AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Refugjatët e shpëtuar nga talebanët përpiqen të kuptojnë Shqipërinë

Geri EmiringaGeri Emiri
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët e parë afganë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Foto: LSA

Pas situatës kaotike në Kabul dhe një udhëtimi të lodhshëm drejt Shqipërisë, refugjatët e strehuar në një resort turistik në Durrës interesohen për fenë dhe sistemin politik të vendit të panjohur që i mikpriti, ndërsa shqetësohen për të  afërmit që lanë pas.

Refugjatët afganë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Foto: LSA

Në oborrin me pisha të resortit turistik, njëri nga refugjatët afganë pyeti me kërshëri pasditen e së premtes nëse në Shqipëri ka shumë myslimanë.

Pas kaosit të përjetuar në aeroportin e Kabulit dhe një udhëtimi të gjatë, burri në mesomoshë është i interesuar të dijë mbi njerëzit, fenë dhe sistemin politik të një vendi të panjohur për të, ku do të qëndrojë, nuk dihet se kohë, si refugjat.

Grupi i parë prej 121 qytetarësh afganë mbërritën në orët e para të së premtes në aeroportin e Rinasit dhe u strehuan më pas në një resort në zonën e Malit të Robit dhe një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se dy avionë të tjerë me qytetarë afganë pritej të mbërrinin në Tiranë në orët e mesnatës.

Mëngjesin e së premtes, të dyja godinat akomoduese u blinduan nga forca të policisë shtetërore dhe private, të cilët penguan aksesin dhe kontaktet e gazetarëve me qytetarët e sapoardhur nga Afganistani.

Ndonëse në njërin prej hoteleve hynin dhe dilnin lirisht turistë, stafet ishin porositur që t’i mbanin larg gazetarët për të ‘mos i shqetësuar mysafirët’.

Situata ndryshoi në orët e pasdites, pasi eskorta e kryeministrit Edi Rama hyri dhe doli nga resorti, ndërsa një video e publikuar më pas në Facebook e tregon atë ndërsa takon refugjatët dhe u shpërndan lodra fëmijëve, imazhet e së cilëve u shfaqën të plota në video.

Me largimin e Ramës u larguan edhe punonjësit e Gardës dhe ata të Policisë së Shtetit.

Refugjatët afganë me të cilët BIRN bisedoi në oborrin e resortit pasditen e së premtes thanë se ishin përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa njëri tha se kishte punuar më parë për qeverinë e Afganistanit. Ata refuzuan të intervistohen apo të identifikohen, me frikën se një pjesë e familjeve të tyre gjenden ende në Kabul, ndërsa disa thanë se presin që familjarët t’u bashkohen në ditët në vijim.

Njëri prej tyre e përshkroi nisjen nga Kabuli si kaotike, ndërsa udhëtimin për në Shqipëri si shumë të gjatë.

“Për të hyrë aty [në aeroport] ka disa porta, por në të gjitha ishte kaos,” tha ai.

Kontigjenti i parë i qytetarëve afganë që mbërriti në Shqipëri, u nis nga Kabuli të enjten, ndërsa dy shpërthime të njëpasnjëshme në ambientet e jashtme të aeroportit shkaktuan vdekjen e të paktën 60 personave.

Eskorta e kryeministrit Edi Rama duke hyrë në resortin në Malin e Robit për të takuar qytetarët nga Afganistani. Foto: Geri Emiri.

Situata në Afganistan u përmbys me shpejtësi pas largimit të trupave ushtarake të Shteteve të Bashkuara, ndërsa talebanët arritën të merrnin pa shumë mund kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht.

Për refugjatët afganë të strehuar në Shqipëri, ardhja e talebanëve i preu në mes përpjekjet e tyre për ndërtimin e një shteti demokratik në Afganistan.

Babai i një vajze të vogël i tha BIRN se ata nuk pajtohen me kushtet e talebanëve, që i quajti “ekstremistë islamikë”.

“Po në Shqipëri a ka ekstremistë islamikë?” pyet ai, pa pasur kohë të marrë përgjigje.

Njëra prej mjekeve të vendosura në resort i kërkon që të shkojë të bëjë tamponin e COVID-19 dhe burri vihet në kërkim të pjesës tjetër të familjes.

Bashkëkombas të tjerë të tij janë gjithashtu të interesuar për Shqipërinë, për sistemin politik dhe për nivelin ekonomik të qytetarëve të këtushëm.

Eksperienca e tyre me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias reflektohet sapo të pyesin nëse në Shqipëri funksionon e drejta e informimit dhe sa zbatohet, duke sqaruar në Afganistan ekziston vetëm në letër, por nuk gjen aspak zbatim.

Shqipëria po përgatitet të presë rreth 4 mijë qytetarë afganë, sipas një interviste të kryeministrit Edi Rama për CNN, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri deri në transferimin e tyre final drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të enjten, qeveria shqiptare miratoi një vendim që u jep refugjatëve mbrojtje të përkohshme 1-vjeçare.

Qeveria shqiptare ka sqaruar se qytetarët afganë që do të mbërrijnë në vazhdim do të sistemohen përkohësisht në Qytetin Studenti, deri në lirimin e strukturave të tjera hoteliere.

Forcat e sigurisë në hyrje të resortit ku strehohen shtetasit afganë. Foto: Geri Emiri.
Etiketa: AeroportafganAfganistanAfganistaniBIRNCNNCOVIDCOVID-19DurrësE drejta e informimitEdi RamaFacebookFinalgazetarGeri EmiriKryeministri Edi RamambrojtjeOlta XhaçkapaktParaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRefugjatet afganeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikëstalebanturistVendimvideo
Tjetri
Sulmohet me eksploziv makina e kreut të Sindikatës, Elton Debreshi

Policia arreston vëllain e Elton Debreshit si të dyshuar për vendosjen e eksplozivit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.