AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fitimet e bankave lulëzojnë pavarësisht krizës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke pritur në rradhë pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë më 3 Prill 2020. Foto: LSA

Bankat në Shqipëri realizuan fitime të bollshme prej 40 milionë eurosh gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke demonstruar aftësi për të fituar para pavarësisht krizës më të rëndë ekonomike që ka goditur vendin në dy dekada si pasojë e pandemisë COVID-19.

Qytetarë duke pritur në rradhë pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë më 3 Prill 2020. Foto: LSA

Bankat në Shqipëri shënuan një tremujor të artë këtë vit pasi provigjionet për kreditë e këqija u reduktuan si pasojë e ndryshimeve rregullatorë kundër pandemisë ndërsa të ardhurat iu rritën e shpenzimet për interesa u ulën. Të dhënat statistikore të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto për periudhën janar-mars 2021 ishin 4.8 miliardë lekë (40 milionë euro), me një rritje prej gati 2.5 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, koha kur pandemia e koronavirusit sapo kishte filluar. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fitimeve ishin si pasojë e çlirimit të rezervave nga ulja e kredive të këqija por edhe të ardhurat nga aktiviteti i zakonshëm i bankave si huadhënia apo shërbimet e tjera, pësuan rritje mbresëlënëse pavarësisht krizës. Të ardhurat nga interesat u rritën me 3% duke arritur në 12.7 miliardë lekë ndërsa shpenzimet për interesa, pra interesat që bankat paguajnë për depozitat e qytetarëve apo hua të tjera, u reduktuan me 14% duke rënë në 1.76 miliardë lekë.

Edhe të ardhurat e tjera, ku përfshihen të ardhurat nga komisionet e shërbimeve, pësuan një rritje dramatike prej 65%, por këto të ardhura përbëjnë një pjesë jo të madhe të të ardhurave të zakonshme të bankave.

Bankat dolën pa shumë dhimbje nga viti 2020, vit në të cilin ekonomia shqiptare e familjeve dhe bizneseve pësoi goditjen më të rëndë në dy dekada si pasojë e pandemisë. Rreth 43 mijë shqiptarë mbetën të papunë ndërsa bizneset dhe familjet u detyruan në masë të gjerë të kërkojnë shtyrje në kohë të pagesave të kësteve të kredive. Bankat u lejuan nga Banka e Shqipërisë që të bëjnë riskedulime të tilla kredish pa i klasifikuar ato si kredi të rrezikuara, të tilla që kërkojnë rezerva kapitale. Kjo gjë bëri që bankat praktikisht të rrisnin volumin e kredisë në bilancet e veta (për shkak të mosshlyerjes së zakonshme), duke sjellë edhe të ardhura shtesë nga interesat.

Bankat patën gjithashtu lehtësinë që të ulnin edhe më tutje pagesat për interesat e depozitave me apo pa afat, ndërsa depozitat u shtuan për shkak se qytetarët nuk kryen shpenzimet e zakonshme gjatë muajve të mbylljes nga pandemia. Rrjedhimisht, fitimet e bankave u rritën, në një kohë kur pjesa tjetër e ekonomisë u përball me pasojat e krizës.

Bankat nuk janë aktivitetet e vetme ekonomike që dolën të paprekur nga kriza. Kuptohet që industria e shërbimeve mjekësore ka lulëzuar me shpejtësi për të plotësuar kërkesën e rritur nga qytetarët e sëmurë me COVID-19.

Efekte pozitive afatgjata

Kriza e koronavirusit të ri duket se do të jetë pasoja pozitive afatgjata si për bankat, ashtu edhe për qytetarët.

Ndërsa vendi u mbyll dhe bankat filluan të punojnë me orar të kufizuar, një numër i lartë klientësh e pa si të domosdoshme të kalojë në shërbimet bankare online, shërbime që ishin të pranishme edhe para krizës, por që përdoreshin në masë relativisht të kufizuar nga qytetarët.

Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se volumi i transaksioneve bankare të kryera përmes internetit pësoi një rritje me 72% gjatë vitit 2020 ndërsa numri i transaksioneve u rrit me 50%. Edhe përdorimi i kartës apo i pagesave me kartë në pikat e pagesave me kartë POS, pësuan rritje, por në masë më të ulët. Gjatë vitit të kaluar pati gati 2.3 milionë pagesa me kartë me rritje 19% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Etiketa: BankatCOVIDCOVID-19EkonomiaEkonomia shqiptareEurohuakrediKrizaMASMjekmjekëpandemiaParapasojaSHshqipShqipërishqiptareShtyrje
Tjetri
KPA pranon prova të reja në procesin ndaj prokurorit Anton Martini

KPA kërkon më shumë të dhëna për denoncimet ndaj Anton Martinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.