AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Prokurori i Tiranës, Isa Jata përballet me vetingun

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Isa Jata pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Prokurori i Tiranës, Isa Jata u pyet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe një denoncim. Jata pranoi pasaktësi në deklarimet vjetore dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

Prokurori Isa Jata pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore me prokurorin e Tiranës, Isa Jata.  Seanca u fokusua kryesisht në një sërë gjetjesh në kriterin e pasurisë, që përfshinin barrë prove për një kontratë për blerjen e një apartamenti në Golem nga një koleg prokuror dhe mënyrën se si Jata i kishte deklaruar kursimet.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Trupa që hetoi Jatën ishte e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskaj dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Kontrata e shtëpisë në Golem

Pasuria e prokurorit, siç doli nga relatimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga dy apartamente. I pari i blerë në kryeqytet në vitin 1995 nga Enti Kombëtar i Banesave, për të cilin nuk u gjetën probleme, ndwrsa apartamenti i dytw ishte blerw nga një koleg prokuror me inicialet A.D, për të cilin KPK vuri në dukje se kishte ngritur dyshime mbi formalitetin e kontratës. Faskaj lexoi se veç kontratave noteriale me kolegun, Jata kishte nënshkruar kontratë sipërmarrje me ndërtuesit.

Prokurori siç doli në relatim kishte vënë në dukje që në deklarimet periodike që kontratat ishin bërë të tilla vetëm formalisht, për të garantuar kalimin e pronësisë dhe legalizimin e apartamentit në një kohë të mëvonshme.

Faskaj relatoi se apartamenti i blerë në vitin 2010 ishte regjistruar vetëm në vitin 2021.

KPK megjithatë tha se i kishte kaluar Jatës barrë prove mbi dyshimet për fiktivitetin e kontratave dhe një bilanc negativ prej 1400 eurosh.

Prokurori edhe në seancë nuk e mohoi se kontrata ishin formale, siç edhe ishte e shkruar në to, dhe vetëm me qëllimin e saktësimit të katit dhe garantimin e tij si blerës që apartamenti të mund të regjistrohej.  “Kontratat u bënë formalisht në pamundësi të nënshkrimit të një kontrate shit-blerje”, tha Jata dhe vuri në dukje se këto veprime ishin deklaruar të tilla dhe përmendeshin edhe në tekstet noteriale.

Ai tha se KPK e kishte keqlexuar kontratën mes tij dhe kolegut dhe për këtë arsye dilte në përfundimin se pagesa ishte kryer e gjitha njëherësh në dorë dhe ai rezultonte me minus 1400 euro, ndërsa shtoi se këstet ishin paguar siç ai i kishte deklaruar dhe në to përfshihej edhe një kredi.

Pasaktësitë në kursime

Faskaj ndër të tjera vuri në dukje se Jata kishte deklaruar rreth 450 mijë lekë kursime në deklaratën veting, por nga llogaritë e bëra prej KPK-sw bazuar në deklaratat vjetore gjendja e kursimeve duhej të ishte rreth 5.1 milion lekë. Bazuar në këtë gjetje, KPK tha se Jatës iu kalua barrë prove për një bilanc negativ në total nga viti 2003 deri në vitin 2016 prej 2 milion lekësh.

Prokurori pranoi në sqarimet e tij se deklarimi i kursimeve nuk kishte qenë i duhuri, por mënyra se si ai e kishte kuptuar atë. “Jam shumë në siklet që përballem me një veprim të tillë, pasi ishte diçka tepër e lehtë,” tha Jata, duke theksuar se mosdeklarimi i pakësimeve të kursimeve ishte ajo që rëndonte pozitën e tij në KPK.

Ai megjithatë këmbënguli që deklarimet e bëra në veting dhe sqarimet që kishte dhënë tregonin situatën e qartë dhe se KPK duhej t’i merrte ato në konsideratë. Jata tha KPK nuk kishte konsideruar edhe disa të ardhura të bashkëshortes dhe kërkoi disa korrigjime të tjera në shpenzime, por kryesisht këmbënguli që të merrej parasysh gjendja e kursimeve që ai kishte deklaruar.

Komisioni vuri në dukje edhe mosdeklarimin prej Jatës së dy huave. Njëra e dhënë për një të afërm prej tij dhe njëra e marrë nga vëllai. KPK tha se për të dyja nuk u gjetën probleme burimesh, por ishin kërkuar shpjegime të mosdeklarimit. Jata kishte dhënë shpjegime se mosdeklarimi i huasë së dhënë ishte një harresë, ndërsa vuri në dukje se ajo nuk ishte shlyer.

Prokurori po ashtu kishte dhënë sqarime mbi shkollimin e fëmijëve dhe të tjera shpenzime, por KPK tha se nuk gjeti probleme. Një pronë arë që kishte ngritur dyshime për pasuri të fshehur ishte sqaruar më pas prej Agjencisë së Kadastrës se ishte një gabim material. Faskaj tha se me sqarimin u pa se gabimi u korrigjua.

Ndaj Jatës kishte vetëm tre denoncime. Vetëm një prej tyre ishte konsideruar prej KPK-së që siç doli në sqarime kishte të bënte me hetimin e një rasti aksidenti, në të cilin kishte humbur jetën një 5 vjeçar.

Jata shpjegoi me detaje hetimet që kishte kryer dhe mënyrën se si kishte lëshuar urdhrat për to. Nga sa u kuptua çështja ishte pushuar, por me një vendim të Gjykatës së Apelit ishte kërkuar marrja e disa kamerave nga bizneset. Jata theksoi se në urdhërin e tij për kamerat ishin përfshirë të gjitha, por tha se ai kishte dorëzuar dosjen në janar 2019 për shkak të transferimit dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte ndodhur më pas. Një dëshmitar që pretendohej se nuk ishte pyetur, sipas Jatës kishte qenë e pamundur të gjendej dhe kur ishte pyetur për shkak të gjendjes mendore, nuk kishte pasur ndonjë vlerë.

Etiketa: Alma FaskajblerjeDenoncimEuroGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësHetimetIsa JataKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKkredilulzim hamitajpasuriaPiSprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëSeancaSHshpenzimeTiranëVendimVeting
Tjetri
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nis përballjen me Kolegjin

'I fyer nga Jacobs': Besim Hajdarmataj kundërshton pikëpyetjet e ONM

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.