AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Trafiku i drogës, SPAK kërkon ekstradimin e dy ish-truprojave të ministrit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Guardia di Finanza.

Dy ish-shoqëruesit e Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë arrestuar në Gjermani dhe në Francë, ndërsa SPAK kërkon ekstradimin e tyre për hetimin e mëtejshëm të akuzave të trafikut të drogës.

Foto ilustruese nga Guardia di Finanza.

Autoritetet e drejtësisë gjermane dhe franceze kanë ekzekutuar urdhërin ndërkombëtar të arrestit për dy ish-oficerët e policisë, Paul alias Agustin Deda dhe Hekuran Marku, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Deda dhe Marku kanë qenë pjestarë të grupit të shoqërimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në kohën kur akuzohen se kanë kryer veprën penale.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha BIRN të mërkurën se kanë marrë konfirmim për ndalimin e Hekuran Markut në Gjermani dhe të Agustin Dedës në Francë.

“Jemi në pritje për të dy, pasi kemi përcjellë dokumentacionin, të gjitha aktet që duhen,” tha Kraja.

Pritet që dy ish-oficerët e policisë të ekstradohen dhe të gjykohen në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar së bashku me dhjetëra persona të tjerë, mes tyre edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota; shefi i sektorit të trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ilirjan Balla, si dhe ish-oficeri i policisë Festim Lelaj.

Dy ish-truprojat e Tahirit, Marku dhe Deda i kundështojnë akuzat, sipas një komunikimi që BIRN pati me avokatin e tyre, Tonin Prendi.

“E vërteta është se persona të ndryshëm kanë abuzuar me emrat e tyre, duke lënë të kuptohej se pas tyre qëndronin Hekurani dhe Agustini, edhe pse këta të fundit nuk kishin asnjë dijeni për kryerjen e ndonjë aktiviteti kriminal,” tha avokati Prendi.

Prendi shtoi se nga bisedat me klientët e tij kishte mësuar se dy ish-truprojat e Tahirit kishin njohje me personat që kishin përdorur emrat e tyre si pasojë e fushatës elektorale të zhvilluar asokohe në zonën e Kombinatit.

Rezultatet e një hetimi disa vjeçar të zhvilluar nga autoritetet shqiptare me ato italiane të koduar si operacioni “Shpirti”, u njoftuan gjatë një konference për shtyp të zhvillur nga SPAK dhe Antimafia italiane më 4 korrik.

SPAK njoftoi atëherë se mes të akuzuarve ishin edhe dy oficerët e policisë që bënin pjesë në grupin e shoqërimit të ish-Ministrit të Brendshëm, që në atë kohë ishte Saimir Tahiri, edhe pse ky i fundit nuk u përmend me emër.  Tahiri u gjykua për trafik ndërkombëtar droge por u gjet i pafajshëm në shkallë të parë për këtë vepër penale dhe u dënua për “shpërdorim detyre”. Çështja e tij është në proces rigjykimi. Tahiri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

Operacioni lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë.

Gjatë konferencës për shtyp prokurorët thanë se katër grupet kriminale të goditura merreshin jo vetëm me trafik marijuane, por edhe me trafik heroine e kokaine.

Operacioni shumëvjeçar ka identifikuar shumë episode të trafikut të drogës, si dhe janë kryer sekuestrime preventive të katër kompanive dhe 11 pronave të paluajtshme në Vlorë, Kavajë e Tiranë, mes tyre restorante, hotele dhe troje ndërtimi.

Dosja hetimore e grupit të përbashkët Italian dhe shqiptar zbulon se si dy skafistë nga zona e Kavajës rrëfyen të gjithë aventurat e tyre dhe morën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi u dënuan me 20 vjet burg.

*Ky shkrim u amendua për të reflektuar përgjigjen e avokatit të të pandehurve Hekuran Marku dhe Agustin Deda, e cila mbërriti përmes aplikacionit Whatsapp pasi një version i parë i shkrimit  ishte botuar.

Etiketa: Agustin DedaantimafiaArben KrajaBIRNBurgDosjaDrogeGjermaniGjykatëGrupet kriminaleGuardia di FinanzaHekuran MarkuheroineHotelekokainekonferencekonfirmimMaksim SotaoperacioniParaprokurorProkuroriPunëSaimir TahiriShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareSPAKTrafiktrafikuVlorë
Tjetri
Policia e Durrësit arrestoi një person për zjarr vënie të qëllimshme

Policia e Durrësit arrestoi një person për zjarr vënie të qëllimshme

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.