AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg të dyshuarit për blerje votash në Maqellarë

Gjykata e Dibrës caktoi masë sigurie arrest me burg për dy persona që u ndaluan tre ditë më parë në Maqellarë me dyshime se do të blinin vota. Të arrestuarit kanë mohuar akuzat.

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një makinë policie në qendër të qytetit të Peshkopisë. Foto:Sami Curri.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Dibër pranoi të shtunën kërkesën e prokurorisë pranë kësaj gjykate për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për dy të arrestuarit e datës 22 prill në Maqellarë.

Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku, i cili e shoqëronte atë u ndaluan nga mbështetës të Partisë Demokratike me dyshimet se do të blinin vota.  Në makinën me të cilën udhëtonin u gjetën 500 mijë lekë, fletëpalosje dhe lista me emra votuesish.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Dibër ngriti ndaj tyre akuza për veprat penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke lënë me masë sigurie arresti me burg të dy personat e arrestuar.

Avokati mbrojtës Halil Zhuka, tha për mediat se nuk kishte prova që personat e arrestuar të kenë kryer këtë vepër penale dhe cilësoi të padrejtë masën. “Personat në hetim deklaruan se nuk e kanë kryer veprën penale që akuzohen sepse janë kapur në makinë, nuk kanë qenë në kryerje e sipër dhe as ka prova që i implikojnë për veprën penale.” tha avokati.

Mbështetësit e PD bllokuan makinën për afro një orë, deri në mbërritjen e policisë dhe prokurorit, që më pas ka bërë shoqërimin e personave që ndodheshin brenda saj. PD akuzoi dy të ndaluarit se do blinin vota për kandidatin e Partisë Socialiste Melaim Damzi, broshurat e të cilit u gjetën në makinë.

Në një deklaratë për mediat Partia Socialiste e Dibrës, mohoi akuzat, ndërsa pretendoi se blerësit e dyshuar nuk ishin aktivistë të saj, por të LSI. Ndërkohë mësohet se drejtuesi juridik në Bashkinë Bulqizë, Denis Xholi është pezulluar nga puna “derisa drejtësia të japë fjalën e saj”.

Ndërkohë të shtunën policia njoftoi procedimin penal për 5 mbështetës të Partisë Demokratike që kanë bllokuar dhe ushtruar kontroll në makinën e një punonjëse të Postës së Shqipërisë. Mbështetësit e PD-së pretenduan se punonjësja kishte para për të blerë vota, por në makinë nuk është gjetur asnjë material i dyshimtë. Punonjësja e postës kallëzoi në polici postobllokun.

Etiketa: aktivistAkuzaArrestblerjeBurgDenis XholiDrejtësiaGjykataGjyqHetimKorrupsioniLSIMASMelaim DamziParaPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDpoliciPoliciaProkuroriaPunashqipVotazgjedhje
Tjetri
Tirana, qarku ku historia është shkruar barazim

Tirana, qarku ku historia është shkruar barazim

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.