AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndërtimet pa leje, arrestohet kryeinspektori dhe 3 inspektorë të IVMT Dibër

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e policisë së Dibrës. Foto kortezi.

Të vënë nën shenjestër që prej mesit të majit, drejtues, ish-drejtues dhe inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Dibrës u arrestuan dhe u shpallën në kërkim të premten. Një pjesë e tyre ishin proceduar në gjendje të lirë edhe në fillim të qershorit.

Godina e policisë së Dibrës. Foto kortezi.

Policia e Dibrës njoftoi të premten arrestimin e kryeinspektori dhe 3 inspektorëve të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Dibrës, të akuzuar për lejimin e ndërtimeve pa leje. Policia po ashtu njoftoi se ka shpallur në kërkim ish-kryeinspektorin dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Ndër të arrestuarit është kryeinpsektori Fitim Raska, 33 vjeç, inspektorët Jetmir Osmani, 32 vjeç, Agush Cena dhe Shpëtim Iskurit, 51 vjeç. Ndërkohë në kërkim u shpall ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër Ermal Xheka.

“Ndalimi i këtyre personave është bërë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk kanë ushtruar detyrën konform ligjit dhe kanë përpiluar akte administrative fiktive në lidhje me kontrollet e zhvilluara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë ndaj B.SH, 62 vjeç, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit të bashkisë Dibër, A. C., 29 vjeç, përgjegjës i Kontrollit Territorit dhe E. Sh., 41 vjeç,  përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, u njoftua fillimi i procedimit penal në gjendje të lirë.

Shkëlqim Murrja, kryetari në detyrë i bashkisë Dibër, deri në publikimin e këtij lajmi nuk ishte i disponueshëm për koment për arrestimet nga Policia në IVMT-në Dibër, strukturë nën varësinë e tij.

Prokuroria i akuzon të ndaluarit se kanë “lejuar shfrytëzimin e një hapësire publike në pronësi të bashkisë Dibër, për të kryer ndërtim të paligjshëm në emër dhe për llogari të përfituesve, shtetasve Sh. B. dhe B. B.”  Ndaj një pjese të të arrestuarve ka pasur që në fillim të qershorin procedim penal në gjendje të lirë për lejimin e ndërtimeve pa leje gjatë fushatës.

Goditjet ndaj IVMT-së Dibër filluan pas një deklarate për mediat në maj 2021, të drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në qarkun e Dibrës, Lutfi Miftari, i cili akuzonte njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e tyre të mbrojtjes së territorit, se nuk kishin marrë asnjë masë për frenimin e ndërhyrjeve në territor, pavarësisht se ishin njoftuar.

Ndërkohë strukturat e opozitës në Dibër, vazhdimisht kanë akuzuar drejtuesit e policisë dhe bashkive se kishin lejuar ndërtimet pa leje, në këmbim të votës në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur në fillim të qershorit për akuzat Ermal Xheka, atëherë ende Kryeinspektor pranë Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër, mohoi të ishin bërë shkelje. “Të gjitha rastet që unë i kam në kompetencë dhe rastet e ndërtimeve pa leje që unë i kam konstatuar, kam marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk ka pasur asnjë tolerim për çdo rast që është konstatuar”, u shpreh Xheka tani i shpallur në kërkim nga policia.

Etiketa: AdministrativeBashkiaBashkia DibërDibër ArrestimeInspektorIVMTMASPoliciaprocedimProkuroriaSHShpërdorim detyreZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare për Besim Hajdarmatajn

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.