AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

A duhet Vetëvendosja e Kosovës të bëjë opozitë në Shqipëri?

Agron DemingaAgron Demi
5 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti dhe Edi Rama.

Përfshirja në garën zgjedhore në Shqipëri, ku kryeministri i Kosovës bëhet opozitar i kryeministrit të Shqipërisë, po reflekton edhe në përçarje të mëtejme mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Albin Kurti dhe Edi Rama.

Pasi javën e kaluar u vendosën masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit, zyrtarë të qeverisë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje iu drejtuan Shqipërisë për fundjavë.

Thuajse të gjithë publikuan fotografi në rrjetet sociale në përkrahje të tre kandidatëve të pavarur për deputetë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Edhe pse zyrtarisht si të pavarur, tre kandidatët në qarqe të ndryshme zgjedhore kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, doli në fushatë zgjedhore në Shqipëri duke kërkuar vota për kandidatët për deputetë. Këtë fundjavë, muri i llogarisë zyrtare të kryeministrit Kurti u mbushë me postime në përkrahje të kandidatëve për deputetë në Shqipëri.

Përveç si opozitar në zgjedhjet e Shqipërisë, Albin Kurti ka marr disa herë qëndrim edhe sa i përket politikave zyrtare në Shqipëri. Kurti i doli në përkrahje protestuesve kundër prishjes së teatrit kombëtar në Tiranë, ndërsa aktivistë të Vetëvendosjes merrnin pjesë në mënyrë aktive në protesta. Para disa ditësh, Albin Kurti bëri thirrje për mbrojtjen e Lumit Vjosa në Shqipëri, ndërsa këtë fundjavë dy deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan protestave në Lezhë kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

E gjithë kjo po ndodhë në një kohë kur vendi është në fazën më kritike sa i përket menaxhimit të pandemisë, si dhe kur qeveria nuk ka prezantuar ende asnjë plan qeverisës.

Kosova ka shkallën më të ulët në rajon sa i përket vaksinimit të popullsisë. Falë programit COVAX, deri më tani në vend kanë mbërritur 24 mijë doza vaksinash, të mjaftueshme vetëm për vaksinimin e personelit mjekësor dhe një pjesë të qytetarëve të moshuar dhe me sëmundje kronike.

Ende pa arritur vaksinat e para, Shqipëria ka vaksinuar 500 mjekë kosovarë në Kukës me vaksinën AstraZeneka dhe Shqipëria u tregua e gatshme të merrte përsipër edhe vaksinimin e mësuesve. Ditë më parë kryeministri Edi Rama në fushatë bëri të ditur se ka marr një mesazh nga kryeministri Kurti, ku i kërkohej ndihmë në vaksinimin e mësuesve. Por qeveria e Kosovës u tërhoq dhe refuzoi vaksinimin e mësuesve, me arsyetimin se Shqipëria kishte vënë në dispozicion vetëm vaksinat kineze.

Por ky arsyetim i kryeministrit Kurti nuk u duk i besueshëm. Kina zë vendin e katërt sa i përket importeve që ka Kosova me vendet tjera, duke importuar rreth 300 milionë euro në vit, duke filluar nga barnat e deri te lodrat për fëmijë.

Më shumë se refuzim ndaj vaksinës kineze, kjo u pa si refuzim ndaj kryeministrit Edi Rama. Nëse kryeministri i Kosovës do të pranonte vaksinat e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë fushata opozitare e kandidatëve që ai mbështet në Shqipëri do të zbehej dukshëm. Nuk mundesh edhe t’i kërkosh ndihmë kryeministrit të Shqipërisë edhe të bësh opozitë në mënyrë të suksesshme.

Shqipëria zë vendin e 65-të në botë sa i përket shkallës së vaksinimit të popullsisë, me 257 mijë qytetarë të vaksinuar apo 9 doza të administruara për 100 banorë. Nga ana tjetër, Kosova ka vaksinuar në total më pak se 10 mijë qytetarë.

