AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hungarezët në hall për verën: Ku do të shkojnë me vaksinat lindore?

Edit InotaingaEdit Inotai
5 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: Facebook/Viktor Orban.

Nxitimi i kryeministrit Orban për të aprovuar dhe vaksinuar hungarezët me vaksina nga Rusia dhe Kina po rrezikon t’i kthehet kundër.

Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: Facebook/Viktor Orban.

Me afrimin e sezonit të verës, në Hungari po shtohen shqetësimet në lidhje me lëvizjen e lirë në Evropë, e cila do të jetë e kufizuar për disa. Dhe hungarezët mund të mos jenë ndër ata me fat.

Shqetësimi ka të bëjë me strategjinë unike të vaksinimit të Hungarisë në BE. Përveç vaksinave të licencuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Janssen – rregullatori i Hungarisë aprovoi gjithashtu përdorimin emergjent të vaksinës Sinopharm të Kinës dhe Sputnik V të Rusisë në shkurt.

Ndërsa përballej me një krizë të pashembullt kujdesi shëndetësor në valën e tretë të koronavirusit, me shifra humbjesh jete që deri tani arrijnë në 30,000, më e larta në botë për frymë, qeveria e kryeministrit Viktor Orban porosit doza të mëdha vaksinash lindore dhe nxitoi të vaksinonte qytetarët e saj.

Në ndryshim nga shumë vende perëndimore, ku fushatat e vaksinimit u zhvilluan ngadalë, kryesisht për shkak të mungesës së furnizimit, Hungaria e kishte përfunduar vaksinimin e pothuajse të gjithë atyre të regjistruar deri në mes të majit, përfshirë edhe ata në të njëzetat. Vendi tani ka gati 5 milionë njerëz – gjysma e popullsisë – të vaksinuar dhe renditet vetëm pas Maltës në BE për sa i përket dozave që kanë marrë qytetarët. Masat kufizuese po lehtësohen ngadalë dhe të gjithë ata që janë vaksinuar kanë marrë një “certifikatë vaksinimi”, e cila u lejon atyre të vizitojnë hotele, restorante, palestra ose pishina.

Deri më tani, shumë mirë. Por kjo ka edhe një anë tjetër. Hungarezët e vaksinuar me Sinopharm ose Sputnik V – të paktën një milionë ose më shumë (përfshirë edhe kjo korrespodente) – mund ta kenë të vështirë udhëtojnë jashtë vendit këtë verë, pasi BE-ja po i qëndron idesë se do të pranojë vetëm personat e vaksinuar me ato vaksina të miratuara nga EMA.

Certifikata të gjelbra

Ndërtesa e parlamentit të Hungarisë në Budapest. Foto: BIRN

Në fund të Prillit, Parlamenti Evropian miratoi një projektligj mbi Certifikatat e Gjelbra Digjitale që do të lehtësonin udhëtimin e sigurt brenda BE-së për të gjithë ata që vaksinohen me ndonjë prej vaksinave të licencuara nga EMA, duke shkaktuar zemërim në qarqet hungareze.

“Një vaksinë nuk ka një ideologji, vetëm efikasitet”, protestoi Balázs Hidvéghi, një Eurodeputet nga partia Fidesz e Viktor Orban gjatë debatit parlamentar. Evropa nuk është në gjendje të zgjedhë midis vaksinave për qytetarët e BE-së, argumentoi ai, dhe duhet të pranojë çdo vaksinë që mbron nga virusi.

Një tjetër eurodeputete hungareze nga partia hungareze e opozitës dhe një kritike e qeverisë Orban, Anna Donáth, gjithashtu e konsideroi draftin të papranueshëm, pasi ai do të kufizonte të drejtat e më shumë se një milion hungarezëve. “Mos i ndëshkoni qytetarët për mëkatet e Orbanit”, u përgjigj ajo.

Projektligji lë të hapur një derë për vendet anëtare për të lejuar turistët me vaksina të pa aprovuara, nëse ata dëshirojnë ta bëjnë këtë. Komisioni Evropian dhe Presidenca Portugeze e Këshillit të BE-së shpresojnë ta kenë prezantuar Certifikatën e Gjelbër Digjitale deri në fund të qershorit, por një marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet me Parlamentin Evropian dhe qeveritë kombëtare.

Në mënyrë që të shpëtojë sezonin veror për shumë hungarezë, ministrit të jashtëm Peter Szijjarto iu desh të nisë një turne në kryeqytetet ndërkombëtare për të nënshkruar sa më shumë marrëveshje bilaterale të jetë e mundur për të mbajtur kufijtë e hapur për qytetarët hungarezë.

