AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Guroret e Tomorrit kthehen në burim aksidentesh të rënda për punëtorët

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eskavatorë duke gërruar për pllaka guri, Mali i Tomorrit. Foto: Lindita Çela/BIRN

Subjektet e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ dhe atij të mermerizuar në malin e Tomorrit konsiderohen aktivitete me rrezik mjaft të lartë për aksidentet në punë.

Një ekskavator duke gërmuar për pllaka guri në Malin e Tomorrit. Foto arkivë/ BIRN

Në orët e para të 14 prillit, zhurma e helikave të një helikopteri prishi qetësinë e zakonshme të mëngjesit në qytetin e vogël të Çorovodës, 172  kilometra në jug të Tiranës.

Mjeti i ndihmës së parë, që fluturonte nga kryeqyteti, u ul në fushën e stadiumit të Çorovodës për të evakuuar një punëtor të aksidentuar, i cili ishte plagosur në këmbë gjatë punës në një nga subjektet e nxjerrjes së gurit në Grykën e Dëvrisë.

Për të plagosurin ishte kërkuar fillimisht ndihma e spitalit të qytetit, por kur mjeku i urgjencës konstatoi gjendjen e pacientit, ai kërkoi menjëherë ndërhyrjen e helikopterit për ta transferuar në Tiranë.

Mjeku Agron Veizaj kujton se ishin njoftuar rreth orës 10:00 të mëngjesit nga një telefonatë në numrin e urgjencës, që një punëtor guroreje ishte aksidentuar në gjymtyrët e poshtme.

“Është konstatuar se i riu rreth 35-vjeç kishte dëmtim të rëndë të njërës këmbë dhe rrezikonte që ta humbiste, nëse nuk merrte ndihmën në kohë, ndaj është bërë urgjentisht dërgimi i tij drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter,” tha Veizaj.

Aksidenti i 14 prillit nuk është një rast i izoluar në Skrapar. Tre javë më herët, më 3 prill, një tjetër punëtor 45 vjeç nga Çorovoda humbi jetën në punë e sipër, si rezultat i shkëputjes së një masivi shkëmbor në gurore.

Sipas autoriteteve, sektori minerar është një aktivitet i rrezikshëm me dhjetëra aksidente të  regjistruara gjatë dekadës së fundit; megjithatë, për shumë banorë të zonës, punësimi në gurore mbetet alternativë e vetme për mbijetesë përtej emigrimit.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Berat i tha BIRN se në pesë vitet e fundit, 2015-2020 janë raportuar 38 aksidente në punë në qarkun e Beratit dhe aktiviteti i nxjerrjes së gurit është ai me rrezikshmërinë më të lartë.

“Në këto aksidente, 38 punëmarrës janë lënduar dhe 4 prej tyre kanë humbur jetën,” tha Mimoza Gërmënji, përgjegjëse e Sektorit të Inspektimit.

“Punëmarrësit me humbje jete janë raportuar në subjektet e minierave, prodhimit, ndërtimit e shërbimeve,” shtoi ajo.

Gërmënji thekson se këto subjekte janë me rrezik të lartë dhe vazhdojnë të jenë të tillë megjithë kontrollet e ushtruara, përmirësimin e kushteve të punës nëpëmjet mjeteve mbrojtëse, ligjit të përmirësuar për sigurimin e jetës së çdo punëtori apo ndërgjegjësimin e administratorëve për të zbatuar ligjet.

“Subjektet me aktivitet minierat e karrierat e përpunimit të gurit janë subjektet me rrisk të lartë dhe janë prioriteti ynë për kontrolle dhe rikontroll të herë pas hershëm,” tha ajo .

Belul Çela, kryeplaku i fshatit Gostënckë thotë se puna me gurin është “luftë” me malin dhe risku është gjithmonë prezent në këtë lloj aktiviteti minerar.

“Për aksidente dëgjojmë shpesh, por ajo është punë me gurin, është punë që i merr malit atë që ka më të shtrenjtë, gurin, dhe shkëputja ka vështirësi, ka rrezik në çdo moment,” theksoi ai.

Gostëncka është një nga fshatrat ku punohet për nxjerrjen e gurit të mermerizuar. Në këtë zonë,  toka bujqësore është e pakët, ndaj blegtoria dhe puna në gurore janë mundësitë e vetme për mbijetesë.

“Ata që ikën në emigrim, nuk u kthyen më pas, ne që ngelëm kemi pak mundësi dhe puna në gurore është e vetmja mënyrë për të siguruar bukën për familjen,” tha Çela.

Iliri, një i ri nga fshati Gostënckë, i cili punon në një nga subjektet e nxjerrjes së gurit në zonën e Dëvrisë, shprehet se nëse do të rikthehej pas në kohë, nuk do ta zgjidhe përsëri këtë profesion të vështirë.

“Nuk është punë thjesht e vështirë, është sfilitëse në disa momente të veçanta dhe stresuese, pasi një moment nuk është i ngjashëm me tjetrin, sepse asgjë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë,” tha 35-vjeçari.

Iliri shpjegoi se ka provuar të emigrojë, por përpjekja për të ndërtuar një jetë jashtë vendit s’ka shkuar sipas parashikimeve të tij. Pas rikthimit në fshat, pesë vite më parë, gurorja ishte e vetmja mundësi për mbijetesë

“Fillimisht mendova që të investoja në blegtori, por lekët nuk mjaftuan dhe zgjodha punën në gurore, duke e ditur se ajo është e vështirë, por nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër,” tha ai.

“Edhe pse pajisjet mbrojtëse nuk na mungojnë, jo gjithmonë të mbrojnë,” shtoi Iliri, ndërsa theksoi se “guri hiqet nga mali dhe normale që ka rrezik.”

Nazmi Dani, 74 vjeç, e ndan jetën mes qytetit të Poliçanit dhe fshatit Novaj, ku banonte dikur.  Vite më parë ai ka punuar në aktivitetin e gurit në zonën e Novajt dhe pasi nuk mundi të punonte dot më, vendin e punës ia la të birit.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër, as në Novaj, as kur erdhëm në Poliçan, se as këtu punë nuk ka,” thotë i moshuari.

Dani kujton se përpara se të hapeshin aktivitetet komerciale minerare, banorët e Bogovës i përdornin rrasat e gurit për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

Shkëlqim Qato, një bashkëfshatar i tij 77 vjeçar nga Novaj thekson se puna në gurore ka qenë vazhdimisht një burim aksidentesh për banorët e zonës.

“Është punë me gurë ajo, nuk të bën vetëm duart me kallo, por merr edhe jetë, të plagos apo të lëndon,” tha Shkëqimi.  “Gati çdo vit guri merr jetë njerëzish, apo të plagosur,” përfundoi ai.

 

Etiketa: aksidenteAksidentetAksidentet ne puneBanorëBeratBIRNblegtoriBlegtoriaGuroreGuroret ne TomorrInspektoriati Shteteror i PunesInspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve ShoqëroreMaliMjaftParaPunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorërrezikSHSkraparTiranëToka
Tjetri
Aksident  në minierë, asfiksohen tre minatorë në galeritë e Martaneshit

Aksident  në minierë, asfiksohen tre minatorë në galeritë e Martaneshit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.