AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pezullimi i shkarkimit të Luan Dacit ngre shqetësime për ‘anshmëri’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monitori i vendosur në korridorin e KPA-së, për të ndjekuar seancat gjyqësore

Gjyqtari hetues i KPA, Ardian Hajdari vendosi të pezullojë procesin disiplinor ndaj kolegut të tij, Luan Daci në kushtet kur gjendet vetë nën hetimin e SPAK për një akuzë të ngjashme –vendim i cili kritohet për konflikt dhe kompromentim të paanshmërisë.  

Gjyqtarët e KPA gjatë një seance, të shfaqur në monitorin e vendosur në korridorin e institucionit.

Pesë muaj pas dënimit të formës së prerë për ‘falsifikim dokumentesh’, gjyqtari Luan Daci vazhdon të jetë ende pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Një proces për shkarkimin e tij, i inicuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u pre në mes më 8 korrik nga anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari, i cili vendosi në cilësinë e gjyqtarit hetues që ta pezullojë procesin deri në një vendim të Gjykatës së Lartë.

“Ngrirja’ e komisionit disiplinor për Dacin i tejkalon parashikimet e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila sanksionon në nenin 128 të saj shkarkimin e gjyqtarit kushtetues, kur ndaj tij rëndon një vendim i formës së prerë për kryerjen e një krimi. Sipas legjislacionit shqiptar, vendimi i gjykatës së Apelit është i formës së prerë, edhe nëse ndaj tij ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i Hajdarit në favor të kolegut të tij, Daci ngre shqetësime se mund të jetë ndikuar nga historia e përbashkët që ata ndajnë–jo vetëm si anëtarë të KPA-së, por edhe si të bashkëkallëzuar mbi mënyrën se si u ngjitën në krye të institucioneve të vetingut.

Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”.

Kallëzimi penal u krye nga tre magjistratë të shkarkuar gjatë vetingut; nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari dhe Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla.

Daci u akuzua se kishte fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 dhe se kishte deklaruar para komisionit Ad Hoc se ishte larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, ndërsa Hajdari për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat si dhe për evazion të dyshuar fiskal.

Ndërsa hetimi dhe gjykimi ndaj Dacit avancoi përmes një kallëzim tjetër të kryer nga ish-prokurori Besnik Cani, procedimi ndaj Hajdarit vazhdon të jetë ende i hapur në SPAK, pa emër të pandehuri të regjistruar.

“Pjesa për Hajdarin vazhdon akoma hetimi, pa emër të regjistruar”, sqaroi për BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.

Ndonëse ligjërisht është e diskutueshme një papajtueshmëri e Hajdarit për të qenë gjyqtar hetues në rastin e Dacit, tre kallëzuesit e tij besojnë se “paanësia e gjykatës në këtë rast është e kompromentuar”.

Tre ish-magjistratët vlerësojnë gjithashtu se vendimi i Hajdarit është në dukje një vendim për të mbrojtur veten, nëse do të gjendet në të ardhmen në një situatë të ngjashme me Dacin.

Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla i tha BIRN se gjyqtari Ardian Hajdari ka një interes të drejtpërdrejtë për mënyrën e përfundimit të procedimit ndaj Luan Dacit.

“…në këndvështrim të praktikave të mira, të drejta e të ndershme, si shprehje e parimeve të sipërcituara të paanësisë e besueshmërisë, papajtueshmëria e gjyqtarit Ardian Hajdari është krejt e qartë dhe ai nuk duhet të ishte as gjyqtar hetues dhe as anëtar i Komisionit Disiplinor,” tha Metalla për BIRN.

Metalla shtoi se Hajdari duhej të kishte hequr dorë, pasi ai ’as nuk mund të jetë i paanshëm dhe as nuk ofron garanci për t’u dukur si i tillë”.

Edhe ish-prokurori Elsion Sadiku e vlerëson të ndikueshme vendimarrjen për Dacin.

“E gjithë vendimarja e shtetasit Ardian Hajdari do të jetë e ndikueshme nga fakti se ‘precedenti Daci’, do t’i shërbejë në të ardhmen edhe atij dhe duke vendosur në favor të tij, ai nuk bën gjë tjetër veçse vendos për të ardhmen e vet,” arsyeton Sadiku.

Sipas Sadikut, rasti klasifikohet ligjërisht si konflikt i mundshëm interesi, ku parashikohet se “është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit…”.

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari shkon edhe më tej, ndërsa vlerëson se Hajdari jo vetëm që nuk duhej të kishte gjykuar çështjen e Dacit, por nuk duhet të jetë as gjyqtar i KPA-së.

“Më duket luks të diskutoj nëse Z. Hajdari është në konflikt interesi për të gjykuar çështjen disiplinore ndaj Z. Daci, përsa kohë unë vlerësoj se Z.Hajdari është çdo ditë në detyrën të cilën kryen ende, në konflikt interesi me ‘Ligjin’ dhe ‘Moralin,” tha Sevdari për BIRN.

Duke iu referuar kallëzimit për evazion fiskal, Sevdari theksoi gjithashtu se Hajdari vazhdon të marrë vendime shkarkimi për subjektet që nuk gjejnë dokumente tatimore të viteve 1991-1997 në emigracion, “ndërkohë që deri në vitin 2017 ka punuar pa lëshuar asnjë faturë tatimore për klientët që mbronte”.

Gjyqtari Ardian Hajdari nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi vendimin e tij për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj Luan Dacin.

Edhe kryetarja e KPA, Albana Shtylla refuzoi të komentonte me argumentin se ligji e ndalonte të jepte deklarata publike apo opinione individuale lidhur me çështjet dhe vendimarrjet e tyre në Kolegj.

Etiketa: 1997Albana ShtyllaAntoneta SevdariArben KrajaArdian HajdariBesnik CaniBIRNElsionElsion SadikuemigracionErvin MetallaGjykatëGjykatësgjyqtarhetuesKolegjKolegji i Posaçëm i Apelimitkonfliktkonflikt interesiKPAkrimiLigjLuan DaciMagjistratMagjistratëtoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParaProcedimiprokurorProkuroriSHshkarkimishqipSPAKtë drejtaTiranëVendimVendimi
Tjetri
‘Krapi po zhduket’: Masakra e pandëshkuar e peshkimit në liqenin e Shkodrës

‘Krapi po zhduket’: Masakra e pandëshkuar e peshkimit në liqenin e Shkodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.