AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Krapi po zhduket’: Masakra e pandëshkuar e peshkimit në liqenin e Shkodrës

Emi KalajangaEmi Kalaja
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varkat e peshkatarëve buzë liqenit të Shkodrës në Shirokë. Foto: LSA

Gjuetia e paligjshme me tel përcjellës dhe inverter baterish fajësohet për pakësimin e rezervave të peshkut në liqenin e Shkodrës –një krim që ndodh në sytë e institucioneve shtetërore dhe nuk ndëshkohet prej vitesh.

Varkat e peshkatarëve buzë liqenit të Shkodrës në Shirokë. Foto: LSA

Kur bie nata në liqenin e Shkodrës, peshkatarët niset për gjueti dhe drita të zbehta fillojnë të pluskojnë mbi ujë.

Një varkë në ngjyrë të verdhë lundron me shpejtësi, e armatosur me tel përcjellës korrenti dhe një inverter baterie makinash –pajisje që shërbejnë prej vitesh për vrasjen masive të krapit, qefullit dhe ngjalave në liqenin më të madh të Ballkanit.

Episode të tilla të jashtëligjshme janë sipas biologes Aurora Zylja, të përnatshme dhe lehtësisht të verifikueshme.

“Ne bëjmë turin me kanoe dhe në brigjet e liqenit ndodhen të vendosura dhjetëra varka dhe lundra me tel përcjelles korrenti, të cilat presin natën për t’u hedhur në lumë dhe nisur gjuetinë e jashtëligjshme,” tha Zylja për BIRN.

Më herët me gjeneratorë të zhurmshëm dhe tashmë me transformatorë të heshtur, peshkatarët ilegalë fajësohen për një masakër të pandalshme në liqenin e Shkodrës, që ka sjellë sipas ekspertëve shfarosjen e rezervave të peshkut në tre dekadat e fundit.

Aktualisht, sasia e peshkut të kapur llogaritet tashmë në 20-25 ton në vit ose 10 herë më e vogël se sa në fillim të viteve 1990.

Ekspertët e mjedisit dhe ata të peshkimit akuzojnë autoritetet shtetërore për neglizhencë dhe mbyllje sysh ndaj fenomenit të paligjshëm, që sipas tyre po e çon liqenin drejt një masakre ekologjike.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se edhe ata pak peshkatarë ilegalë që kapen në kushtet e flagrancës, i shpëtojnë ndëshkimit nga sistemi i drejtësisë.

Në pesë vitet e fundit gjatë periudhës 2016-2021, Gjykata e Shkodrës ka gjykuar vetëm 13 raste për veprën penale të “peshkimit të paligjshëm”, e cila parashikon një dënim nga dy muaj në dy vjet burg.

Megjithatë, vetëm dy prej të pandehurve janë dënuar me nga 1 muaj burg, ndërsa të tjerët janë liruar në këmbim të gjobave apo në shërbim prove, duke marrë pas edhe varkat e tyre të përshtatura me transformatorë energjie.

Të lodhur nga denoncimet

Aktiviteti në liqenin e Shkodrës kontrollohet nga disa institucione njëherësh; Organizata e Menaxhim-Peshkimit, OMP, e cila jep dhe kontrollon licensat për peshkatarët, Inspektoriati i Peshkimit si dhe Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Kjo e fundit nuk merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me peshkimin, por ushtron kontroll mbi aktivitetet e paligjshme që mund të kryhen në liqenin e Shkodrës.

Pothuajse çdo vit, në liqenin e Shkodrës vendoset gjithashtu moratoriumi i gjuetisë për të gjitha llojet e peshqve nga fillimi i prillit deri në fund të qershorit.

Megjithatë, gjuetia e paligjshme e peshqeve dhe ngjalave duket se lulëzon në çdo kohë të vitit.

Ali Harusha, kryetar i Shoqatës së Menaxhimit të Peshkimit, i tha BIRN se ka trokitur në çdo institucion ligjzbatues dhe në pushtetin vendor, por sipas tij nuk është marrë asnjë masë.

Harusha thotë se ndjehet tashmë i lodhur nga denoncimet për degradimin e kësaj pasurie natyrore.

“Rreth 80% e peshkut po zhduket si pasojë e gjuetisë së paligjshme,” ankohet Harusha për BIRN.

”Janë dhënë shumë fonde për rehabilitimin e liqenit të Shkodrës… por vetëm është abuzuar. Të vetmit të penalizuar janë gjuetarët e ndershëm,“ shtoi ai.

