AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I riu i plagosur nga policia në gjendje të rëndë në Tiranë, SHÇBA shfajëson efektivin që e qëlloi

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të policisë gjatë aksionit në Gjorgoz, Fier. Foto: Valbona Davidhi

Shërbimi për Çështjet e Brendshme i Ministrisë së Brendshme shfajësoi paraprakisht Policinë e Shtetit për plagosjen e një 29-vjeçari në Patos, ndërsa e cilësoi ngjarje “vetëmbrojtje”. I plagosuri Griseld Shpataraku ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë.

Forca të policisë gjatë aksionit në Gjorgoz, Fier. Foto: Valbona Davidhi

Një ditë pas plagosjes nga policia e një të riu që akuzohet se po ruante një parcelë kanabisi në fshatin Gjorgoz të Fierit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Auditin në Ministrinë e Brendshme shfajësoi forcat e rendit dhe e cilësoi reagimin të justifikuar.

“Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme”, thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

Ndërkohë i riu i plagosur i identifikuar si Griseld Shpataraku, i cili sipas policisë ishte një ditë më parë “për momentin jashtë rrezikut për jetën”, u dërgua të martën me urgjencë në Tiranë dhe gjendja e tij raportohet e rënduar. Mjekët e spitalit të Fierit i thanë BIRN se plumbi e ka lënë të paralizuar dhe është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT. Në Patos, aty ku Shpataraku jeton i vetëm, fqinjët thanë se ai nuk ishte person problematik.

SHÇBA, e cila po zhvillon tani hetimet për çështjen,  bëri me dije se në vendin e ngjarjes ishin gjetur 270 kubikë me fidanë kanabisi dhe 23 rrënjë të mbjella. Po ashtu në cilësinë e provës materiale në pyllin e Gjorgozit u gjetën 1 armë automatike, 2 krehra me fishekë, një çadër fushimi, 270 kubikë me fidanë kanabisi, 23 rrënjë të mbjella në dy parcela si dhe një aparat celular. Ndërkohë një person tjetër 23 vjeç nga Patosi u shpall në kërkim.

Ndaj Shpatarakut janë ngritur akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Etiketa: ArmëBIRNdëshmitarëFierHetimetKanabisimbrojtjeMjekmjekëparcelaPatosPoliciaQSUTSHValbona
Tjetri
Pas Italisë, Moisi Habilaj dënohet edhe në Shqipëri për trafik droge

Pas Italisë, Moisi Habilaj dënohet edhe në Shqipëri për trafik droge

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.