AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pesimizmi për të ardhmen zbraz Dibrën prej banorëve

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Dibra është një prej qarqeve me rënien më të madhe të popullsisë në vend për shkak të emigrimit që vjen si pasojë e mungesës së vendeve të punës, infrastrukturës së dobët dhe investimeve.  

Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Dibra humbi një deputet, për shkak të rënies së popullsisë. Por nuk është pesha politike e zvogluar që i shqetëson banorët e zonës dhe intelektualë të saj, por mungesa e perspektivës për të rinjtë.

Lagje të tëra në fshatra të Dibrës janë zbrazur. Shtëpitë e lëna bosh janë rrënuar e rrugët janë mbuluar nga ferrat.  Për shkak të numrit të vogël të fëmijëve dhjetra shkolla janë mbyllur ose janë në prag të mbylljes.

“Ndër shkaqet kryesore është humbja e besimit në zhvillimin e politikave mbështetëse rurale dhe urbane,” thotë Bajram Krrashi, ish-kryetar i bashkisë së Dibrës.

“Me humb pasurinë humbet diçka, me humb besimin, humbet gjithçka,” shtoi ai duke perifrazuar Gëten.

Avokati Xhemal Gazidede ankohet se rajonit, pavarësisht se i janë shfrytëzuar pasuritë natyrore, nuk është bërë asgjë që do ta ndihmonte.

“Me gjithë resurset natyrore, si pasuritë minerare nëntokësore, nuk është paraparë asnjë strategji për zhvillimin e saj ekonomiko-social,” ankohet ai.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Dibra është qarku i dytë me rënien më të lartë të popullsisë në vend në 5 vitet e fundit.

Dibra rezulton të ketë humbur 11.9 për qind të popullsisë që kishte në vitin 2016, gati 10 herë më shumë se trendi kombëtar.  Sipas të njëjtave të dhëna Shqipëria humbi rreth 1.5 për qind të popullsisë së saj gjatë të njejtës periudhë.

Rënia e popullsisë i faturohet kryesisht emigracionit, por po ashtu vendi ka më pak lindje gjë që ka çuar në zona rurale të plakura të cilat zbrazen vazhdimisht.

Danjel Bica, kryetar i shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisor” , një grup të rinjsh që përpiqen të ndërgjegjësojnë banorët mbi mjedisin, thotë se shumica e atyre që kalojnë moshën 20-vjeç largohen për shkak të keqqeverisjes.

Ai thotë se në tre dekada qeverisja nuk ka arritur të përmirësojë infrastrukturën apo të krijojë mundësi të reja pune për të rinjtë. Sipas tij vetëm pak ia dalin të fillojnë punë që kryesisht ofrohen nga shteti e për të cilat duhet të kesh lidhje politike.

“E vetmja mundësi punësimi, ka mbetur shteti, ku punësohen persona me bindje partiake, por që janë të pamjaftueshme si vende pune, për të mbajtur të rinjtë në vend”, thotë ai.

Ish-kryebashkiaku Krrashi i shton kësaj liste mungesash edhe atë të infrastrukturës arsimore e shëndetësore.

“Dibranët janë shumë të lidhur me vendbanimin e tyre, por përballja me këto kushte, duke  shtuar mungesën e punësimit, pamundësinë e tregtimit të  prodhimeve bujqësore e blegtorale ua shton varfërinë dhe rrugëzgjidhja shihet me largimet për banim në qendrat më të zhvilluara si Tirana, Durrësi, apo zona të tjera, shto edhe emigracionin”, thotë Krrashi.

Avokati Gazidede ndërkohë beson se shpopullimi do të rritet me fillimin e planeve për të vënë në jetë hidrocentralin e Skavicës, i cili pritet të përmbysë një pjesë të luginës. Projekti që ka ngjallur debate kundërshtohet nga banorët vendas, por qeveritë njëra pas tjetrës e kanë parë atë si një investim fitimprurës që mundëson edhe maksimalizimin e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit.

Në korrik të këtij viti qeveria shqiptare njoftoi lidhjen e një kontrate mes Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare me kompaninë amerikane Bechtel për punimet e këtij HEC-i.

