AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia e Lezhës akuzohet se gjobiti kandidatin e pavarur në mënyrë selektive

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i Pavarur Iljaz Shehu në konferencë për mediat. Foto facebook i LVV në Tiranë.

Policia e Lezhës gjobiti për shkelje të rregullave kundër COVID-19 kandidatin e Vetëvendosjes në Lezhë Iljaz Shehu, i cili e cilësoi gjobën vijim të presioneve pas arrestimit të disa aktivistëve. Drejtori i Policisë argumentoi se protesta ishte e paligjshme.

Kandidati i Pavarur Iljaz Shehu në konferencë për mediat pas gjobës. Foto facebook i LVV në Tiranë.

Kandidati i Pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehu, është gjobitur nga policia për shkelje të masave anti COVID-19.

Gjoba me vlerë 5 milion lekë të reja për Shehun është vendosur për tubimin e zhvilluar me 11 prill para Komisariatit të Policisë në Lezhë në mbështetje 4 aktivistëve të arrestuar, pas protestës së zhvilluar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike ujit në Thirrë të Mirditës.

Gjoba e arsyetuar mbi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e grumbullimeve është e para e kësaj natyre në Lezhë edhe pse prej javësh partitë kryesore politike zhvillojnë tubime të ngjashme në shkelje të këtij urdhri.

Kandidati i Pavarur, Iliaz Shehu, e konsideroi  gjobën, në një konferencë për shtyp, selektive dhe përpjekje për presion. “Policia e Shtetit u përdor si mjet i pushtetit, duke më gjobitur dhe mua me vlerë 5 milion lekë të reja dhe kjo tregon se mbështetja jonë për qytetaret është e ndëshkueshme jo nga ligji, por nga ata qe kanë kapur institucionet, duke përfshire dhe policinë”, tha Shehu. Ai tha se ky ishte një presion i hapur ndaj LVV-së dhe nuk kishte lidhje me masat. “Kjo nuk do na ndalë aspak” tha Shehu në një reagim publik pas gjobës.

I pyetur nga BIRN në lidhje me gjobën Drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska tha ndër të tjera se protesta nuk kishte pasur leje të policisë. I pyetur nëse ishin gjobitur për protestë pa leje apo për shkelje të rregullave të vendosura kundër grumbullimeve drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska pretendoi se ishin të dyja. “Kanë protestuar pa leje para komisariatit të policisë duke shkelur patjetër edhe rregullat anticovid”, tha drejtori i Policisë së Lezhës Zef Laska. Ai nuk dha referenca ligjore për pretendimin e tij.

Ndërkohë i pyetur për selektivitetin e gjobës Drejtori i Policisë së Lezhës pretendoi se mitingjet e Partisë Socialiste, asaj Demokratike dhe LSI në Lezhë, edhe pse ishin me më shumë se 10 persona dhe për rrjedhojë të ndaluara me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk gjobiteshin pasi bëheshin me njoftim.

Ai dha si argument edhe se këto mitingje nuk ishin bërë para komisariatit të policisë. “Tjetër para policisë, tjetër në një shesh publik”, tha Laska, pa arsyetuar se cila ishte diferenca në shpërndarjen e COVID-19 në dy rastet. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësis, për ndalimin e grumbullimeve për shkak të COVID-19, nuk specifikon asnjë nga arsyet që dha Laska në lidhje me tolerimin e partive kryesore dhe gjobën ndaj kandidatit të pavarur.

Më herët gjatë këtij muaji në mënyrë po selektive dhe të pa arsyetuar Policia e Bulqizës gjobiti kandidatin e pavarur Elton Debreshi, ndërsa njëlloj nuk shpjegoi pse kandidatë të partive të mëdha nuk ishin gjobitur.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i mbështetur prej tyre Iliaz Shehu, ishin pjesë e protestës së banoreve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, pas të cilës u arrestuan organizatori dhe 4 aktivistë. Gjykata vendosi që ata të hetohen në gjendje të lirë.

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNBulqizëCOVIDCOVID-19DebreshiElton DebreshiFacebookGjykataHECIljazLezhëLSImbështetjeMirditënatyreParaPartisë SocialistePoliciaPolicia e ShtetitProtestaSangSHtubimeVetëvendosje
Tjetri
Mos nxito të linçosh patronazhistët

Mos nxito të linçosh patronazhistët

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.