AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si duhet të konkurrojnë fuqitë e mëdha

Michael SpencengaMichael Spence
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Si Kina ashtu edhe Perëndimi mbështesin një version të multilateralizmit. Por konkurrenca strategjike e pakufizuar, së bashku me retorikën negative, përjashton multilateralizmin efikas, jo më pak se duke përçarë tregtinë dhe transferimin e teknologjisë – një faktor kryesor i zhvillimit.

Foto ilustruese: Pixabay.

Në samitet e fundit të G7-ës dhe NATO-s, Kina u veçua si një rivale strategjike, një partnere tregtare që i bën llogaritë bazuar tek përfitimet e saj, një kërcënim teknologjik dhe i sigurisë kombëtare, një shkelëse e të drejtave të njeriut dhe një përkrahëse e autoritarizmit në nivel global. Kina i denoncoi këto etiketime dhe ambasada e saj në Britani i quajti “gënjeshtra, thashetheme dhe akuza të pabazuara”. Nuk duhen nënvlerësuar rreziqet që sjell një retorikë e tillë.

Shumë njerëz në Perëndim nuk e pranojnë strukturën e qeverisjes njëpartiake të Kinës, ashtu siç elementë të zëshëm në Kinë e përçmojnë demokracinë liberale perëndimore, për të cilën ata argumentojnë se është në një rënie ta pakthyeshme. Por rreziku i vërtetë është se zyrtarët e të dy palëve duket se po luajnë një “lojë me shumën zero”, sipas së cilës të dyja palët nuk mund të bashkëjetojnë dot dhe njëra palë duhet të “fitojë”.

Sipas kësaj logjike, të dyja palët duhet të përpiqen gjithnjë që ta shkatërrojnë konkurrentin. Pra, për Kinën, Perëndimi – dhe sidomos Shtetet e Bashkuara – po përpiqet ta përmbysë ngritjen e saj. Dhe, për Perëndimin, Kina është e vendosur të përdorë fuqinë e saj ekonomike, duke përfshirë tregun e saj të madh të brendshëm, për të riformësuar sistemin global në favor të imazhit dhe dobive të saj.

Sa më shpesh që liderët i përsërisin këto narrativa, aq më shumë ka gjasa që qytetarët e thjeshtë të binden se ato janë të vërteta. Shtimi i frikës dhe zemërimit nga të dy palët rrit rrezikun që narrativat të bëhen profeci vetë-përmbushëse.

Ndërkohë, fokusi te konkurrenca bilaterale errëson nevojat dhe interesat e njerëzve në tregjet në dhe ekonomitë në zhvillim. Po, Kina dhe Perëndimi mbështesin një version të multilateralizmit. Por konkurrenca strategjike e pakufizuar përjashton multilateralizmin efikas, jo më pak se duke përçarë tregtinë dhe transferimin e teknologjisë – një faktor vendimtar i zhvillimit.

Kina dhe Perëndimi kanë nevojë urgjente për një kornizë të re për të kuptuar gjendjen e botës dhe vendin e tyre në të. Një kornizë e tillë duhet të pranojë, para së gjithash, se konkurrenca ekonomike e rregulluar siç duhet nuk është një “lojë me shumë zero”.

Në terma statik, konkurrenca normale ekonomike rrit efikasitetin e çmimeve dhe ndihmon në përafrimin e kërkesës dhe ofertës. Në terma dinamikë, kjo çon në atë që Joseph Schumpeter e quajti “shkatërrim krijues” – një mekanizëm i fuqishëm për përkthimin e njohurive, ideve dhe eksperimenteve në produkte të reja, shërbime të reja dhe procese të uljes së kostos. Me fjalë të tjera, kjo çon në progresin e mirëqenies njerëzore.

