AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prani bezdisëse e personave të paautorizuar nëpër qendra votimi në Durrës

Geri EmiringaGeri Emiri
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qytetar duke vendosur gishin në pajisjen e identifikimit elektronik në Durrës më 25 prill 2021. Foto: Geri Emiri

Makina luksoze që hyjnë e dalin nga oborret e shkollave, përfshirë makina pa targa dhe tipa me syze dielli e pa lidhje të dukshme me procesin zgjedhor nuk i ndaluan durrsakët të marrin pjesë në votime në masë.

Një qytetar duke vendosur gishin në pajisjen e identifikimit elektronik në Durrës më 25 prill 2021. Foto: Geri Emiri

Selim Tota la qendrën e votimit brenda Shkollës “Bajram Curri” si asnjëherë më parë. Me maskë dhe pasi dezinfektoi duart, burri që ka votuar me dhjetëra herë ju përshtat masave anti-COVID dhe fletës së re të votimit, ku numrat kanë zëvendësuar togfjalëshat.

“Duke i krahasuar me zgjedhjet e së kaluarës, këto duken më të avancuara edhe fushata është bërë siç duhet. Ka qenë fushatë më e qetë dhe më e organizuar”, komenton 73 vjeçari që jeton në zonën e Plazhit në Durrës.

Deri në mesditë trendi në qendrën e votimit sipas drejtuesve të komisioneve ishte drejt rritjes së pjesëmarrjes.

“Ka shkuar mirë, duke respektuar masat anti-COVID, futen nga dy persona brenda dhe celularët lihen tek dera sepse nuk lejohet”, shpjegoi për BIRN Florja Xhaja, kryetare e komisionit në Qendrën e Votimit 1408/3.

Për Selim Totën qytetarët janë emancipuar për të shkuar drejt kutive të votimit. “Edhe njerëzit janë të impenjuar për të kuptuar se si duhet të veprojnë për ndryshimin, ndryshe nga herët e tjera”, komenton burri.

“Durrësi është ndër qytetet që e kanë pjesëmarrjen e lartë, 5-7% më e lartë sipas KQZ-së në të njëjtën orë krahasuar me zgjedhjet e fundit”, shpjegoi për BIRN Rigels Xhemollari, drejtues i Organziatës Jo-qeveritare Qëndresa Qytetare, e cila ka vëzhguesit e saj në qendrat e votimit.

Qarku i Durrësit ka 359 mijë votues dhe përveç bashkisë Durrës, përfshin edhe Krujën dhe Shijakun. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14, pjesëmarrja ishte rreth 34%, gjë që sugjeron se deri në fund të ditës, pjesëmarrja do të jetë më e lartë se sa ajo e katër viteve më parë.

Qarku i Durrësit përgjatë zgjedhjeve ka sjellë surpriza për partitë politike. Ai nxjerr 14 mandate dhe rezultatet në zgjedhjet e kaluara kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar. Në vitin 2009 Partia Demokratike korri në fitore të thellë, përmasat e të cilës i përsëriti Partia Socialiste në vitin 2017.

Në zgjedhjet e 25 prillit është përfshirë pajisja elektronike e për identifikimin e zgjedhësve përmes gjurmës së gishtit. “Pajisja elektronike e identifikimit na e ka lehtësuar punën për identifikimin e zgjedhësve”, shpjegon Shkëlzen Zhiti, kryetar i komisionit në qendrën e votimit 1408, në Plazh.

Durrësi është edhe qarku më i debatuar për sa i përket lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar, me grupe kriminale që dukshëm janë lidhur në zgjedhjet e viteve të shkuara me të dyja krahët e politikës shqiptare.

Qetësia përpara ditës së zgjedhjeve u prish në orët e vona të së shtunës kur Policia e Durrësit arrestoi në kushtet e flagrancës dy persona që sipas saj ishin duke blerë vota në një fshat të Durrësit.

Gjatë kontrollit në automjet policia i gjeti dy burrave 28 zarfe me nga 5 mijë ose 10 mijë lekë, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës, si edhe u gjetën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Teksa situata duket më e përmbajtur dhe e qetë në qendrat e votimit brenda qytetit, në periferi paraqitet një panoramë krejt tjetër. Zgjedhësit në zonën e Shkozetit dhe Ish-Kënetës duhej të parakalonin në një tunel njerëzor që niste nga portat e shkollave deri në qendrën e votimit.

