish-luftëtarë të UÇK-së për krime lufte dhe paslufte të kryera midis vitit 1998 dhe 2000, janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u ngritën në Hagë, nën presionin e mbështetësve të Kosovës në SHBA dhe BE, në një përpjekje për të parandaluar ndërhyrjen te dëshmitarët që ka dëmtuar gjykimin e mëparshëm të ish-guerileve të UÇK-së.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një përpjekje për të njollosur luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Ajo u bë edhe më e diskutueshme kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli, të dy figura të larta të UÇK-së gjatë luftës, u arrestuan dhe u dërguan në Hagë vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat.

Presidentja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, paralajmëroi në shkurt se përpjekjet e politikanëve të Kosovës për ta zhvendosur gjykatën nga Holanda në Prishtinë, ose për të falur këdo të dënuar prej saj, mund të ndikojnë në sigurinë e dëshmitarëve.

“Kjo sigurisht që do të vërë në rrezik jetën dhe sigurinë e njerëzve që kanë bashkëpunuar ose do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne. Ndryshime të tilla, sigurisht që do të kishin një efekt tronditës mbi dëshmitarët, të cilët mund të mos dëshirojnë më të paraqiten në gjykatë”, u tha Trendafilova diplomatëve evropianë.

Letra e Shoqatës Atlantike, e cila u shkrua për të përkuar me përvjetorin e fillimit të fushatës ushtarake të NATO-s kundër Jugosllavisë për t’i dhënë fund luftës së Kosovës në 1999, tha se “agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia”.

Ajo argumentoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të njëanshme sepse ato nuk do të gjykojnë serbë që “kryen krimet më çnjerëzore” dhe pretendoi se gjykata me bazë në Hagë “nuk po kërkon drejtësi, por rishikim të historisë”.

Duke i bërë thirrje Biden-it, letra risolli në kujtesë se si presidenti i SHBA-së dikur e quajti Thaçin, ish-udhëheqësin politik të UÇK-së i cili aktualisht është në paraburgim në pritje të gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, “Xhporxh Uashingtonin e Kosovës”.

Thaçi dhe të bashkë-akuzuarit e tij janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Etiketa: BEBidendëshmitarëDhomat e SpecializuaradiplomatGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjyqHageHashim ThaçiJoe Bidenkadri veseliKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftaLufteNATOparaburgimrishikimrrezikSerbiaSHBAUCK
Tjetri
Besnik Muci

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Arben Pasho

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.