Specialisti i peshkimit, Rasim Suma u shpreh i shqetësuar për kënetizimin e liqenit të Shkodrës, për shfarosjen e peshkut dhe shtrenjtimin e çmimit të krapit në treg.

“Këtu flitet për projekte madhore, por fondet i merr lumi. Është shtrenjtuar krapi në maksimum dhe kjo ndodh pasi ai po shfaroset dhe sasia e tij në treg është e vogël,” tha ai.

Biodiversiteti dhe burimet natyrore të liqenit të Shkodrës nuk kërcënohen vetëm nga gjuetia e paligjshme, por edhe nga ndotja dhe keqadministrimi i territorit. Sipas biologes Aurora Zylja, të gjitha këto fenomene së bashku kanë sjellë rënien në sasi dhe në larminë e peshqve që popullojnë liqenin e Shkodrës.

“Rezervat e peshkimit në liqen janë zvogëluar nga mbishfrytëzimi, përdorimi i metodave të paligjshme ose të paqëndrueshme, konkurrenca nga specie ekzotike dhe degradimi i habitateve nga ndotja dhe shkatërrimet e bregut të liqenit,” tha ajo për BIRN.

Denik Ulqini, biolog dhe pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës mendon se të gjitha aktivitetet e paligjshme mbi liqen kanë një emërues të përbashkët: indiferencën institucionale.

“Gjuetia e paligjshme nuk ndodh vetëm në pjesët malore të izoluara, por edhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Në shumë raste, gjuetarët janë të pranishëm në lagjet dhe në rrugët e qytetit që banorët i përdorin çdo ditë,” tha Ulqini.

“Mendoj se situata është jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse,” shtoi ai.

“Nuk e dimë sa peshkatarë kemi”

Në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, përgjegjësja Age Martini thotë se problemi  kryesor në liqenin e Shkodrës është peshkimi me inverter, që ndryshe nga gjeneratorët, është modifikuar për të mos bërë zhurmë dhe është e vështirë të dallohet.

Martini shprehet gjithashtu e shqetësuar për mungesën e bashkëpunimit mes institucioneve që kanë për detyrë ta mbrojnë liqenin e Shkodrës.

“Ne bëjmë monitorimet tona, por nuk kemi mundur t’i bëjmë të përbashkëta, pasi kemi has në mungesë bashkëpunimi,” tha ajo.

Martini i tha BIRN se nuk e njihte inspektorin e peshkimit dhe nuk e kishte takuar asnjëherë, që prej kohës që ishte emëruar në këtë pozicion.

Ajo shtoi gjithashtu se Organizata e Menaxhim-Peshkimit, OMP, e ushtronte funksionin në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk kthente përgjigje prej dy vitesh për numrin e licensave dhe numrin e peshkatarëve të ligjshëm.

“Të gjithë kemi të drejtën e kontrollit, por OMP vetë i lëshon licensat per peshkim dhe vetë i kontrollon, çka është konflikt interesi pasi kontrollon veten,” tha Martini për BIRN.

“Me pak fjalë, ne nuk e dimë sesa peshkatarë kemi në territor,” shtoi ajo.

Arjan Çinari, drejtues i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit, nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për t’u intervistuar për gjuetinë e paligjshme.

Një peshkatar i apasionuar, i cili përdor grep dhe shkop bambuje, i tha BIRN se për të kapur peshq, ata duhet të shkojnë pranë ujërave në kufi me Malin e Zi.

Peshkatari foli me BIRN në kushtet e anonimatit, ‘nga frika e të paligjshmit” siç tha ai, ndërsa sqaroi se peshqit kishin filluar të migronin drejt ujërave të Malit të Zi, ku sipas tij nuk gjuhet me gjenerator dhe dinamit.

“I ka mbet fjala trupeshk, por peshku nuk është pa tru, e kupton se në anën shqiptare janë kamikazë,” tha peshkatari. “Kur të lëvizin gjithë natën deri tek kufiri ujor, edhe peshku fillon dhe mësohet dhe rrin atje ku ndihet si sigurtë…,” përfundoi ai.

Etiketa: BanorëBIRNBurgFondegjuetarëgjuetiGjuetia e paligjshmeGjykataGjykata e Shkodrëshaskonfliktkonflikt interesiKrimkryetarKufiLuigj GurakuqiLumiMASMjedisitMoratoriumiNdotjaPeshkimiSHShkodërshqiptareTregUlqini
Tjetri
Trafikantët e kanabisit kapen me vepra arti dhe objekte antike

Trafikantët e kanabisit kapen me vepra arti dhe objekte antike

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.