AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg policinë e akuzuar për ngacmim seksual të një të miture

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjësi i policisë gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Elvis Hila

Gjykata e Lezhës la në burg një oficer policie i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare. Oficeri ka mohuar akuzat dhe pretendon se i është ngritur kurth.

Punonjësi i policisë gjatë shoqërimit në gjykatë. Foto:Elvis Hila.

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg efektivin e policisë Kol Kola i cili u arrestua të martën, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 62-vjeçari mësohet të ketë thënë se ngjarja është e inskenuar dhe se nuk e ka ngacmuar të miturën.

Po pavarësisht pretendimeve të policit, referuar provave të paraqitura nga prokurori Arben Agovi, gjyqtarja Elsa Ulliri e cilësoi të ligjshëm arrestimin e policit dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Në seancën gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë jashtë ambienteve të gjykatës nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i policit, ndërsa gjatë hyrjes dhe daljes në gjykatë 62-vjeçari mbante një kapuç në kokë dhe maskë.

Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë u arrestuar nga shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), pas urdhër ndalimit që kishte vendosur prokuroria. Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se “punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim”.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa dhe menjëherë ka bërë kallëzim, duke rrëfyer atë çfarë i kishte ndodhur. Nisur nga kallëzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

I dyshuari ka pranuar faktin se e ka marrë 13-vjeçaren në makinë, por pretendoi se ajo i kishte kërkuar ndihmë për ta çuar tek një banesë në Lezhë.  Kol Kola është pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.

Etiketa: Arben AgoviArrestArrest me burgBurgElsa UlliriElvis HilaGjykataGjykata e LezhësGjykatëGjykatësGjyqkomunitetLezhëMASngacmim seksualProkuroriProkuroriaSHtë mitur
Tjetri
Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.