AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fushata e prishjeve në fillim të sezonit turistik shqetëson biznesin 

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga prishjet e objekteve pa leje në Shëngjin. Foto:Elvis Hila

Përfaqësues të biznesit dhe operatorët turistikë e quajtën jonormale ndërhyrjen e IKMT-së për të prishur objektet pa leje në fillim të sezonit, ndërsa pronarët e objekteve ngritën akuza për selektivitet e paligjshmëri.

Nga prishjet e objekteve pa leje në Shëngjin. Foto:Elvis Hila

Pas disa vitesh në emigracion, Bledar Dushku u rikthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në ngritjen e një  biznesi privat në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. 5 vite më parë ai bleu tokën dhe ndërtoi një lokal me konstrukt llamarine dhe druri dhe më pas aplikoi për legalizim.

Por investimi i tij u rrafshua brenda pak minutash nga ekskavatori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, me pretendimin se ai nuk ka dokumentacionin përkatës dhe ndërtimi është i paligjshëm. Bledar Dushku thotë se gjithçka ndodhi në pak ditë, ai pretendon se mori njoftim vetëm një ditë para shkatërrimit dhe të mërkurën pasi e lanë të hiqte çfarë mundej fadromat rrënuan investimin.

“Kjo që po ndodh është një dëm shumë i madh ekonomik për familjen time. E kemi patur biznes familjar dhe nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash”, thotë Dushku.

Ai dhe të tjerë në listën e atyre që u prishen bizneset ankohen për ndërhyrje të pa njoftuar, paligjshmëri dhe për selektivitet.

Ndërkohë përfaqësues të biznesit dhe të opozitës kritikojnë se koha e zgjedhur për prishjet po dëmton sezonin turistik dhe po largon pushuesit. “Është bërë udhë që aksione të tilla të bëhet çdo vit në këtë periudhë dhe nuk merret fare në konsideratë se kjo gjë është një dëm mjaft i madh për turizimin”, i tha BIRN Pashk Palokaj, kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë.

Por Zëvendës Kryeinspektori i IKMT Guri Seferi i tha BIRN mohoi akuzat. Seferi, tha se aksioni që u njoftua publikisht prej kryeministrit Edi Rama në fillim të qershorit dhe u pagëzua “Bregdeti ynë”, ishte përgatitur prej tre muajsh dhe i ndihmonte bizneset e ligjshme. “ Arsye e këtij aksioni është t’i krijohen kushte biznesit të ligjshëm që zhvillohet në këtë zonë”, tha Seferi

Sipas IKMT-së nga fillimi i aksionit në 7 qershor dhe deri më sot, janë prishur 44 objekte në bregdet. Në Ksamil 22 objekte, në Sarandë 4 të tilla, në Velipojë 11 ndërtesa dhe në Shëngjin deri të enjten ishin prishur 7 objekte, ndërsa aksioni këtë vazhdon. Zëvendës kryeinspektori i IKMT Guri Seferi i tha BIRN se aksioni do të vijonte edhe në Durrës, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

Fushatë pas fushate

Nga prishjet e objekteve pa leje në Shëngjin. Foto:Elvis Hila

Në njoftimin e aksionit në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, me prani të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreut të Kadastrës Artan Lame në 1 qershor,  ai u kërkoi ndërtuesve të prishin vetë ndërtimet për të shmangur pasojat penale. “Të marrin masat tani se do jetë vonë”, tha Rama, ndërsa tha se shkelësve do u ngarkohej edhe fatura e pastrimit.

Por ky nuk është aksioni i parë i kësaj natyre. BIRN ka gjetur më herët që ndërtimet pa leje, pavarësisht përbetimeve të zyrtarëve, kanë shpërthyer kryesisht gjatë fushatave zgjedhore. Ndërkohë menjëherë pas fushatave kanë nisur edhe operacione të ngjashme shkatërrimi dhe penalizimi.

Madje për të disatën herë radhazi aksionet e prishjeve në bregdet fillojnë në muajt e verës, pavarësisht ankesave të pushuesve dhe bizneseve pranë tyre se rrënojat dhe konflikti i krijuar po dëmtonin turizmin.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore Kadastrës Artan Lame, pretendoi në të njëjtën video në të cilën Rama prezantoi operacionin, se bizneset e ligjshme ishin të kënaqura me ndërhyrjen dhe se ndërtimet e paligjshme u dëmtonin pamjen. Njësoj zv.kryeinspektori i IKMT Seferi pretendoi se aksioni do të ndihmonte biznesin e ligjshëm.

Por Besnik Sula, biznesmen në fushën e turizmit në Shëngjin, ankohet se loja ngriva-shkriva mes shtetit dhe ndërtimeve të paligjshme po e dëmton punën e tyre vazhdimisht. “Vetë shteti i lejon ndërtime të tilla e më pas i shemb. Prej dy vitesh ky aksion bëhet në kohë sezoni dhe nuk më duket aspak normale”, thotë Sula.

Ai thotë se klientët e tij janë të shqetësuar dhe se ndërhyrja në qershor i dukej absurde. “Pushuesit kanë ardhur për qetësi këtu dhe jo të dëgjojnë zhurma”, thotë ai.