Nuk ka asnjë arsye për të menduar se konkurrenca ndërkufitare nuk mund të prodhojë të njëjtat përfitime. Përkundrazi, përvoja tregon se ajo mundet ta bëjë këtë, për sa kohë që ekzistojnë strukturat mbështetëse ligjore dhe rregullatore dhe fusha e lojës është e barabartë. Pa dyshim, sigurimi i këtyre kushteve – veçanërisht një fushë e barabartë – është e vështirë në një shkallë ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëhet.

Konkurrenca strategjike është një tjetër histori. Mbi të gjitha, ekzistojnë teknologji të fuqishme me përdorim të dyfishtë – shpesh të dalë nga sektorë jo-mbrojtës – që çojnë përpara si objektivat ekonomikë ashtu edhe ato të sigurisë kombëtare. Liderët nuk duhet të pretendojnë se nuk është kështu.

Por kjo nuk do të thotë që vendet janë të dënuara të luajnë një “lojë me shumë zero”, e përqendruar në bërjen (ose mbajtjen) e të tjerëve të dobët. Në vend të kësaj, Kina dhe Perëndimi duhet të bien dakord për të arritur dhe ruajtur një shkallë barazie ekonomike, teknologjike dhe të mbrojtjes. Kjo do të thotë se ato duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të bllokuar përhapjen e njohurive dhe teknologjisë – një ndërmarrje që rrallë është efikase në planin afatgjatë.

Një qasje e tillë do të shmangte copëzimin më të madh të sistemit ekonomik global, gjë e cila është veçanërisht e dëmshme për palët e treta. Dhe kjo do të pengonte përdorimin ofendues të aftësive ushtarake ose teknologjike – jetike në një mjedis ku asnjëra palë nuk i beson tjetrës.

Por një sistem që minimizon nevojën për besim nuk justifikon keqbërjen reciproke. Nuk ka asgjë të keqe të preferosh sistemin e qeverisjes në vendin e dikujt, përfshirë ekuilibrin e tij të veçantë të të drejtave individuale dhe interesave kolektive. Preferenca të tilla bazohen në faktorë si përvoja personale, edukimi dhe vlerat, jo fakti objektiv. Nuk ka prova të qarta se një sistem i veçantë qeverisjeje garanton zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Si demokracitë ashtu edhe sistemet njëpartiake kanë prodhuar rezultate të mira dhe të këqija zhvillimi. Duket se parakushti më i rëndësishëm për zhvillim është angazhimi i liderëve për një vizion gjithëpërfshirës të mirëqenies njerëzore.

Kur supozojmë se sistemi ynë i preferuar është objektivisht superior dhe demonizojmë alternativat, ne përfundojmë në keq-formulimin e termave dhe rezultateve të mundshme të konkurrencës ekonomike dhe strategjike. Më keq akoma, konkurrenca mbi qeverisjen heq vëmendjen nga dimensionet më produktive të ndërvarësisë.

Konkurrenca ekonomike, teknologjike dhe ushtarake është e pashmangshme. Pyetja është nëse ajo do të jetë konstruktive. Kështu siç është, bota po shkon drejt një ekuilibri në të cilin nuk do të jetë më konstruktive, me palët e treta, ose “jo-protagonistët”, që vuajnë më shumë.

Por nuk është vonë për të ndryshuar drejtim. Duke pasur parasysh mungesën e informacionit dhe besimit, së bashku me dinamikën e brendshme politike, bërja e kësaj do të kërkojë guxim të madh nga liderët në të dyja palët. Hapi i parë është që të dy palët të heqin dorë nga lloji i retorikës provokuese që kemi parë javët e fundit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. How Great Powers Should Compete

 

Etiketa: AkuzabesimBIRNBritanifuqite e medhaFushaKinakonkurrenceMjedismultilateralizemNATOParaProject SyndicatesamitSHSHBAShtetet e BashkuaraSigurimiteknologjizhvillim
Tjetri
Gjyqtarja Zegjine Sollaku përballet me probleme për justifikimin e pasurisë

Gjyqtarja Zegjine Sollaku përballet me probleme për justifikimin e pasurisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.