AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I zhdukur prej tre ditësh, gjendet i vrarë Endri Mustafa

Emi KalajangaEmi Kalaja
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin ku u gjet viktima. Foto:Emi Kalaja

Viktima Endri Mustafa, 32 vjeç ishte zhdukur prej tre ditësh. Ai u gjet i vrarë buzë Liqenit të Shkodrës, ndërsa dyshohet se është viktima e rradhës e luftës mes grupeve të ndryshme kriminale në Shkodër.  

Policia në vendin ku u gjet viktima. Foto:Emi Kalaja

Një 32-vjeçar u gjet i vrarëtë hënën  buzë Liqenit të Shkodrës. Viktima Endri Mustafa ishte zhdukur prej tre ditësh dhe të afërm të tij kishin denoncuar zhdukjen pa gjurmë.

“Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri”, njoftoi policia.

Pranë viktimës u gjet një pistoletë, ndërsa burime të policisë thanë se ai ishte qëlluar pesë herë.

Mustafa kishte precedentë të mëparshëm penalë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për përfshirjen në një grabitje. Nga personat e arrestuar bashkë me Mustafën, për armëmbajtje pa leje në vitin 2016, janë vrarë në atentat në mars 2019 edhe vëllezërit Astrit e Brahim Bilali.

Krimi dyshohet se është vijim i përplasjeve mes të ashtuquajturave grupeve “Bajri” dhe “Lici” në Shkodër, që ka shkaktuar gati 10 viktima, që prej fillimit të përplasjeve në qershor 2017 pas një atentati me eksploziv ku u plagosën 7 persona.

Vrasjet u pasuan me ekzekutimin e ish-oficerit të policisë Boran Berçama dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, zhdukjen e dy personave dajë e nip, vrasjen e Fatbardh Licit i dënuar më herët për vrasje, dhe krime të tjera për të cilat ende nuk ka autorë të ndaluar apo të akuzuar.

Një operacion i policisë dhe ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çoi në arrestimin dhe më pas ndjekjen penale për një sërë veprash të të ashtuquajturve anëtarë të grupit “Bajri”, rezultoi një dështim pas dy vjetësh hetime. SPAK që trashëgoi dosjet e Krimeve të Rënda vendosi se nuk kishte prova për organizatë kriminale.

Të arrestuarit që u akuzuan fillimisht për vrasje dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh, u dënuan për organizim bastesh në fund të vitit 2020 dhe shumica e tyre janë tashmë të lirë.

Etiketa: AMAArmëatentatAtentatiBajriBilaliGrabitjehetimeKrimekrimiLiciNarkotiknarkotikëoperacionorganizatë kriminalePoliciaSHShkodërSPAKTrafikviktimavrasje
Tjetri
Në Ballkanin e papërgatitur, tërmetet janë më vdekjeprurës

Dubrovniku dikur donte më pak turistë. Po tani?

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.