AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Basha akuzon qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e pandemisë

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe mbështetje të paktë ekonomike për qytetarët, ndërsa ministrja e Shëndetësisë i quajti akuzat e opozitës si ‘retorikë politike me vdekjen’.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës në Kuvend të enjten. Foto: LSA

Kuvendi miratoi të enjten aktin normativ për zgjatjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Pfizer Export B.V. për prodhimin e një sasie të re vaksinash anti-COVID për Shqipërinë.  Amendimi i kontratës bazë me kompaninë “Pfizer”, sipas ministrisë së Shëndetësisë siguron më shumë se 500 mijë vaksina në vlerën 6 milionë USD.

Akti Normativ u miratua me 126 vota pro dhe asnjë kundër, por seanca plenare u shoqërua me debate politike për menaxhimin e pandemisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qeveria ka dështuar.

“Qytetarët tashmë e dinë që kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, që kanë gënjyer për tenderat abuzivë në kohë pandemie, të mveshura me sekretin shtetëror, por, mbi të gjitha, që kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura,” tha Basha duke iu referuar socialistëve në pushtet.

Ai theksoi se numrin e lartë të vdekjeve të padeklaruara e “konfirmomon edhe raporti i Komisionit Europian, në të cilin njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020.”

Kryetari i opozitës shtoi se dështoi skema e rimbursimit të mjekimit, ndërsa shqiptarët harxhuan mesatarisht 1.000 dollarë për t’u kuruar nga COVID-19. Sipas tij, edhe për skemën e ndihmës ekonomike për qytetarët e bizneset që u prekën nga pandemia, Shqipëria mban vendin e fundit në Ballkan.

Me Bashën replikoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, që i cilësoi akuzat e opozitës si “retorikë politike me vdekjen”.

“Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes,” i tha ajo Bashës, duke shtuar se Shqipëria e ka menaxhuar me sukses pandeminë.

“Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë siç është pandemia e Covid-19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë,” tha Manastirliu.

Ajo bëri thirrje që opozita të nxisë qytetarët që të vaksinohen.

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kundërshtoi akuzat e Bashës për ndihmën ekonomike për pandeminë. Sipas saj, falë paketave mbështetëse Shqipëria shënoi rritjen ekonomike më të lartë në rajon përgjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti.

Me marrjen e 500 mijë dozave Pfizer brenda këtij viti pritet që numri i vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri të arrijë mbi 3 milion doza.

 

Etiketa: Akti normativBallkanBashaCOVIDCOVID-19debateDelina IbrahimajdozaKuvendiLulzim BashaOgerta ManastirliuOpozitapandemiaPandemia e COVID-19Partia DemokratikePartisë DemokratikePDPfizerPfizer Export B.V.QeveriarajonRaportiSeancaSeanca plenareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarevaksinaVota
Tjetri
KPA hap dhe mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Genti Shala

Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimi për gjyqtarin Genti Shala

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.