Kamber Farruku, publicist dhe gazetar nga Dibra, beson se ikja ka të bëjë edhe me ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe heqja dorë nga të rinjtë prej bujqësisë dhe blegtorisë tradicionale.

“Nuk ka tufa të mëdha të imtash, nuk ka ferma lopësh e viçash,” tha Farruku. “Edhe zona tradicionale si Kalaja e Dodës me delen rudë, nuk kanë tufa të mëdha bagëtish,” shtoi ai.

Farruku thotë se të rinjtë refuzojnë të kryejnë punët që prindërit e tyre kanë bërë edhe pse përfitimet ekonomike nuk janë të vogla. Ai thotë se ka takuar barinjë që e kanë ndërtuar jetën mbi këtë punë, por që shohin se fëmijët e tyre nuk i ndjekin.

“Të rinjtë nuk shkojnë me bagëti,” tha Farruku. “E quajnë zanatin e bariut, gati si një ofendim, një punë për njerëz të rëndomtë, që nuk marrin vesh nga bota”, shtoi ai.

Farruku mendon se infrastruktura dhe shpesh izolimi në disa zona ndikon në jetën e banorëve, por sipas tij përgjegjësia kryesore është te mungesa e durimit dhe e pasionit të të rinjve për të bërë punë të vështira.

Turizimi shihet gjithashtu si një prej mundësive të arta të zonës, por Farruku ankohet se përpjekjet në këtë fushë janë sporadike dhe shpesh krijojnë probleme me mjedisin.

“Edhe aty kur dikush shkon pranë një gurre e një pylli, ndërton kasolle dhe ndot vendin,” tha ai.  “Më mirë të mos kishte shkuar fare,” shtoi Farruku.

Nafie Jella, e cila drejton Forumin e Pavarur të Gruas në Bulqizë, beson më së shumti se rajoni po jeton nën potencialin që ka.

“Rajoni i Dibrës ka mbetur ndër më të varfërit edhe pse resurset për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nuk i mungojnë,” tha ajo, ndërsa shtoi se edhe mungesa e barazisë gjinore ndikon në largimet dhe rënien e vazhdueshme të numrit të popullsisë.

Ndërkohë, Prof. Asoc. Dr. Gafurr Muka, i cili jeton në Tiranë ku edhe jep mësim në universitet, beson se ka një sërë masash që mund ta ndalonin eksodin e dibranëve, por ai i vendos përgjegjësitë në duar të qeverisë.

Muka thotë se infrastruktura mbetet thelbësore, por po ashtu këmbëngul se qeveria duhet të mbështesë të larguarit që kanë ndërmend të investojnë në vendlindje.

“Ka plot raste që të larguarit duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, por klima për eficencën e këtyre investimeve është e papërshtatshme,” tha Muka.

“Edhe një dështim i vetëm në këto sipërmarrje sjell hezitimin e shumë të tjerëve për t’u kthyer,” shtoi ai.

Muka po ashtu këmbëngul në një reformim të infrastrukturës së arsimit në zonë. Mungesa e nxënësve ka sjellë braktisje të disa shkollave dhe numri në të tjerat është i vogël duke bërë që mësimi mos të zhvillohet normalisht.

Ai mendon se duhen krijuar shkolla me konvikte edhe në arsimin 9-vjeçar, që të sigurohet numri i nxënësve dhe pajimet e duhura mësimore dhe të punësohen mësues cilësorë.

“Kjo është vendimtare si në frenimin e shpopullimit, sidomos të familjeve të reja, ashtu edhe në rritjen e kthimeve të atyre që duan të ringrenë ekzistencën e tyre në vendlindje,” përfundoi Muka.

Etiketa: BajramBanorëBechtelBulqizëDanjel BicadebatedeputetDibragazetarGazidedeHECinfrastrukturaINSTATKalaja e DodësKESHkryetarPunëPunësimiQeveriaQeveria shqiptarerajoniReformimSHshkollashqipShqipëriashqiptareSkavicësTiranauniversitetZgjedhjet
Tjetri
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Gjykata e Fierit lë në burg Elton Metën i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten 23 vjeç

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.