Një nga marrëveshjet e para që ai nënshkroi ishte me Bahrejnin, jo tamam një destinacion kryesor udhëtimi për një hungarez me të ardhura mesatare. Por Sllovenia dhe Kroacia kanë treguar tashmë se do të mirëpresin çdo hungarez që është i vaksinuar dhe Greqia po hapet gjithashtu për turistët e vaksinuar me vaksina lindore ose perëndimore. Jashtë BE-së, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia po bëjnë të njëjtën gjë, së bashku me Mongolinë dhe Gjeorgjinë.

Fqinjët e Evropës Qendrore të Hungarisë, megjithatë, po rezultojnë pak më të vështirë. Szijjarto, deri më tani, ka qenë në gjendje të bindë vetëm homologun e tij çek Jakub Kulhanek. Polonia dhe Sllovakia po mbajnë të njëjtin qëndrim me BE-në, njësoj si Gjermania, partneri kryesor tregtar i Hungarisë. Austria së fundmi ka vendosur të japë dritën jeshile për personat e vaksinuar me Sinopharm – pasi ajo mori një leje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – por Vjena po vazhdon të ketë rezervat e saj në lidhje me vaksinën Sputnik të Rusisë.

Zsolt Semjen, zv/kryeministri i Hungarisë nga Partia Popullore Demokristiane, tha se nëse një vend nuk pranon të gjitha vaksinat e marra nga hungarezët, atëherë Hungaria nuk do të njihte në mënyrë të njëanshme vaksinat e bëra në atë vend, sepse “kjo do të ishte një heqje dorë nga sovraniteti”.

Hungaria duke shpresuar te vullneti i mirë i shteteve të tjera

Vaksina Sputnik e Rusisë kundër COVID-19. Foto: Wikipedia.

Pavarësisht kësaj, përshkallëzimet verbale nuk e ndryshojnë faktin se, të paktën për momentin, hungarezëve me shumë gjasa do t’u duhet një test negativ sa herë që dalin jashtë vendin, i cili jo domosdoshmërish do të pengonte udhëtimet, por sigurisht e bën atë më të shtrenjtë dhe të pa leverdishëm.

“Shpresoj që gjërat do të sqarohen para korrikut, kur jam i ftuar në një festival muzikor në Austri”, tha për BIRN Katalin Schneider, një muzikante hungareze e vaksinuar me vaksinën Sputnik V, duke shtuar se ajo është e bindur se Ministria e Jashtme do ta zgjidhë përfundimisht problemin.

Ata që morën vaksinat Pfizer ose AstraZeneca ndihen më me fat, por duke qenë se certifikata e vaksinimit e Hungarisë nuk ka të shënuar emrin specifik të vaksinës që ka kryer një person, edhe ata mund të hasin vështirësi. Disa, veçanërisht brezi i ri që morën Sputnik V, mendojnë se duhet të ishin treguar më të duruar dhe të prisnin një vaksinë perëndimore, megjithëse të tjerët theksojnë se kur sheh miqtë dhe të afërmit të sëmuren e madje edhe të humbin jetën, nuk i peshon argumentet politike, por pranon vaksinën që të ofrohet.

“Kur shoku yt më i mirë, një djalë i shëndetshëm afër të 45-save, ndërron jetë brenda pak ditësh, e ndryshon rrënjësisht qasjen tënde ndaj vaksinimit”, tha për BIRN një djalë i ri që tha se quhej Mate.

Hungaria aktualisht është i vetmi vend i BE-së që përdor vaksina jo-perëndimore, kështu që i vetmi po mbështetet te vullneti i mirë i të tjerëve kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë. Por në Evropë po mungon vullneti i mirë për qeverinë e Hungarisë, sidomos pas fushatës agresive të zhvilluar nga Orban kundër Brukselit për “katranosjen e prokurimit të vaksinave”.

Koha nuk është në anën e kryeministrit. Siç kanë theksuar mediat hungareze, fushatat e vaksinimit po rritet në shumicën e vendeve të BE-së, me shtim të dozave të vaksinave perëndimore dhe një rënie kërkese për vaksinat lindore si pasojë e kësaj. Viktor Orban mund të jetë ndjerë fitimtar në prill, por suksesit të tij mund t’i ketë ardhur fundi madje që para se të nisë zyrtarisht vera.

Etiketa: Astra ZenecaAustriAustriaBEBIRNcertifikataCOVIDCOVID-19dozaEvropaFacebookFideszGjermaniaGreqiaHoteleHungariKinaKomisioni EvropianKroaciaMaltëMaqedoniaMaqedonia e VeriutmarrëveshjeModernaOrbanpaktParaPartiaPfizerPoloniaPresidencaProjektligjProjektligjiQarqetQeveriaRusiaSerbiasezon verorSHSinopharmSllovakiaSputnikturistTurqiavaksinvaksinavaksinëViktor OrbanWikipedia
Tjetri
Rumani: Krerët e Akademisë së Policisë dënohen për kërcënimin e një gazetareje

Rumani: Krerët e Akademisë së Policisë dënohen për kërcënimin e një gazetareje

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.