AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia sekuestron rreth 123 mijë paund në Portin e Durrësit, arrestohet transportuesi

Geri EmiringaGeri Emiri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Paratë e sekuestruara. Foto kortezi Policia e Durrësit.

Policia dhe dogana e Portit të Durrësit sekuestruan 123 mijë paund të padeklaruara,  të fshehura në parakolpin e një fugoni, i cili vinte nga Anglia. Shoferi, një 21 vjeçar nga Hamallaj i Durrësit, u arrestua.

Paratë e sekuestruara. Foto kortezi Policia e Durrësit.

Policia dhe dogana e Portit të Durrësit sekuestruan të mërkurën 123 mijë paund të padeklaruara,  të fshehura në një fugon i cili vinte nga Anglia, me drejtues një 21 vjeçar banues në fshatin Hamallaj, Durrës.

“Gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të fugonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para”, njoftoi Policia e Durrësit.

Policia deklaroi se nga numërimi kishin rezultuar 123 mijë paund sterlina (GBP), të cilat u gjetën pasi fugoni u analizua imtësisht në vijën e dytë të kontrollit. Me fugonin ishin duke u sjellë disa mallra drejt Shqipërisë.

Drejtuesi i automjetit, 21 vjeçari me iniciale O. S. u arrestua në kushtet e flagrancës dhe akuzohet për veprat penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

Policia e Durrësit njoftoi se në bashkëpunim me prokurorinë e qytetit po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari.

Transporti i parave “cash” të fshehura në automjete është identifikuar si një metodë për të sjellë në vend paratë që vijnë nga aktivitet e paligjshme, si trafiku i lëndëve narkotike, për të cilin krimi i organizuar shqiptar vitet e fundit është identifikuar si një faktor gjithnjë e më shumë në rritje në Britaninë e Madhe.

Në qershor 2018 në Portin e Durrësit u kap sasia më e madhe parave të padeklaruara, 3.4 milion euro të fshehur në një automjet të markës “Toyota”, modeli “Auris”, por hetimi u shfry kur prokuroria pranoi të mirëqenë alibinë e një shtetasi gjerman që deklaroi se ishte zotëruesi i parave dhe se po i sillte  me ambicien për të blerë toka në bregdetin shqiptar.

Etiketa: DurrësEuroHamallajIMTkrimiKrimi i organizuarKufiParaPoliciaPolicia e DurrësitProkuroriaPunashqipTokaToyotatrafiku
Tjetri
KPK konfirmon prokurorin Alfred Shehu

KPK konfirmon prokurorin Alfred Shehu

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.