AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar – Migena Laska– Gjykata e Tiranës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska do të përballet të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.Gjyqtarja Migena Laska e Gjykatës së Tiranës do të përballet të martën më 18 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.

Migena Laska përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Kurbinit. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Migena Laska nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, gjyqtarja Migena Laska deklaronte pasuri me vlerë 5.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 20.4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, gjyqtarja Laska deklaron familjarisht likujditete bankare prej 15.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 3.4 milionë lekë si dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 1.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën 2006-2016 kapin vlerën e 17.4 milionë lekëve, nga të cilat gati 51% kanë si burim pagën si gjyqtare të Znj. Laska, 36% burojnë nga të ardhurat e bashkëjetuesit dhe 13% nga interesat e bonove të Thesarit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Gjyqtarja Migena Laska deklaron gjatë viteve shtim të likuiditeteve cash me burim nga interesat e bonove të thesarit si dhe nga kursimet nga paga, një pjesë e së cilave janë pakësuar ndër vite  si burime për blerje asetesh.

Në vitin 2016, subjekti deklaron se në zbatim rigoroz të ligjit të vetingut, i ka depozituar të gjitha kursimet cash ndër vite me vlerë totale 25,533 euro në llogarinë e saj bankare. Megjithatë, gjendja e deklaruar cash deri me datë 31.12.2016 rezulton më e ulët sesa vlera 25, 533 euro; me pamjaftueshmëri burimesh në vitin 2016 në shumën 601,218 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një dhuratë në cash nga bashkëjetuesi si dhe deklarimet mbi një kontratë porosie për ndërtimin e një apartamenti nga kompania “Lura” sh.p.k.

Më konkretisht në vitin 2014, subjekti i rivlerësimit deklaron dhuratë në cash nga bashkëjetuesi në vlerën 24,000 euro, me burim nga shitja e një apartamenti në vitin 2014 si dhe kursime të tjera që i dispononte vetë dhuruesi në llogarinë e tij bankare.

Ndërsa në vitin 2015 deklarohet pagesa e këstit të dytë prej 10,000 eurosh për një kontratë porosie të lidhur në vitin 2014 me subjektin Lura sh.p.k për ndërtimin e një apartamenti. Vetë kontrata e porosisë si dhe pagesa e këstit të parë nuk rezultojnë të jenë deklaruar më parë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBashkëjetuesiBIRNblerjeBrunilda BekteshiEuroFirdes Shuliflamuj të kuqGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliMigena LaskaPasuri të paluajtshmepasuriaraportreporterreporter.alSHSkedaSuela ZheguTiranë
Tjetri
Policia plagos të dyshuarin si roje parcele kanabisi

Policia plagos të dyshuarin si roje parcele kanabisi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.