AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Arrestohen dhjetë mbështetës të PD për përplasjen e përgjakshme në Elbasan  

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për shtyp më 22 prill 2021. Foto: LSA

Drejtori i Policisë, Ardi Veliu deklaroi se në makinën e bllokuar në Elbasan nuk janë gjetur prova për manipulime zgjedhore, por deklaroi se është “sekret hetimor” se kush nga palët përdori armët e para. Shpallet në kërkim Klement Xhaferri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për shtyp më 22 prill 2021. Foto: LSA

Policia e Shtetit shpalli arrestimin e dhjetë personave, anëtarë të asaj që po njihet si “grupi i mbrojtjes së votave” të Partisë Demokratike në Elbasan si dhe shpalli në kërkim Klement Xhaferrin, i dyshuar si mbështetës i socialistëve dhe si përgjegjës për përplasjen me armë në rrugët e Elbasanit të mërkurën, ngjarje që la një të vrarë dhe 4 të plagosur.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishte i përmbajtur në detajet mbi rrethanat e përplasjes, por theksoi se pretendimi i Partisë Demokratike se në vendngjarje ka prova për blerje votash nga ana e socialistëve, është i pavërtetë.

“Nga këqyrja e automjetit  tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor  nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës,” deklaroi Veliu.

Ai refuzoi pyetjet e shumta të gazetarëve mbi natyrën e konfliktit dhe pikëpyetjen se si ai u përshkallëzua në përplasje me armë, pavarësisht pranisë së lartë të forcave të rendit publik në vendngjarje.

Drejtuesi i fushatës së PD në Elbasan, Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se një grup mbështetësish të tij, të cilët i përshkroi si “ish-oficerë policie të ndershëm”, përbëjnë një strukturë që sipas tij synon “të mbrojë votën”.

Drejtuesi i fushatës së socialistëve në Elbasan, Taulant Balla i cilësoi këta persona si një grup paramilitarësh të armatosur.

Veliu deklaroi se nëntë persona persona, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, janë arrestuar të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim, ndërsa i dhjeti, Arbër Paplekaj, u arrestua i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i akuzuar se mbështet Partinë Socialiste në këto zgjedhje u shpall në kërkim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Veliaj deklaroi se në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash të qëlluara nga dy armë zjarri, por vetëm njëra prej tyre, ajo që besohet se është përdorur nga Arbër Paplekaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I përballur me pyetjet e gazetarëve, veçanërisht me pikëpyetjen se si Policia e Shtetit nuk arriti ta parandalojë ngjarjen edhe pse efektivët e saj ishin të pranishëm aty, Veliu i bëri thirrje palëve të mbështesin Policinë e Shtetit.

Sipas tij policia “nuk ka nevojë sot të përbaltet, të akuzohet apo të intimidohet, por ka nevojë për mbështetjen e të gjithë palëve.”

Aftësia e Policisë së Shtetit për të kontrolluar rrugët e Elbasanit është vënë në pikëpyetje nga prania e grupeve të ndryshme kriminale që veprojnë të patrazuar në qytet, ndërsa roli i Policisë së Shtetit si institucion i pavarur politikisht është vënë në dyshim gjatë viteve të fundit.

Etiketa: Ardi VeliuArjan HoxhaArmëblerjeelbasangazetarGazment BardhiParaPartisë DemokratikePDPoliciaPolicia e ShtetitsekretSHtargaTaulant BallaVrasjazgjedhje
Tjetri
Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë

Transparency International konsideron alarmuese databazën socialiste me patronazhistë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.