AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi: Me ardhjen e turistëve, shtohen infektimet me COVID-19

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turistë duke fotografuar një anije në gjirin Boka Kotorska, Mali i Zi. Foto: BIRN/Samir Kajosevic.

Shifrat e infektimeve me COVID-19 në Malin e Zi po rriten ndjeshëm, gjë e cila po përbën një dilemë për vendin, ekonomia e të cilit varet shumë nga turizmi i huaj.

Turistë duke fotografuar një anije në gjirin Boka Kotorska, Mali i Zi. Foto: BIRN/Samir Kajosevic.

Numri i rasteve të reja aktive me COVID-19 po rritet ndërsa Mali i Zi hyn në kulmin e sezonit turistik veror. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në vend janë 986 raste aktive me COVID-19. Kryeqyteti, Podgorica, dhe qytetet bregdetare të Budvës dhe Kotorrit kanë numrin më të madh.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiç, tha të mërkurën se situata epidemiologjike në Malin e Zi është komplekse dhe se numri i infeksioneve të reja mund të rritet në javët e ardhshme.

“Numri i rasteve të reja në 14 ditët e fundit për 100,000 banorë është 134, ndërsa dy javë më parë ishte 50. Disa qytete kanë parë rritje edhe më të madhe, veçanërisht në pjesët bregdetare të vendit”, tha Galiç në parlament.

“Pritet një rritje në numrin e infektimeve me COVID-19 duke marrë parasysh numrin e turistëve që qëndrojnë në vend”, shtoi ai.

Sipas masave aktuale shëndetësore, në Malin e Zi lejohet hyrja pa nevojën e një testi negativ PCR apo një vërtetim vaksinimi për të gjithë shtetasit e BE -së dhe vendet e rajonit, si dhe për shtetasit nga Izraeli, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Në përpjekje për të shpëtuar ekonominë e varur nga turizmi, ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniç Bojoviç tha më 12 maj se Mali i Zi do të ofrojë trajtim spitalor për të gjithë turistët që infektohen nga koronavirusi gjatë qëndrimit të tyre në vend, duke shtuar se kostot e tyre të shtrimit në spital do të mbulohen nga shteti. Mali i Zi gjithashtu siguron teste PCR për ata turistë që kanë nevojë që të kthehen në vendet e tyre.

Më 26 korrik, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviç, tha se 140,000 turistë ishin regjistruar në Mal të Zi, duke vënë në dukje se më shumë se 1.9 milionë njerëz kaluan kufijtë e Malit të Zi në tre muajt e mëparshëm.

Në përpjekje për të kontrolluar pandeminë, Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar tubimet publike të mbyllura, festivalet muzikore, klubet e natës dhe diskotekat deri më 2 gusht.

Ministria njoftoi se një certifikatë kombëtare COVID-19 do të aktivizohet nga gushti dhe se vetëm ata që i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe kanë teste negative PCR do të lejohen të marrin pjesë në festivale, koncerte dhe tubime të mbyllura.

Një epidemiolog, Nemanja Radojeviç, tha të enjten se nuk kishte nevojë për masa të reja kufizuese. Ajo që duhej ishte rritja e përqindjes së qytetarëve të vaksinuar kundër COVID-19.

“Në pragun e një vale të re dhe kërcënimesh të reja nga varianti Delta, duhet të kemi parasysh se rrethanat tani janë dukshëm ndryshe nga vetëm gjysmë viti më parë. Këto rrethana të reja kërkojnë masa të reja dhe ndryshe, dhe imunizimi masiv është aktualisht përgjigja e vetme e mundshme ndaj epidemisë”, postoi Radojeviç në Facebook.

Të enjten, Ministria e Shëndetësisë tha se 33.3 për qind e popullsisë së rritur të vendit tani ishte plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa 37.9 për qind kishin marrë dozën e parë.

Ministria tha se po përgatit një strategji për një valë të re të pandemisë që pritet të ndodhë në shtator, duke theksuar se sistemi shëndetësor ishte gati të përballej me një rritje të mundshme të madhe të rasteve të COVID-19.

Etiketa: AnijeBEBIRNBjellorusiaCOVIDCOVID-19deltaEkonomiaFacebookinfektimeIzraelikoronavirusMal i ZiMal të ZiMaliMali i ZiMasapandemiparlamentPodgoricaRusiaSHshtatorSpitaltubimeturistturizemTurizmiUkrainavaksinvaksinë
Tjetri
Perdja e fshehtësisë mbulon Sektorin e Pestë të Maqedonisë

Nikola Gruevski mund të hetohet për pastrim parash

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.