Në të njëjtën linjë është edhe kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë, Pashk Palokaj. Ai thotë se është kundra paligjshmërisë, por ndërhyrja nuk mund të kryhet në kohë sezoni. “Unë jam totalisht kundra paligjshmërisë, por nuk më duket normale që një ndërhyrje e tillë të bëhet në kohë sezoni”, tha Paloka.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe pushues të ardhur nga Kosova apo vende të tjera. Sami Kodrolli tha se kishte ardhur në fillim të javës nga Prishtina për të pushuar, por zhurma dhe rrëmuja e krijuar nga ndërhyrjet e kishin shqetësuar. “Nuk më duket aspak normale që një punë e tillë në bëhet në kohë sezoni. Mendoj që duhet të ishte bërë shumë kohë më parë, pasi kështu po na detyrojnë të largohemi nga këtu dhe po e dëmtojnë turizmin”, thotë Kodrolli.

Një tjetër pushuese nga Kosova, që kishte ardhur disa herë radhazi në Shëngjin, thotë se ndërtime që po prisheshin kishin vite në bregdet dhe habitej me kohën e zgjedhur për të ndërhyrë.

I pyetur nga BIRN Seferi la të kuptohej se koha e aksionit sipas tij ishte një rastësi. Ai tha se institucionet kishin punuar për  tre muaj për këtë ndërhyrje. “Për të finalizuar aksionin e mësipërm është punuar në një kohë prej 3 muajsh, që nga evidentimi, verifikimi i të gjithë ndërtimeve pa leje në këto zona”, tha ai.

Akuza për selektivitet dhe paligjshmëri

Plazhi i Shëngjinit. Foto:Elvis Hila.

Ndërkohë pronarët e godinave që u ka rënë lapsi të prishen besojnë se janë viktima të një fushate selektive. “Ky aksion është tërësisht selektiv, pasi objekte të tilla ka në të gjithë brezin e rërës në Shëngjin dhe askush nuk po merret me to”, tha pronari i një prej 10 godinave që u prish në zonën e Ranës së Hedhun në mesjavë, por që kërkoi të mos identifikohej.

Ai pretendoi se ndërtimi që kishte bërë ishte konstrukt druri me leje provizore dhe se nuk kishte arsye të prishej dhe nuk krijonte probleme në bregdet.

Akuza për selektivitet pas fushatës zgjedhore ka ngritur edhe opozita. Ina Zhupa, e zgjedhur deputete e PD-së në Vlorë në zgjedhjet e fundit, shkroi në 8 qershor, se prishjet ishin selektive dhe politike. “Prishjet selektive si hakmarrje politike për denoncimet që i kanë bërë hapur pushtetit në fushatën elektorale”, shkroi Zhupa pas ndërhyrjes së IKMT-së në Ksamil.

Edhe ish-kreu i PD-së në Lezhë  Paulin Marku  i tha BIRN se i shikonte ndërhyrjet të lidhura me politikën. “Pse këto prishje objektesh pas fushatës elektorale , kur gjatë fushatës u lejuan të ndërtohen pa asnjë̈ pengesë institucionale?”, tha Marku.

Por Seferi mohoi qoftë përfshirjen politike, qoftë lidhjen mes aksionit dhe fushatës. Duke iu referuar procedimeve ndaj inspektorëve të IKMT-së në Klos e Himarë, Seferi pretendoi se edhe ata që kishin toleruar do të ndëshkoheshin. “Për të gjithë shkelësit e ligjit, ligji po vepron njësoj, si për ata që kanë ndërtuar pa leje dhe ata që i kanë lejuar ose mbrojtur”, tha ai.

Ndërkohë për shumë biznese të prishura ndërhyrja është e paligjshme. Bledar Dushku tha se ai kishte katër vjet që kishte ngritur biznesin, kishte leje provizore nga bashkia, kishte aplikuar për legalizim dhe kishte licencë për stacion plazhi po prej katër vjetësh. “Kam paguar taksat e bashkisë për hapësirën e plazhit e po ashtu edhe taksën e truallit për këtë objekt që po shembet tani”, tha Dushku, ndërsa tha se kishte bërë kërkesë për sigurim padie në gjykatë, por nxitimi i IKMT-së nuk i kishte dhënë kohë për vendimin. “Këta nuk pyesin për asgjë dhe po shkelin hapur ligjin”, tha Dushku.

Seferi mohoi që IKMT të ishte nxituar. Ai tha se shkelësve u ishte dhënë kohë të hiqnin vetë objektet dhe pretendoi se penalitete do të ishte edhe për ata që nuk do të pastronin vetë zonën e ndërtimit të prishur. “Janë respektuar të gjitha afatet ligjore që nga evidentimi, verifikimi, njoftimi dhe prishja e objekteve”, tha Seferi.

Etiketa: AkuzaArtan LameBashkiaBesnik SulaBIRNBiznesmenBledi ÇuçibregdetbregdetideputeteDurrësEdi RamaElvis HilaemigracionFierfushataIKMTIna ZhupaInspektorInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritKEKosovaKryeministri Edi RamaKsamilLushnjeMjaftnatyreOpozitaParaPDprishjePrishtinaPunëRamaSHShëngjinTaksatvideoviktimaZgjedhjet
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Apeli lë në fuqi dënimin Arbër Çekajt për organizim të trafikut të 613 kg kokainë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.