AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pas zjarrit në spital, kërkohet dorëheqja e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe. Foto: Facebook/Venko Filipce.

Thirrjet për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, pas zjarrit të së mërkurës në spitalin modular të Tetovës, janë shtuar, por ministri thotë se do të presë rezultatet e hetimit para se të vendosë nëse do të japë dorëheqjen.

Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe. Foto: Facebook/Venko Filipce.

Partitë opozitare, kritikët qeverisë dhe disa mjekë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, lidhur me zjarrin që i mori jetën 14 personave në spitalin modular të Tetovës në fillim të kësaj jave.

Filipçe të enjten premtoi një hetim të pavarur për zjarrin, por tha se do të mendonte për dorëheqjen e mundshme vetëm pasi të merren rezultatet e hetimit.

“Filipçe nuk ka përgjigje për asnjë nga pyetjet për të cilat interesohet publiku, por është i sigurt për një gjë – se ai nuk do të japë dorëheqjen”, tha zëdhënësi i partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE, Dimce Arsovski.

Duke akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, por edhe të gjithë qeverinë e udhëhequr nga Social Demokratët për paaftësi, ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij.

“Hetimi i paanshëm dhe objektiv për shkaqet e zjarrit, për fat të keq, është i pamundur pa dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe Venko Filipçes, të cilët të dy mund të ndikojnë në hetimin”, tha Arsovski të enjten pas daljes publike të Filipçes.

Të enjten, Filipçe u tha gazetarëve se do të merrte parasysh dorëheqjen vetëm pasi të përfundojë hetimi.

“Nuk po i largohem përgjegjësisë, por… do të pres që të përfundojë hetimi. Duke pasur parasysh se nevojitet menaxhimi i disa prej pacientëve, të përfundojë kryerja e autopsive dhe kështu me radhë, pas përfundimit të hetimit, unë do të marr një vendim nëse do të jap apo jo dorëheqjen time”, tha Filipçe.

Ministri garantoi se hetimi do të ishte objektiv – qeveria tashmë ka pranuar një ofertë ndihme nga aleatët e NATO-s në hetimin e shkaqeve të zjarrit, të cilët do të dërgojnë ekspertë për të ndihmuar hetuesit vendas.

Spitali modular në qytetin perëndimor të Tetovës shpërtheu në flakë të mërkurën në mbrëmje dhe flakët i morën jetën 14 pacientëve. 12 pacientë të tjerë u evakuuan në kohë dhe jeta e tyre tani është jashtë rrezikut.

“Nëse do të ishim një vend normal… Filipçe do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë, pa pritur ‘rezultatet’ e hetimit. Për më tepër, qeveria duhet ta kishte shkarkuar atë!!!” tha Solza Grceva, një ish-deputete e Partisë Social Demokrate në pushtet, tani një kritike e ashpër e qeverisë.

Ajo shtoi se menaxherët dhe pronarët e firmës që ndërtoi spitalin modular, si dhe ata në Ministrinë e Shëndetësisë që i dhanë dritë jeshile punimeve të tyre, duhet të ishin ndaluar.

Disa mjekë, gjithashtu kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë.

“Është një përgjegjësi morale jo vetëm për ministrin konkret, por që kushdo në këtë situatë të japë dorëheqjen. Dhe para kësaj, ministri duhet të kishte shkarkuar të gjithë ata që ishin përgjegjës për menaxhimin e spitalit të Tetovës”, tha një mjek.

Megjithatë, humbja e një figure popullore si Filipçe tani, përpara zgjedhjeve lokale të caktuara të mbahen në tetor, do të ishte një goditje për Social Demokratët në pushtet. Neurokirurgu Filipce u bë ministër shëndetësie në vitin 2017. Daljet e shpeshta publike gjatë pandemisë së COVID-19 kanë bërë që ai të ekspozohet shumë dhe sondazhet sugjerojnë se ai është një nga figurat më të njohura brenda Social Demokratëve.

Pasi fitoi një reputacion për daljet e tij të qeta gjatë krizës shëndetësore, dhe pasi luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e partisë së tij për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura në verën e vitit 2020, në maj të këtij viti ai u ngrit në detyrë dhe u bë një nga katër nënkryetarët e Social Demokratëve.

Etiketa: COVIDCOVID-19demokratedeputetedoreheqjeFacebookgazetarHetimLokaleMaqedoniMjekNATOParaQeveriaSHsocial demokrateSpitalTetoveVendimVenko FilipceVMRO DPMNEZgjedhjetZjarrZoran Zaev
Tjetri
Berisha premton hakmarrje ndërsa gjen mbështetje të paktë mes demokratëve

Berisha premton hakmarrje ndërsa gjen mbështetje të paktë mes demokratëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.