Ndërkohë që kryeministri Kurti dhe partia e tij janë pjesë aktive e fushatës zgjedhore në Shqipëri, qeveria e Kosovës ende nuk ka një plan qeverisës. Kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe tri javë nga fillimi i mandatit qeverisës dhe ende nuk e dimë se si do të përkthehet programi zgjedhorë në planin qeverisës katër vjeçar. Për më tepër, nuk është bërë asnjëherë e ditur se cilat janë përpjekjet e qeverisë për sigurimin e vaksinave, a do të vazhdojnë masat kufizuese edhe pas 18 prillit apo si do të përkrahen bizneset e prekura nga masat kufizuese.

Por, edhe sikur Kosova të mos kishte asnjë problem sa i përket menaxhimit të pandemisë, sikur të siguroheshin vaksinat për të gjithë qytetarët dhe sikur të kishim një plan të detajuar qeverisës, prapë se prapë pjesëmarrja aktive në zgjedhje në Shqipëri do të ishte gabim për secilën qeveri dhe parti të Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria janë partner natyral. Unë i takoj atij grupit njerëzish që për shumë vite kanë  përkrahur një bashkëpunim dhe integrim më të madh midis dy vendeve. Por metoda që ka zgjedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me Shqipërinë nuk ka të bëjë fare me thellim të bashkëpunimit, por me përçarje.

Kryeministri i Kosovës duhet ta trajtojë si homolog kryeministrin e Shqipërisë, e jo si një kundërshtar politik. Prej shumë vitesh, kryeministrat e Kosovës vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e bëjnë në Tiranë. Ashtu ka vepruar edhe Albin Kurti kur u zgjodh kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020, ku brenda javës u prit zyrtarisht në Tiranë. Mirëpo e njëjta nuk ndodhi edhe në mars të këtij viti kur Albin Kurti u rizgjodh kryeministër. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 Albin Kurti e ka vizituar Shqipërinë, por si përkrahës i kandidatëve opozitarë, e jo në një vizitë zyrtare.

Përfshirja e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të irritojë shumë qytetarë shqiptarë, ashtu siç irritoheshin qytetarët e Kosovës kur kryeministri i Shqipërisë fliste në emër të Kosovës.

Opozitarizmi partiak në Shqipëri nga kryeministri i Kosovës vë në rrezik edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Që nga viti 2000 midis Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar 66 marrëveshje. Nënshkrimi i marrëveshjeve është intensifikuar nga viti 2014, kur qeveritë e të dy vendeve filluan mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta, të cilat u përsëriten çdo vit. Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë mbetur vetëm në letër, por zbatimi i këtyre 66 marrëveshjeve do të afronte shumë më tepër të dy vendet.

Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të fokusohen në menaxhimin e pandemisë në Kosovë, sigurimin e vaksinave, rimëkëmbjen e ekonomisë, hartimin e planit qeverisës, së bashku me agjendën legjislative dhe agjendën e dokumenteve strategjike.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, qeveritë e të dy vendeve duhet të rifreskojnë grupet e punës për zbatimin e dhjetëra marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, si dhe të bashkëpunojnë më ngushtë në sigurimin e vaksinave për vaksinimin e popullsisë në të dy vendet.

Opinionet e shprehura në seksionin e opinioneve janë vetëm të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aktivistAlbin KurtiBIRNCOVAXdeputetdozaEdi RamaEurofotografifushatakandidatëtKinaKosovaKosovëKryeministri Edi RamamarrëveshjeMjekmjekëpandemiParaPartiapostimeProtestaPunëQeveriarajonRamarrezikRrjetet socialeSHshqipShqipëriShqipëriavaksinvaksinëvaksinimVetëvendosjeVjosaVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Dy punonjës policie dhe një qytetarë u plagosën pas një përplasje në Mamurras

Dy punonjës policie dhe një qytetarë u plagosën pas një përplasje në Mamurras

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.