AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Urdhrat e gjykatës nuk e mbrojnë viktimën e dhunës në familje në Lezhë

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarët protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe për barazi gjinore, Tiranë, 10 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një 34 vjeçare e cila u paraqit në spitalin e Lezhës me plagë në kokë dhe në trup, akuzoi të afërm të ish-bashkëshortit për dhunën. Ajo tha se kishte disa urdhra mbrojtje nga gjykata, por ato nuk ishin zbatuar.

Foto ilustruese

Dava N*, 34 vjeç, denoncoi të martën motrën e ish-bashkëshortit dhe të afërm të tij se kishin ushtruar dhunë ndaj saj të hënën, me qëllim që ta largonin nga banesa. Dava tha për mediat në hyrje të spitalit të Lezhës se ajo ishte dhunuar vazhdimisht në dy vitet e fundit, ndërsa ajo dhe 4 fëmijët ishin lënë pa drita dhe ujë, me qëllim që të largoheshin prej shtëpisë në të cilën ajo kishte jetuar me ish-bashkëshortin.

Dhuna sipas saj dhe çdo veprim tjetër kishin ndodhur pavarësisht urdhrave të mbrojtjes nga gjykata.  “Jam edhe me urdhër mbrojtje, por nga shteti nuk kam gjetur kurrë qetësi”, tha gruaja, që akuzoi institucionet shtetërore se po mbronin dhunuesit dhe se e kishin mbajtur në polici dy orë edhe pse ajo kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia e Lezhës njoftoi të martën se kishte arrestuar pas dhunës motrën e ish-bashkëshortit të denoncueses. Një 45-vjeçare me banim në Kurbin. Të afërm të ish-bashkëshortit refuzuan të flisnin pasi u kontaktuan nga BIRN.

Ndërkohë Dava, i tha BIRN se ajo ishte prej të paktën dy vjetësh në këtë gjendje, ndërsa divorci i filluar që pas denoncimit të saj në janar të këtij vite ishte ende i papërfunduar. Ajo e katër fëmijët, që gjykata në shkallë të parë i kishte lënë në përgjegjësi të saj, jetojnë ende në të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin dhe të afërmit e tij dhe janë vazhdimisht nën presion dhe në mungesë të kushteve minimale.

“Dy vitet e fundit jeta ime është bërë mjaft e vështirë, për shkak të dhunës nga bashkëshorti”, thotë ajo. Gruaja tha se të hënën ishte sulmuar nga ish-vjehrri dhe ish-kunata.

Dava thotë se ata janë pa drita dhe pa ujë të cilin ua kanë prerë të afërmit dhe se pavarësisht vendimeve të gjykatës situata nuk është përmirësuar.  “Ujin ma kanë ndërprerë qëllimisht që të ma bëjnë jetën më të vështirë. Djalin e madh e kam me probleme shëndetësore. Ai ka nevojë për ujë dhe drita 24 orë sepse është dhe me insulinë. Kërkoj nga shteti që të më gjejë zgjidhje sepse unë jam në një situate shumë të vështire”, thotë ajo.

Ndërkohë avokatë në dijeni të çështjeve dhe rasteve të dhunës në familje thonë se ky nuk është rasti i vetëm dhe se urdhrat e mbrojtjes nuk po funksionojnë, pavarësisht ndryshimeve ligjore.

“Ky nuk është rasti i vetëm që urdhrat e mbrojtjes nuk zbatohen. Kemi shumë raste, sidomos gratë të cilat pavarësisht se pajisen nga gjykata me urdhër mbrojtje, përballen sërish me dhunë. Kjo tregon se institucionet përgjegjëse në këtë rast policia nuk zbatojnë ligjin”, thotë avokatja Shaqe Marinaj

E pyetur nga BIRN Policia e Lezhës mohoi të kishte përgjegjësi dhe tha se konfliktet nuk mund të parandaloheshin sa kohë palët jetonin në të njëjtën shtëpi. “Në shumicën e rasteve janë persona që jetojnë në të njëjtën banesë dhe detyrimisht lindin konflikte”, tha zëdhënësja e policisë së Lezhës Jetmira Mandreca. Ajo pranoi se në këtë rast kishte pasur disa konflikte të mëparshme dhe se hetimet mbi dhunën ishin në vijim.

Ndryshimet e fundit ligjore kundër dhunës në familje në Shqipëri kanë parashikuar largimin e dhunuesit nga banesa, në mënyrë që viktima të mos jetë në të njëjtën çati me të. Por BIRN ka gjetur në investigime të mëparshme se nuk ka një praktikë unike në këto raste dhe se shumë institucione që janë të ngarkuar me përgjegjësi nuk bëjnë siç duhet punën e tyre.

*BIRN nuk po publikon emrin e plotë të viktimës së dhunë për të mbrojtur atë. 
Etiketa: BashkëshortiBIRNdhunaDhunëFamiljeGjykataGjykatëGjykatësHetimetKurbinLezhëmbrojtjeMjaftMjekmjekëpaktPiSpoliciPoliciaPunëSHshqipShqipëriUrdhër mbrojtjeviktima
Tjetri
‘Ata janë policia’: Rrëfimi i skafistëve zbuloi rrjetin e trafikut dhe truprojat e Tahirit

‘Ata janë policia’: Rrëfimi i skafistëve zbuloi rrjetin e trafikut dhe truprojat e Tahirit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.