Në oborrin e Shkollës 9-vjeçare Isuf Ferra në Nishtulla, që përfshihet në zonën e Shkozetit në Durrës, hynin e dinin automjete luksoze, teksa një pjesë edhe pa targa qëndronin të parkuara në oborr. Djem dhe burra me syze dielli, telefona në duar e rroba të errëta, pa ndonjë lidhje me procesin zgjedhor qëndronin në këmbë përgjatë gjithë rrugicës.

“Ka pasur persona të paautorizuar të pranishëm në ambientet e votimit. Këta ndikojnë, marrin njerëz i dërgojnë për të votuar, i bëjnë gjeste, fotografojnë votuesit edhe njerëzit frikësohen”, komenton Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.

“Është mjet presioni për të kontrolluar votën dhe cenuar lirinë e votës, që janë të drejtat themelore”, përfundon ai.

Brenda qendrave të votimit në Nishtulla nuk mungojnë as materialet elektorale. Një fletë-shembull si e votimit, me ngjyrat e Partisë Socialiste dhe e plotësuar si udhëzues, qëndronte përtokë duke udhëzuar vendosjen e x-it tek numri 12 – Partia Socialiste dhe tek numri 7 – Kandidati Lefter Koka.

Komisionerët brenda qendrës raportojnë për një situatë të qetë dhe nën kontroll. “E kemi hapur që në orën 7. Kishte interes nga qytetarët dhe deri më tani kanë votuar 113 persona nga 578 që janë në listë”, shpjegoi për BIRN Nexhmije Kërpaçi, kryetare e komisionit në qendrën e votimit 1408/3, Shkolla Isuf Ferra, Nishtulla.

“Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2019 pjesëmarrja është më e lartë”, shton ajo.

Dhurata Elezi është ulur në oborrin e Gjimnazit Dom Nikoll Kaçorri në Ish-Kënetë dhe po pret kunatën e saj. Teksa pret me kunatin, duket entuziaste pas votimit.

“Me zor e kam pritur këtë ditë, Insha’Allah të fitojë ai që dëshirojmë”, tregon gruaja me zell.

“Kam 20 vite që kam ardhur në zonën e ish-Kënetës dhe nga sa mbaj mend, votimi i sotëm më është dukur shumë mirë, me rrallë, emrin në listë dhe çdo gjë”, shton ajo.

Brenda KZAZ-ve përqendrimi i qytetarëve në korridoret e ngushta të kopshteve dhe shkollave ishte i lartë, duke shkelur çdo masë anti-COVID, ndryshe nga sa ndodhte brenda qendrës së votimit.

Vëzhgues nga organizata jo-qeveritare i thanë BIRN në kushtet e anonimatit sepse nuk mund të prononcoheshin përpara publikmit të raportit të monitorimit, se janë evidentuar raste të fotografimit të votës në zonën e Plazhit në Durrës dhe të votimit familjar në fshatra.

Ata shtuan se pajisja për identifikimin e elektronik të zgjedhësve në një pjesë ka paraqitur probleme, duke printuar fletët me paqartësi për shkak të mungesës së bojës apo vijave të çrregullta mbi letër.

“Ka pasur probleme si përdorimi i telefonit nga komisionerët dhe votim familjar referuar Durrësit”, konfirmoi për BIRN edhe Rigels Xhemollari, referuar raportimeve të vëzhguesve të Qëndresës Qytetare në Durrës.

Pas Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim që vizitoi Shijakun, në Durrës mbërriti Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Dunkan Norman.

“Zgjodhëm Durrësin sepse është e rëndësishme që ndërkombëtarët të shihen, të jenë prezent dhe të monitorojnë. Ne si ambasadë britanike kemi 8 skuadra që po monitorojmë”, u shpreh ambasadori për mediat.

Etiketa: BajramBIRNCOVIDDom Nikoll KaçorriDurrësfitorefushataIlir MetakomisionerKQZKrujëkryetarKZAZLefter KokaLokaleMakinaMASMetaPartiaPartia DemokratikePartia SocialisteplazhPoliciaPolicia e DurrësitPunëQëndresa QytetareRigels XhemollarishkollashqiptaretargaVëzhguesitVotavotimVotimiVotuesvotuesitYuri KimZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
‘Qendra e votimit më e mirë në Shqipëri’: aty ku komisionerët pinë Red Bull

‘Qendra e votimit më e mirë në Shqipëri’: aty ku komisionerët pinë Red Bull

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.