AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Abaz Muça përballet me vetingun

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Abaz Muça, njëherazi drejtues i komanduar i Prokurorisë së Matit pas seancës në KPK. Foto:E.Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme për pasurinë dhe pastërtinë e figurës të prokurorit Abaz Muça. Ai u pyet gjatë seancës dëgjimore për dy denoncime na publiku lidhur dy çështje të hetuara prej tij, kundër një rast ka vendosur mos fillimin dhe në rastin tjetër e ka pushuar procedimin penal.

Prokurori Abaz Muça, njëherazi drejtues i komanduar i Prokurorisë së Matit pas seancës në KPK. Foto:E.Hoxha

u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u njoh me rezultatet e hetimit administrativ për të tri kriteret e rivlerësimit. Trupi gjykues që po kryen procesin e rivlerësimit për prokurorin Muça kryesohet nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Abaz Muça e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 2008, ai është promovuar si prokuror në Prokurorinë e Matit. Prej vitit 2020, Muça ushtron funksionin e drejtuesit të Prokurorisë së Matit si i komanduar, si dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për një mandate të plotë në këtë pozicion.

Relatorja Bekteshi nuk evidentoi probleme për kriterin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës për prokurorin Muça. Gjithashtu e relatura raport pozitiv i Prokurorisë së Përgjithshme për kriterin e profesionalizmit.

Ndërkohë, Komisioni konstatoi se ndaj Muçajt janë kryer katër kallëzime penale për “shpërdorim detyre”.  Bekteshi sqaroi se për tre nga katër kallëzimet është vendosur mosfillimi dhe një është pushuar. Sipas relatores, Prokuroria e Përgjithshme ka arkivuar më parë dy ankesa pasi nuk ka gjetur indicie për procedim disiplinor. Ajo shtoi se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka kërkuar deklarimin fajtor të këtyre denoncuesve.

Bekteshi pohoi se subjektit i janë kërkuar shpjegime për dy prej 11 denoncimeve të kryera nga publiku, pasi në 9 prej tyre nuk janë gjetur indicie.

Një prej denoncuesve, A.Ç. ka pretenduar se subjekti ka vendosur pa të drejtë mosfillimin e hetimit për një kallëzim penal të kryer prej tij për ndërtim të paligjshëm nga një kompani koncesionare që po ndërton katër hidrocentrale në territorin e Bashkisë Klos.

“Duket se subjekti nuk ka kryer veprime hetimore dhe gjykata e ka prishur vendimin duke urdhëruar kryerjen e hetimeve”, pohoi Bekteshi. Ajo shtoi se subjekti ka depozituar dokumentacion për tre procedime të nisura ndaj denoncuesit për falsifikim dhe se ka dhënë shpjegime për rrethanat e faktit dhe të çështjes.

Pasi falënderoi Komisionin për hetimin administrativ të kryer për rivlerësimin e tij, prokurori Muça dha shpjegime për dy denoncimet e publikut.

Lidhur me denoncimin e A.Ç., Muça shpjegoi se bëhej fjalë për ndërtimin e hidrocentraleve Dars 1; Dars 2; Dars 3 dhe Dars 4 në territorin e Bashkisë Klos. Muça deklaroi se shoqëria koncesionare ishte e pajisur me vendim qeverie për veprimtarinë që ushtronte dhe me leje ndërtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit. “Ka rezultuar se shoqëria kishte dokumentacion të plotë ligjor”, tha Muça.

Ai vijoi se, A. Ç. ishte banor i Tiranës në vitin 1991 kur ka përfituar tokë bujqësore me sipërfaqe 45 mijë m2 në Bashkinë Klos, nga ligji “Për Tokën”. “Është një çështje që po hetohet nga SPAK”, sqaroi ai.

Subjekti deklaroi se e kishte ankimuar vendimin e gjykatës për kryerjen e hetimeve dhe nëse Apeli do ta gjende të drejtë, atëherë do t’i kryente hetimet e urdhëruara.

I pyetur nga relatorja Bekteshi se përse kishte orientuar palën kallëzuese t’i drejtohej gjykatës me kërkesë-padi civile, Muça shpjegoi se bëhej fjalë për vendosjen e dy shtyllave të tensionit të lartë që sipas tij kishin interes publik. Sipas subjektit, për këtë arsye pala paditëse është orientuar të kërkonte kompensim në gjykatë. Ai shtoi se mosfillimi i hetimit ishte vendosur edhe për faktin se kishte pasur leje nga KKT.

Për denoncimin e shtetases N.C., Muça shpjegoi se nga hetimi ishte konkluduar pretendimi i saj për falsifikimin e dokumenteve, por për shkak se vepra penale ishte kryer në vitin 1991, ishte parashkruar dhe ishte vendosur pushimi i çështjes.

Në përfundim, prokurori Abaz Muça deklaroi se kishte përballuar ngarkesë të lartë në punë pasi ishte prokurori i vetëm i Matit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Komisioni njoftoi se vendimi do të shpallet të mërkurën më 23 qershor, ora 09:45.

Etiketa: Abaz MuçaApeliElka ErmenkovaEtleda ÇiftjaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimetKëshilli Kombëtar i TerritoritKKTKomisioni i Pavarur i KualifikimitkompensimKPKLeje ndërtimipadiprocedimProcedim disiplinorProcedimeprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e Rrethit MatraportShpërdorim detyreSPAKTiranëVendimVendimiVëzhguesit
Tjetri
Europa pas Brexit

Dëmi kolateral i Brexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.